Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Shumë e kanë quajtur shëmbjen, si dështim të atyre që e mbrojtën, por unë mendoj se ata që mbrojtën deri në fund dhe ishin aty kur fadromat e një pushteti të paskrupullt po përpiqeshin ta shëmbnin ishin më të fituarit, sepse treguan vlera, guxim, kurajo, përballë një rreziku konkret, policë të armatosur, vegla të një pushteti të errët, thjesht dhe vetëm për bukën e gojës.
Në fakt të humburit e mëdhenj ishin ata që nuk e mbrojtën, sepse me idenë që nuk po përzihemi politikisht ndihmuan në degradimin e një shoqërie në agoni që nuk po del ende nga tranzicioni, justifikuan një pushtet gati gjakatar, që tani rrezikon të fitojë zgjedhjet me tallava, sepse shoqëria nuk ka forcën të prodhojë vlera, por me mos reagimin e saj të çojë në përçudnim të tyre.
Njerëz, intelektualë, artistë, që kanë kthyer në filozofi lëpirjen ndaj pushtetit, për të përfituar privilegje, interesa.
Meqë nesër janë zgjedhjet dhe unë për shkak të impenjimeve të punës nuk jam në Shqipëri do të isha mosmirnjohës nëse nuk do përmendja që një nga mbrojtësit më të devotshëm dhe të përulur të Teatrit Kombëtar, ka qënë Belind Këlliçi, cili ka qënë aty, fizikisht dhe shpirtërisht, na është bashkuar në çdo protestë në çdo moment, i palodhur, dhe i gatshëm për tu përballur pa frikë dhe me devotshmëri në çdo rrethanë, për të mos folur për të atin Zamir Këlliçin që për qindra ditë nuk u nda kurrë nga sheshi i Teatrit.
E di që disa mund ta paragjykojnë Blendin për krahun politik që përfaqson, por unë e kam njohur personalisht dhe ka qënë i vetmi, që ditën kur do të shembej Teatri Kombëtar më paralajmëroi që policia do sulmonte pavarsisht se drejtues të atëhershëm të opozitës e mohuan, ikën dhe e lanë teatrin të shembej, duke na rrezikuar edhe ne që ishim brenda.
Belindi ndejti, u përplas me policinë dhe u godit. Bashkë ishim edhe kur u arrestuam në drejtorinë e policisë, madje Belindi dhe disa djem të FRPD u mbyllën në qeli, ndërsa mua më lanë në korridor.
Ndaj duke qënë se për disa vite e kam njohur në rrethana krejt të vështira, unë besoj se ai është një individ me taban dhe që e mban fjalën, punon, është i përgjegjshëm dhe nuk manipulon, apo bën protesta duke i lyer njerzit me bojë të kuqe në kokë, për të krijuar idenë se janë goditur.
Nuk më intereson se kush mund të jetë rezultati i zgjedhjeve, më intereson të them atë që mendoj dhe përballë përpjekjes njerzore të Belindit jam i detyruar të them atë që kam ndjerë dhe përjetuar në atë luftë të përbashkët dhe të pabarabartë me pushtetin për mbrojtjen e trashëgimisë dhe vlerave.
E di që përballë ka një makineri të madhe interesash dhe do të jetë e vështirë, por Jo e pamundur.
Dhe që të jem i sinqertë programi i tij për Bashkinë Tiranë është konkret dhe i prekshëm.
Jepjani mundësinë me votën tuaj dhe nëse nuk ju bind më pas me votë hiqjani këté mundësi.
Suksese Belo.
Nuk është hera e parë, as edhe e fundit që gënjejnë me ina...
Në luftën e Dytë botërore, një skuadër ushtarësh ameri...
Është një nga çuditë e shumta që mund të ndodhin veçse...
Kasta e showbizit shqiptar është ai qerthull njerëzish që ...
Po u kthyem prapa do të thotë që në krye të vendit të ...
E para, nuk ka pse të bëhet debat, kur prej 30 vjetësh...
Ai është Luiz Ejlli, një shkodran tipik, i talentuar d...
53 vite më parë kam lindur në Vlorë. Im atë kishte ga...
Nadia iu përgjigj tëk-fëk pyetjeve të para të mbesës: ...
Kopshti prej guri është një nga format më unike në botë të...
Fort të nderum shqyptarët e mi, Në datën e lindjes si...
Fushata e gërditshme e Erion Veliajt për të vënë në rr...
Ka banalitet të së keqes sipas përkufizimit të Hannah Aren...
Shumëkush kur sheh titullin që kam përdorur do thotë çfarë...
Premtimi se nëse ju sot vdisni ne do t'ju nderojmë është n...
Në një situatë të paprecedent, këngëtarë dhe artistë të sh...
Kërcen kryeministri. Kërcen shefi i grupit parlamentar...
33 vite pas përmbysjes komunizmit, fantazma e sovranit...
Analisti Andi Bushati ka qenë dje në të njëjtin panel me S...
Media në Shqipëri nuk është e lirë, se censurë nuk ësh...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...