Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Për dekada të tëra Konferenca e Sigurisë e Mynihut ka shërbyer si një takim vjetor i aleancës transatlantike. Një vend ku udhëheqësit, diplomatët, profesionistët e gjeopolitikës amerikane dhe europiane mblidhen së bashku për të shkëmbyer mendime rreth sigurisë ndërkombëtare. Pikënisja e saj, që prej vitit 1963, mbështetej mbi supozimin thelbësor se marrëdhëniet midis SHBA-së dhe Europës janë të qëndrueshme me një ndarje të qartë detyrash, nën udhëheqjen e SHBA-së si garantuese e sigurisë.
Pas rënies së Murit të Berlinit, Konferenca e Sigurisë e Mynihut u transformua edhe si një vend dialogu për politikëbërësit dhe opinionbërësit transatlantikë me ato të fuqive dhe kontinenteve të tjera. Për shembull, fjalimi i presidentit rus Vladimir Putin në vitin 2007 në Mynih, shënoi një pikë kthese të politikës dhe pozicionimit të Rusisë, në periudhën që pasoi rënien e Murit të Berlinit, nga një partnere në një sfiduese të rregullave dhe vlerave të rendit botëror dhe Perëndimit.
Sa herë kam marrë pjesë në këtë konferencë, kam vënë re se temat kryesore të diskutimit lidheshin me raportet midis Perëndimit dhe Rusisë, Kinës, fuqive të mesme apo Jugut Global. Mirëpo vjet atmosfera ndryshoi. Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance në fjalimin e tij nuk ngurroi të identifikonte partnerët europianë si “problemin kryesor” të dobësisë së Perëndimit. Raporti i konferencës i këtij viti, i titulluar “Nën Shkatërrim”, ku SHBA-ja përshkruhej si prishëse e rendit botëror të ndërtuar në breza, dhe pa ide të qarta për rendin zëvendësues, nuk reflektonte një partneritet transatlantik, por një mosbesim në rritje.
Për shkak të klimës së tensionuar brenda aleancës transatlantike, këtë vit vëmendja u përqendrua te raportet brenda vetë Perëndimit, duke eklipsuar raportet e këtij të fundit me fuqitë e tjera. Krahasuar me fjalimin e vjetshëm të zëvendëspresidentit JD Vance, fjalimi i sekretarit të shtetit, Marco Rubio, ishte më i ngrohtë, duke synuar të qetësonte aleatët europianë. Edhe pse Rubio argumentoi se fati i SHBA-së do të jetë gjithmonë i ndërlidhur me atë të Europës, ai e bëri të qartë se bashkëpunimi do të varej nga shtrëngimi i kufijve, lufta kundër emigracionit dhe rritja e shpenzimeve të mbrojtjes.
Në fjalim ra në sy mospërmendja e agresionit rus në Ukrainë dhe mungesa e referencave te vlerat demokratike dhe besimi i përbashkët në liri që dikur motivonin aleancën e NATO-s. Në vend të kësaj, Rubio paraqiti një vizion të bazuar në "qytetërimin perëndimor", i cili do të luftonte kundër armiqve të vërtetë: emigracionit, kultit të klimës, dhe formave të tjera të degjenerimit modern.
Thelbi i mesazhit të sekretarit të shtetit ishte i qartë: SHBA-ja do të vazhdojë partneritetin me Europën, jo domosdoshmërisht bazuar mbi vlerat e përbashkëta, por sipas interesave të Uashingtonit. Ky është vizioni në të cilin SHBA-ja synon të zëvendësojë Perëndimin e Luftës së Ftohtë, i cili është përshkruar si “bota e lirë”, me Perëndimin kulturor me rrënjë në krishtërim.
Gjatë dy dekadave të fundit, mënyra se si SHBA-ja e ka përcaktuar interesin e tyre kombëtar në kontekstin e rendit gjeopolitik ka ndryshuar gradualisht. Presidenti Trump është një përshpejtues i këtij procesi, por jo shkaku. Dhe ky proces do të vazhdojë edhe kur ai të mos jetë më në Shtëpinë e Bardhë.
