Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

I.
Shqipëria po ecën ende në mediokritet, në të gjitha aspektet e jetës shoqërore. Dalja nga ky mediokritet i përgjithshëm, është nevojë parësore historike për zhivimin e saj, sepse kjo gjendje ka sjellë historikisht në Shqipëri mungesën e opinionit publik.
Shqipëria sot, në funksion të zhvillimit të saj, po e ndien rëndë mungesën e opinionit publik. Dhe duhet të kujtohemi se, kur politika sunduese që drejton një vend është e pushtuar nga Ligësia si psikologji politike, zhvillimi shoqëror nuk ekziston.
Kjo shoqëri është në këtë gjendje sepse i mungon opinioni publik që ky të jetë i ndërtuar në konceptet moderne të shkencës, letërsisë dhe historisë.
Por çfarë është opinioni publik?
Opinioni publik është mendimi i përgjithshëm shoqëror për një çështje të caktuar apo për një fenomen (Oxford English Dictionary).
Por, opinioni si rregull nuk mund të jetë një mendim racional.
Vetë termi opinion, deri tani është shpjeguar sipas filozofisë së Platonit, që, në thelb, ai është "një njohje shqisore e sendeve, që shpesh i kundërvihet njohjes racionale të ideve".
Ideja racionale ashtu si edhe shkenca nuk është opinion. Ndryshueshmëria veariabile e opinionit, nuk ka lidhje me të vërtetën shkencore. Por, opinioni publik, për aq kohë sa është i pranueshëm nga mendimi i përgjithshëm shoqëror në një shtet, është drejtuesi i moralitetit të asaj kohe.
Por, a kemi ne sot një opinion publik progresiv në Shqipëri?
II.
Jeta shoqërore në Shqipëri nuk është e aftë të radhitet me vendet që e kanë opinionin publik brenda koncepteve moderne të zhvillimit. Duhet të vëmë në dukje se vendet e botës së tretë, si ish-koloni që kanë qenë, nuk kanë opinion publik modern.
Por çfarë është opinioni publik.
Ky term që përdoret rëndom, në Shqipëri, ende nuk është një fenomen progresiv.
Që opinioni publik të ekzistojë si fenomen progresiv në një shoqëri, është kusht që ajo shoqëri të jetë një shoqëri që duhet të ketë tre faktorë që e shoqërojnë në aktivitetin e saj si një shtet i pavarur:
1. Duhet të ketë Pavarësi absolute nga të huajt në mendimin për çështjen kombëtare.
2. Duhet të ketë Mendim të qartë dhe të vërtetë për historinë kombëtare, gjithmonë në funksion të qytetërimit në të cilin bën pjesë.
3. Duhet të ketë një Numër të konsiderueshëm individësh që janë figura të nivelit të lartë në shkencë, në letërsi, në kinematografi, në sport, në muzikë dhe në politikë.
Të gjithë këta, me personalitetin individual që kanë, influencojnë në ngritjen e opinionit publik në një vend të caktuar, në lidhje me formulimin e mendimit në të gjitha sferat e zhvillimit shoqëror.
Po, cilat janë për një komb sferat e zhvillimit shoqëror të nivelit evropian?
Këto sferat janë: shkolla, televizioni, teatri, shkenca, letërsia kombëtare dhe letërsia e huaj, shtypi si gazetari, libri si shkencë dhe si filozofi e si letërsi artistike. I gjithë ky grup elementësh formon opinionin publik modern në një vend evropian.
Po në Shqipëri?
Këtu ende ky fenomen nuk është në nivelin e Perëndimit.
III.
Gjuha kombëtare është përçuese e opinionit publik, sepse gjuha kombëtare krijon mendimin e ri shoqëror në mënyrë konceptuale, por krijon njëherësh edhe bashkësinë shoqërore, e cila është krijuesia e opinionit publik.
Po si formohet opinioni publik?
