Të shtënat në Elbasan/ Policia jep detaje për ngjarjen
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...

E ashtuquajtura afera e inceneratorëve nisi në Elbasan. Ishte viti 2014.
Nisi këtu, sepse Elbasani konsiderohej një mjedis i vdekur, një trup i vrarë nga ndotja historike, një kufomë territoriale, një hapësirë pa asnjë shpresë.
Inceneratori ishte gozhda e fundit në një arkivol - tashmë të nisur drejt varrit.
Kjo çështje nuk ngrihet për të diskutuar mbi vjedhjen. Me atë merret SPAK-u!
Unë dua të flas për kërcënimin mjedisor dhe për rrezikun eminent që kjo vepër paraqet për çdo banor të bashkisë Elbasan. Kjo bashki u konsiderua kaq e pavlerë nga socialistët sa ata mblodhën aty mbetjet urbane të krejt qarkut.
Teknologjia e zgjedhur shpërfillte çdo parametër mbrojtës të mjedisit. U zgjodh e vjetër që të ndihmonte ata që do të vidhnin. Por nuk është kjo çështja – e thamë! Teknologjia e vjetër dënon me vdekje banorët e këtij rajoni.
Hiret që ajo nxjerr janë kancerogjenë! Tymrat që ajo nxjerr janë kancerogjenë. Në një bashki me shpeshtësinë e kancerit disa herë më të lartë se çdo qytet tjetër – ky investim është vërtet një makinë vrasëse, një ndëshkim kolektiv.
Vendi i zgjedhur është një tjetër krim ekologjik. Tymrat e inceneratorit ndotin përfundimisht hambarin e prodhimit bujqësor të Bashkisë së Elbasanit – Jagodinën, Kuqanin, tokën më pjellore që kemi.
Të flasësh për turizëm në një pavion onkologjie është marrëzi! Pse duhet të mendojmë a do t’i mbijetojmë këtij kampi përqendrimi ku na kanë futur? Herët ose vonë gazrat dhe hiret kancerogjene do të na arrijnë dhe të na shenjojnë me shenjën fatale të sëmundjes.
Në këto javë e muaj kur kam punuar programin tim zgjedhor kam rikaluar në dorë të gjitha dëshmitë e mbledhura në komisionin hetimor të inceneratorëve. Kam folur me ekspertë të vendit dhe të huaj, kam vlerësuar me ta të dhënat teknike të impiantit dhe analiza e rrezikut – më bind përfundimisht se inceneratori duhet mbyllur.
Së pari, ai duhet fikur. Së dyti – ai duhet hequr bashkë me malin me plehra që e shoqëron.
Unë nuk mundem të shoh miqtë e mi në sy dhe të mendoj në heshtje se kur do të vdesë secili prej tyre. Ky incenerator është dënimi ynë kolektiv.
Si qytetar i Elbasanit unë nuk mund të pranoj që pronat tona vetëm të humbin vlerë, ndërsa qyteti braktiset dhe askush nuk i afrohet më.
Si njeri politik unë nuk mund të pranoj të shoh njerëz që sa më shumë punojnë në bujqësi, aq më të varfër janë, sepse produkti i tyre konsiderohet një Helm me ngjyrë të gjelbër.
Unë nuk mund të lejoj që dikush t’u bëjë njerëzve të mi një padrejtësi të tillë.
Këtu nuk është më fjala për role politike. Këtu është fjala për të ndaluar një dhunë masive që na ka dënuar të gjithëve si komunitet, si qytetarë, me vdekje.
Inceneratori duhet të fiket SOT. Inceneratori nuk mund të jetë banor i kësaj bashkie.
Ose ne, ose ai.
Kush e ka ndjekur me sa do pak vëmendje mbulimin media...
Përkufizimi i parë i njeriut të pacipë është: ai që flet f...
Ka disa kohë që kreut të foltores i qëllon në debate të th...
Tre javë para datës së votimeve, ende nuk kam mundur të lexo...
Një ditë më parë, u publikua një poster ku shfaqej kan...
Një poster i kandidatit të opozitës për Bashkinë e Tiranës...
Ndërsa për ne shqiptarët dhe një pjese të mirë të njer...
Censura në rrjetet sociale është skemë globale të cilë...
Vendin e baguettes dhe beretave, francezët po e bëjnë ...
Pata mundësinë të lexoja në rrjet një artikull që ngri...
Jetojmë në kohë të çuditshme ku tjetër gjë shohim dhe ...
Duke qënë me nge, nisa të “kullos” nëpër internet. Ha...
Fillimisht u publikua një fotografi nga vendngjarja ku...
I. Shqipëria po ecën ende në mediokritet, në të gjith...
Ndërsa në Shqipëri intelektualët luajnë me shkrepëse, ...
Pse shkon në kishë, kur ti nuk beson në Zot? “Zoti, n...
Isha në një bisedë të këndshme me një mik shumë të mir...
Jemi në një situatë pa zgjidhje, sa kohë që çdo 4 vjet...
Koha e solli që pas 200 vjetësh shkelje dhe grabitje t...
Vëmendjen e mediave në këtë ditë gjysëm pushimi e mori...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...