Kjo përfshin një numër fushash politike që kanë qenë thelbësore për orientimin e politikës së jashtme amerikane pas Luftës së Ftohtë: një zhvendosje nga tregtia e lirë drejt politikës industriale, subvencioneve dhe tarifave më të larta; një angazhim i reduktuar ndaj sigurisë kolektive në mungesë të një ndarjeje dukshëm më të madhe të barrës nga aleatët europianë në NATO mbi kostot e mbrojtjes; kundërshtim ndaj politikës së dobët të sigurisë kufitare dhe emigracionit; dhe skepticizëm ndaj promovimit të demokracisë, ndihmës së huaj dhe arkitekturës ndërkombëtare të organizatave shumëpalëshe.
Secili prej këtyre ndryshimeve pasqyron ankesa të hershme nga ana e qytetarëve amerikanë në të gjithë spektrin politik dhe ka rezultuar në një ndryshim gradual, por tani strukturor në politikën e jashtme të SHBA-së në nivel botëror.
Nëse do ta krahasoja rendin botëror dhe frymën që karakterizon marrëdhëniet transatlantike me një kompjuter, do të thosha se tani jemi në fazën e rindezjes së tij, por në ekran nuk janë shfaqur ende programet me të cilat mund të punojmë. Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dy elementë kryesorë kanë orientuar marrëdhëniet ndërkombëtare. Njëri është sistemi ndërkombëtar, apo siç njihet ndryshe grupi i organizatave shumëpalëshe të përqendruara rreth OKB-së. Tjetri është fuqia e SHBA-së. Deri në rënien e Murit të Berlinit dhe shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik bota ishte bipolare. Më pas, SHBA-ja ishte superfuqia e vetme në botë. Ndonëse OKB-ja ishte ende e rëndësishme, fuqia amerikane peshonte po aq rëndë në ngjarjet botërore.
Dështimin e rendit të vjetër në shumë aspekte nuk e mohojnë dot as mbështetësit më të zjarrtë të OKB-së. Çështje të rëndësishme si lufta dhe ndryshimet klimatike ngecin në diskutime, rezoluta dhe votime, pa u adresuar kurrë. Mospërfaqësimi i balancuar i të gjitha kontinenteve dhe vetoja që gëzojnë pesë shtete në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, i bën vendimet e pamundura.
Vështruar në këtë kontekst, SHBA-ja po shtyn përpara një ide ndryshe, duke i dhënë përparësi një rendi tjetër që vendos theksin tek aleancat ndërshtetërore dhe shtetet si aktorë kryesorë dhe jo tek organizatat shumëpalëshe. Sipas këtij vizioni, bashkëpunimi efektiv ndiqet më së miri përmes koalicioneve të vullnetit, jo përmes kornizave që shpërndajnë autoritetin nëpër organizata shumëpalëshe me interesa të ndryshme. Veprimi kolektiv funksionon kur shtetet pjesëmarrëse bien dakord për mjetet dhe qëllimet.
Nga ana tjetër, europianët po vetëdijësohen me këtë realitet të ri brenda aleancës transatlantike, ku kemi një zhvendosje nga vlerat tek interesat e përbashkëta. Uniteti europian përkundër qëndrimit të administratës Trump në rastin e Groenlandës, qoftë në planin e sigurisë apo në planin ekonomik, duke njoftuar tarifa të ndërsjella me ato të njoftuara nga amerikanët, është shembulli më i qartë i kësaj vetëdije.
Në këto kushte pyetja që lind natyrshëm është nëse mund të rivendoset besimi i thyer në marrëdhënien transatlantike. Kjo është ende e mundshme duke u nisur nga një pikënisje e re, që përqendrohet kryesisht tek interesat e përbashkëta të aleatëve nga të dyja anët e oqeanit. Është fakt i pamohueshëm se Strategjia e Sigurisë Kombëtare e SHBA-së që u botua nëntorin e kaluar e vendos të tretën si prioritet raportin me Europën, pas Hemisferës Perëndimore dhe Indo-Paqësorit. Një zhvendosje, e cila ka nisur gjatë administratës së parë të Presidentit Obama.