Opinioni publik i një shoqërie të zhvilluar sot formohet si nivel nga elokuenca e personaliteteve shoqërore, nga gjuha e njësuar kombëtare në gazetari, në letërsi, në teatrin kombëtar dhe në kinematografinë kombëtare, dhe gjithmonë nëpërmjet personaliteteve si: shkrimtarë të nivelit botëror, artistë të nivelit botëror, sportistë të nivelit botëror dhe politikanë të iluminuar. Këta politikanë duhet ta njohin mirë historinë e Shqipërisë që nga lashtësia e ndritur e saj; të njohin letërsinë në rrafsh evropian e botëror, mendimin filozofik që nga Athina e lashtë e deri në Londër, Paris, Romë e New York. Se kjo është domosdoshmëri për ndërtimin e një shteti modern.
Pra, a e kemi krijuar ne shqiptarët këtë gjendje shoqërore, e cila ta ketë formuar opinionin publik modern shqiptar sot si në vendet e zhvilluara të Perëndimit?
Jo, ne ende nuk po kemi mundësi që ta krijojmë realisht këtë nivel të opinionit publik shqiptar në të gjitha aspektet e zhvillimit shoqëror.
Por, duhet të themi se sot, pas pavarësisë së Kosovës, opinioni publik për kombëtaren dhe zhvillimin e patriotizmit shqiptar, është krijuar. Dhe kjo nuk është pak.
Kurse aspektet e tjera të opinionit publik që përmendëm më lart, në përmirësim janë, por nuk janë ende në nivelin e vendeve të zhvilluara të Perëndimit.
Pra, çfarë na duhet të bëjmë?
IV.
Kryesore në këtë ndërmarrje të re për ngritjen e opinionit publik shqiptar është arsimi. Sot, niveli arsimor në Shqipëri lë për të dëshiruar. Ai duhet të ngrihet në mënyrë urgjente. Për këtë arsye duhet kryer një reformë shkencore për ngritjen e nivelit të arsimit të mesëm dhe arsimit të lartë në Shqipëri.
Në gjimnazet e Shqipërisë dhe në fakultetet e shkencave shoqërore, duhet të jenë si lëndë kryesore: Gjenetika, Matematika, Historia e Evropës dhe Shteteve të Bashkuara; Filozofia Analitike, Historia e Letërsisë Botërore; Historia e Shkencave Sociale në Amerikë, në Angli, në Francë; Historia e Letërsisë Anglosaksone, Historiografia e Kinematografisë Botërore, Logjika.
Një vend ose një shtet, ose një shoqëri e kësaj kohe që nuk e ka të formuar opinionin e saj publik në nivelin modern të shkencës, të historisë dhe të filozofisë moderne, nuk mund të flasë për një zhvillim real.
Ndërsa në Shqipëri intelektualët luajnë me shkrepëse, ...
Pse shkon në kishë, kur ti nuk beson në Zot? “Zoti, n...
Isha në një bisedë të këndshme me një mik shumë të mir...
Jemi në një situatë pa zgjidhje, sa kohë që çdo 4 vjet...
Koha e solli që pas 200 vjetësh shkelje dhe grabitje t...
Vëmendjen e mediave në këtë ditë gjysëm pushimi e mori...
Prej kohësh kam artikuluar frikën dhe pasigurinë që nd...
Këtë fushatë partia që qeveris vendin, prej 10 vitesh,...
Po sikur të provonim agjërimin digjital? Të shkëputem...
Guri çdo mëngjes rri te kafja me Petron, fqinjin e tij. Ka...
10-Janë bërë shumë të parashikueshëm. Edhe pa hapur gojën,...
Ditë për ditë, deri në ditën e fundit të fushatës elek...
Socialistët çelën mbrëmjen e së martës fushatën për zg...
Kjo pyetje nuk bëhet. Është e pakuptimtë, e pasjellshm...
Premtimi i Belind Këlliçit për modernizim dhe transport pu...
Në Shqipëri demokracia nuk funksionon, kjo dihet. Ka f...
Demokratët po kërcejnë nga gëzimi që Trump u thirr i pande...
CNA publikoi dy ditë më parë një opinion redaksional n...
TË GJETA,GJYSH... Qysh kur isha fëmijë një gjysh më d...
Po nuk pate turp nuk e ke problem të thuash se në Tiranë jan...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...