Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Doktor Berisha, zgjedhjet u vodhën, u shqyen, u shkërdhyen etj. Edi Rama i ka të gjitha të këqijat dhe ty të rrofshin faktet. Se sado fakte e video të kesh, asnjë gjykatë nuk ka për të të dhënë të drejtë. Drama më e madhe e shqiptarëve fillon te shifra 38% e pjesëmarrjes. Vlora 24%.
Shkodra ra, Tirana thelloi më tutje rezultatin. Tani nëse humbjen do na e kthesh në fitore, duhet të themi, se na nxore mallin e Lul Bashës.
Nisur nga gjithë eksperienca e këtyre 3 viteve, ku i re cep më cep Shqipërisë, bëre një guide politike për t'u pasur zili në rrafshin personal politik, por edhe për sedrën e demokratëve, në fund të fundit ishit historia e tyre. Unë e shoh krizën e madhe te rënia në pikiatë e numrit të votuesve. Mungojnë tmerrësisht të rinjtë.
Askush tjetër veç Edi Ramës nuk e dëshironte pjesëmarrjen e ulët, shumë e thjeshtë, donte vetëm votën e minorancës shqiptare, atyre që janë të angazhuar. Kjo është arsyeja që sot Edi Rama ka fituar thellë, por me të njëjtën numër votash si në vitin 2019.
Kjo mungesë e madhe fillon nga mosbesimi. Nuk mund të konsiderosh më opozitë një grup rithemelimi dhe një grup vule. Madje ky grupimi i fundit u ka bërë po të njëjtin dëm elektoral shqiptarëve aq sa qeveria. Por dëmin më të madh historik, ua kanë berë demokratëve. Mund të kishin ofruar komisionerët, por nuk e bënë. Madje me kalimin e ditëve dhe vetë demokratët do habiten me dëmin elektoral që u shkaktoi grupi vula.
Nëse do kishte vullnet, sot opozita do kishte edhe Kuçovën, Mallakastrën, Këlcyrën, Finiqin. Kësisoj si bordi drejtues i grupit të rithemelimit si bordi i vulës duhet të tërhiqen deri në rangun e anëtarit të thjeshtë. Në këto momente fuqinë e ka statuti.
Kurrë mos u trembni nga qarkullimi, rrotacioni, diku atyre radhëve mund të jetë një lider më i fortë se ju, i cili do dijë se si të bashkojë demokratët, se si të përballet me makinerinë e pushtetit më antidemokratik në Europë. Se sot siç e thonë shumë demokratë, askush nuk po e kupton dot se ku ndodhet Shqipëria.
Çfarë kursi politik ka? Kujt i afrohet? Bllokut europian apo atij të lindjes së mesme dhe të largët. Pa diskutim që grupimi i rithemelimit konkurroi në 61 bashki, biles gati me të pamundurën, pasi në Shqipëri nuk kryhen zgjedhje, por votime. I ka të gjitha qeveria vërtetë, por këto i dinim, i pranuam me bindjen se do fitonim mbi të keqen. Mirëpo në rrugicat e lagjeve dhe fshatrat e periferisë akoma ndahen pako me ushqime. Akoma blihen karta identiteti.
Njerëzit nuk ua kanë ngenë grindjeve të demokratëve. Pse të kemi frikë ta pranojmë, mjekra e Alibeut dhe tifozët e tu nuk e mundën dot gogolin. U treguan indiferentë dhe nuk dolën të zgjedhin. Përpara se t'ia ngjeshin fajin qeverisë ta kërkojmë te vetja. Në 1992-shin gogoli shtet ishte më i egër, megjithatë fitorja qe plebishitare sepse pjesëmarrja në votime ishte e lartë, jo 38%. Shiko pjesëmarrjen në Pukë, 57% dhe ja pse aty fitoi opozita.
Lulzim Basha dilte dhe thoshte humbje pas humbje, na vodhën, unë po ngrij, do shkrihem kur të vendosë kryesia. Përjetuam një gjë të bukur në rikthimin e garës brenda opozitës, por kjo nuk domethënë se pushteti i njëshit është absolut. Thjesht, jep dorëheqjen.
PS ka të drejtë t’i gëzohet fitores. Organizoi një fus...
Harta ngjyrë mavi, thuajse 99.99% e territorit të Shqipëri...
PS ka të drejtë t'i gëzohet fitores. Organizoi një fushatë...
Sipari i zgjedhjeve vendore u mbyll dhe rezultatet po treg...
Shumë e kanë quajtur shëmbjen, si dështim të atyre që e mb...
Nuk është hera e parë, as edhe e fundit që gënjejnë me ina...
Në luftën e Dytë botërore, një skuadër ushtarësh ameri...
Është një nga çuditë e shumta që mund të ndodhin veçse...
Kasta e showbizit shqiptar është ai qerthull njerëzish që ...
Po u kthyem prapa do të thotë që në krye të vendit të ...
E para, nuk ka pse të bëhet debat, kur prej 30 vjetësh...
Ai është Luiz Ejlli, një shkodran tipik, i talentuar d...
53 vite më parë kam lindur në Vlorë. Im atë kishte ga...
Nadia iu përgjigj tëk-fëk pyetjeve të para të mbesës: ...
Kopshti prej guri është një nga format më unike në botë të...
Fort të nderum shqyptarët e mi, Në datën e lindjes si...
Fushata e gërditshme e Erion Veliajt për të vënë në rr...
Ka banalitet të së keqes sipas përkufizimit të Hannah Aren...
Shumëkush kur sheh titullin që kam përdorur do thotë çfarë...
Premtimi se nëse ju sot vdisni ne do t'ju nderojmë është n...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...