Është fakt i pakundërshtueshëm se për shkak të presionit të ushtruar me këmbëngulje nga administrata e Presidentit Trump, europianët tashmë po kontribuojnë shumë më tepër ushtarakisht brenda aleancës. Dhe për më tepër, po mbajnë barrën kryesore të luftës në Ukrainë.
Rëndësia e Europës në botë do të varet nga gatishmëria e saj për të jetuar në këtë realitet të ri transatlantik. Ndërsa vendosmëria dhe veprimi i përbashkët europian ka të ngjarë të vazhdojnë, pjesa më e madhe e energjisë do t'i kushtohet punës brenda kornizave ekzistuese transatlantike, veçanërisht NATO-s. Fakti që Mbretëria e Bashkuar dhe Italia po marrin komandat e NATO-s nga SHBA-ja sinjalizon një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një "shtylle" europiane brenda aleancës.
Ndoshta në fund të këtij procesi, NATO-ja do të duket ndryshe, përfshirë edhe raportet e forcave dhe kontributeve mes aleatëve, ku roli i SHBA-së do të jetë i pazëvendësueshëm, sidomos në lidhje me mbrojtjen bërthamore, shërbimet inteligjente dhe inteligjencën artificiale.
Një shtyllë europiane brenda NATO-s është rruga më efektive drejt një Europe të sigurt, ndërsa SHBA-ja po zvogëlojë përgjegjësinë për mbrojtjen e kontinentit. Sigurisht që kjo është më e arritshme sesa shndërrimi i BE-së në një aleancë ushtarake apo edhe mbrojtja e Europës përmes koalicioneve të formalizuara të atyre që janë të gatshëm dhe të aftë.
Por perspektiva më afatgjata mund të jetë vetëm ajo ku vendet europiane janë të destinuara të afrohen më shumë në fushat që kanë të bëjnë me pozicionin e tyre gjeopolitik, që lidhen me sigurinë gjeografike dhe aftësinë e tyre për të pasur mbrojtjen, sigurinë dhe qëndrueshmërinë. Rruga për të arritur në këtë pikë do të jetë e rrëmujshme. Mirëpo, ky realitet i ri transatlantik mund të shërbejë edhe si nxitje drejt një Europe të re.
Analiza është botim i Fondacionit Friedrich-Ebert-Stiftung Tirana. /CNA
Pyetja është: si mundet një njeri me shkollë, i lexuar, nj...
Krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë sot në burgim...
Kësaj pyetjeje mund t’i përgjigjet shumëkush menjëherë, ta...
Jo vetëm që është plotësisht e pavërtetë, tejet absurde, p...
Kur dëgjova para disa ditësh se për hartimin e ndërhyrjes ...
18 vjet më parë, data e sotme iu shtua kalendarit tonë kom...
Kur një trup është i shëndetshëm, sistemi imunitar është m...
Sot Kosova, shteti më i ri në kontinent ka ditëlindjen, dh...
Kur një trup është i shëndetshëm, sistemi imunitar është m...
Mbase është i burgosuri i vetëm në botë që u dënua 25 ...
Historia ka një ligj të pashkruar, por të vërtetuar në she...
Nga Luan Rama Një shpjegim miqësor për një përgjigje të p...
Kisha e parë dedikuar Urtësisë së Perëndisë (Shën Sofia) u...
Thelbi moral dhe historik i luftës sonë çlirimtare konsist...
Teksa dëgjoj kryeministrin që kritikon drejtësinë për nive...
Diella është e shqetësuar. Jo për tenderët, jo për SPAK-un...
Kur i hap rrugë budallait, nuk i bën nder një individi. I ...
Sot është publikuar Eurobarometri Vjeshtë 2025. Shumëkush...
Përvoja prej disa vitesh punë në televizion që vjen si një...
Kur shikon edhe dëgjon mijëra fakte të publikuara për rrëm...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...