Nga Mentor Kikia/ PS fitoi, por humbëm të gjithë
PS ka të drejtë t'i gëzohet fitores. Organizoi një fushatë...

Harta ngjyrë mavi, thuajse 99.99% e territorit të Shqipërisë, shënon se aty ka vdekur një herë e përgjithmonë demokracia. Sot është vulosur gjithçka. Dhe më e trishtueshmja është fakti i shifrave të larta në përqindje mes kandidatëve të shtetit dhe atyre opozitarë. Në rastin konkret as vetë socialistorilindasit nuk e dinë se çfarë do bëjnë me fitoren. Rëndësi ka që mundën një palë dhe aq. Rëndësi ka që i treguan vendin armikut të klasës. Por edhe unitetin e çeliktë rreth partisë.
Ashtu sikur brezi i mbetur nga diktatura, thuajse i vetmuar në vatrat e tyre për shkak se fëmijët i kanë në emigracion, mbasi të fërkojnë duart se mundën Sali Berishën apo Ilir Metën, kurrë nuk kanë për ta kuptuar se në fakt kanë mundur vetveten. Sidomos disa qytete që përjetësisht e kanë të pamundur ndryshimin. Përfundimisht në një vend ku të gjithë ankohen për faktin se jetojnë vetëm ngaqë nuk i ndalojnë dot fëmijët të largohen. Dhe se të gjithë kurohen spitaleve të vendit me ndihmën e kalamajve emigrantë etj, kësisoj duhet votuar me dërrmi bash pikërisht ai që po të dërrmon.
Përfundimisht në një vend ku të gjithë ankohen për pagat e ulëta dhe informale, për papunësinë, për tokat djerrë, për mosshitjen a përpunimin e prodhimit etj., kësisoj duhet votuar me dërrmi bash pikërisht ai që po të shkërdhen. Përfundimisht në një vend ku borxhi publik prej 104% të prodhimit bruto është sukses dhe kësisoj duhet votuar me dërrmi ai që po të rrënon duke të futur thellë e më thellë në borxh. Përfundimisht në një vend ku bëhen zgjedhje me komisione ku nga 5 anëtarë asnjë nuk është i opozitës.
Dhe ku mbi këtë komision ka një gjykatë zgjedhore po me pesë anëtarë ku edhe këtu asnjë nuk është i opozitës etj., ta gëzoni, kjo nuk është demokraci, por diktaturë. Ku përpara se të keni fituar, nuk keni bërë asgjë tjetër veçse keni sunduar brutalisht shoqi-shoqin. Shkurt nuk është demokraci, por shkërdhatokraci. Ky është degradimi total i një vendi me emrin Shqipëri, e cila e ka të vështirë të ndahet nga kulti i individit, ku çdo pushtet e konsideron mjet për të sunduar dhe jo për të qeverisur si alternativë.
Nëse u deshën katër dekada për të kuptuar izolimin, ekonominë e dështuar, brutalizmin e luftës së klasave, mungesën e të drejtave të njeriut etj., nga Enver Hoxha, po aq do u duhet për t'u dasuar nga pandemia Edi Rama. Tashmë ta gëzoni jorganin mavi, mbushni sheshet dhe vazhdoni të zbatoni planet 3 a 5-vjeçare të strategut Rama, i cili shumë shpejt mund t'u afrojë edhe ndryshime të tjera kushtetuale mbi forcimin e kultit të individit.
Përfundimisht zgjedhjet e 14 majit 2023 i siguruan atij një dekadë tjetër sundimi, kurse për vendin shënoi vulosjen dhe rënien e demokracisë në Shqipëri. Dy fjalë edhe opozitarizmit, duhet të kuptoni një gjë, se në demokraci tiranët e kanë më të lehtë të sundojnë.
Këtë avantazh ua jep vetë demokracia. Ka aty mjete për të sunduar më keq se një diktator. Kjo ka ndodhur ditën me diell në Shqipëri deri në shkelje flagrante kushtetuese gati publike dhe me miratim po publik. Sado t'ju konsiderojnë pakicë, ju jeni heronj dhe pjesa më vitale e atij vendi. Qofshi të bekuar. Nuk keni humbur ju, ka humbur Shqipëria.
PS ka të drejtë t'i gëzohet fitores. Organizoi një fushatë...
Sipari i zgjedhjeve vendore u mbyll dhe rezultatet po treg...
Shumë e kanë quajtur shëmbjen, si dështim të atyre që e mb...
Nuk është hera e parë, as edhe e fundit që gënjejnë me ina...
Në luftën e Dytë botërore, një skuadër ushtarësh ameri...
Është një nga çuditë e shumta që mund të ndodhin veçse...
Kasta e showbizit shqiptar është ai qerthull njerëzish që ...
Po u kthyem prapa do të thotë që në krye të vendit të ...
E para, nuk ka pse të bëhet debat, kur prej 30 vjetësh...
Ai është Luiz Ejlli, një shkodran tipik, i talentuar d...
53 vite më parë kam lindur në Vlorë. Im atë kishte ga...
Nadia iu përgjigj tëk-fëk pyetjeve të para të mbesës: ...
Kopshti prej guri është një nga format më unike në botë të...
Fort të nderum shqyptarët e mi, Në datën e lindjes si...
Fushata e gërditshme e Erion Veliajt për të vënë në rr...
Ka banalitet të së keqes sipas përkufizimit të Hannah Aren...
Shumëkush kur sheh titullin që kam përdorur do thotë çfarë...
Premtimi se nëse ju sot vdisni ne do t'ju nderojmë është n...
Në një situatë të paprecedent, këngëtarë dhe artistë të sh...
Kërcen kryeministri. Kërcen shefi i grupit parlamentar...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...