Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Shumëkush kur sheh titullin që kam përdorur do thotë çfarë paska marrë përsipër të krahasojë (të pakrahasueshmen) ?!
Mos u nxitoni, se nuk është thjeshtë një titull i “guximshëm”.
Kam ndjekur fushatën presidenciale në Amerikë në vitin 2016 me detaje. Ndoshta nga të rrallët që kisha bindjen se Donald Trump po bëhej President i SHBA-ve. Kush më ka ndjekur dhe ka kujtesë mund ta kujtojë këtë.
Kur në Partinë Republikane po zhvilloheshin Primaret, kundërshtarët e repoblikanëve, mediat tradicionale të majta dhe kolumnistë të famshëm kishin një entuziazëm të papërmbajtshëm, sepse ndienin që Primaret do t’i fitonte Trump. Një kandidat atipik dhe në gjykimin e establishmentit më i lehti për t’u mundur nga demokratët me në krye Hilari Klintonin.
Sapo filloi gara elektorale mes Trump dhe Hilarit në SHBA u krijua idea se fitorja e Hilarit do të ishte thjeshtë një formalitet.
Në të gjitha mediat tradicionale Trump cilësohej si i çmendur, hajvan, kandidat i dobët etj.
Aq shumë dominoi kjo propagandë sa mori guximin edhe një politikan i çmendur nga një “fshat” i Europës Juglindore që të dalë me zë dhe figurë te CNN dhe të thotë se Trum është rrezik për botën, është i çmendur…
Ndërkohë shihja vazhdimisht se në mjetet e reja të komunikimit në internet, rrjetet sociale Facebook dhe Twitter - Trumpi dominonte totalishta fushatën. Qytetarët e pëlqenin, dhe krijonin interaktivitet të lartë në postimet e tij.
Ishte duke u folur amerikanëve drejtpërdrejt, duke u shpjeguar projektin e tij dhe premtimet, ata e besonin dhe e pëlqenin.
Në fund rezultoi se fushata e Trump edhe pse u çensurua ne median tradicionale ishte tepër efikase në rrjetet sociale dhe shpartalloi një nga peshat më të rënda të politikës amerikane, siç ishte Hilari Klinton.
Kjo u vërtetua më pas me çensurën e pashembullt që iu bë Trumpit president në rrjetet sociale. Turpi më i madh i Amerikës në shekullin e fundit si vend i fjalës së lirë.
Ejani në Tiranë. Gara elektorale për Bashkinë më të madhe të vendit.
Belind Këlliçi, një djalë i ri, me një artikulim politik krejtësisht të vetin, origjinal, përballet me Erion Veliajn, i cili kërkon mandat të tretë.
E keni parë Belindin që ka një stil artikulimi krejtësisht origjinal??? Nuk imiton kënd, flet thjeshtë, hyn mes qytetarëve të Tiranës dhe u flet atyre për projekte ‘tokësore’, të thjeshta e të realizueshme.
Por çfarë është tjetër e ngashme me fushatën elektorale të 2016 në SHBA?
Belindi vetë, premtimet e tij, njerëzit që mbështesin atë çensurohen në mënyrë të pashembullt nga media tradicionale. Në fillim u nënvlerësua totalisht si kandidat. U tentua që të krijohet bindja në popull se nuk ka garë në Tiranë. Se Veliaj fiton etj, etj.
Por njëlloj si me Trump, Belindi mori çdo ditë e më shumë terren në rrjetet sociale, edhe aty duke garuar si i pabarabartë, qoftë për nga mjetet finaciare, qoftë për nga burimet njerëzore krahasuar me kundërshtarin.
“Megjithë përdorimin e resurseve shtetërore në fushatën virtuale për zgjedhjet vendore, mesazhi i Partisë Socialiste (Veliajt) në garën për bashkitë kyçe të Tiranës nuk po bën jehonën që pritej në ‘Facebook.’”, -shkruan Besar Likmeta në një analizë të tijën në lidhje me dominimin e Këlliçit në rrjetet sociale.
Sipas të dhënave të‘Crowdtangle’, hulumtuar nga BIRN, për tre javët e para të fushatës zgjedhore tregojnë se Veliaj ka marrë më pak shikime në videot e të tij elektorale në ‘Facebook’ në krahasim me ish-deputetin Belind Këlliçi, i cili ka 71 mijë ndjekës.
Nga data 14 prill deri me 5 maj, Këlliçi regjistroi 4.01 milionë shikime (video views) në Facebook, në krahasim me 3.17 milionë shikime të regjistruara nga kryebashkiaku Erion Veliaj.
Kjo gjë ka shtyrë Veliajn të harxhojë deri në 2 mijë dollarë në ditë për reklama në Facebook.
Pra, edhe pse ka gjysëm milioni ndjekës në Facebook, dhe Këlliçi vetëm 70 mijë, sërish ky i fundit është më produktiv dhe më i preferuari i njerëzve.
Edhe pse u munduan nëpër mediat tradicionale ta çensurojnë e ta pengojnë, Belind Këlliçi arriti t’i mposhtë. Premtimet e tij, komunikimi i tij publik ngjitën, krijuan një kimi me publikun dhe tejkaloi çensurën.
A do të përkthehet kjo në votë më 14 maj? Ashtu si në rastin e Trump, unë besoj se po, por sigurisht di edhe që jemi në Shqipëri, ku vota blihet, merret me presion e shantazh ndaj administratës dhe vidhet.
Këlliçi betejn ku nuk ndodh kjo (në rrjet) e ka fituar, tani i mbetet të mobilizohet të mbrojë fort vullnetin e qytetarëve të Tiranës dhe nëse e bën këtë, sigurisht që do të ndodh njëlloj si me Trump në vitin 2016. Të gjithë treguesit janë njëlloj.
Premtimi se nëse ju sot vdisni ne do t'ju nderojmë është n...
Në një situatë të paprecedent, këngëtarë dhe artistë të sh...
Kërcen kryeministri. Kërcen shefi i grupit parlamentar...
33 vite pas përmbysjes komunizmit, fantazma e sovranit...
Analisti Andi Bushati ka qenë dje në të njëjtin panel me S...
Media në Shqipëri nuk është e lirë, se censurë nuk ësh...
Në ditën e lirisë së medias është mbase rasti ideal për të...
Erion Veliaj po i afrohet 14 majit, pa bërë asnjë bila...
Sot lexova diku se Lushnjës nga data 1 maj i hiqet Gjy...
Një malësor vendosi që të martohej, pasi i kishte ardh...
Në Tiranë, ashtu si në të gjithë Shqipërinë, po zhvillohen...
Në 14 maj, qytetarët e Tiranës do kenë përballë dy ofe...
Për të drejtuar një qytet dhe për ta ndryshuar, duhet ta d...
Në asnjë vend të botës, inceneratori nuk shihet si biz...
2023. Prill, prag maji zgjedhjesh lokale. Luan shumë ...
Prej kohësh është zbuluar se truri i njeriut është i p...
Lajmi se mbi rrugën e sapo asfaltuar në një qytet të S...
E ashtuquajtura afera e inceneratorëve nisi në Elbasan...
Kush e ka ndjekur me sa do pak vëmendje mbulimin media...
Përkufizimi i parë i njeriut të pacipë është: ai që flet f...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...