Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Ndërsa në Shqipëri intelektualët luajnë me shkrepëse, duke gjëmuar për domosdoshmërinë e rinovimit të opozitës, në terren ndodh e kundërta, punohet sistematikisht për asgjësimin e saj. Ajo që ngjau të mërkurën është përtej kufirit të çdo imagjinate.
KAS, i njohur si Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve në KQZ, mori vendim se Sali Berisha nuk ka të drejtë të jetë kryetar i koalicionit që ai drejton, “Bashkë fitojmë”. Ndonëse anëtarët e këtij koalicioni e dërguan edhe me shkrim vullnetin e tyre se kë kishin zgjedhur për prijës, vendimi u shpall se ky rol i takonte Ilir Metës.
Kjo i ngjan atyre anekdodave të kohës së komunizmit, kur nëse dikush kishte rënë në dashuri dhe kërkonte të martohej, lagjja e pranonte, por i jepte një burrë tjetër. Ndyshimi është se fatkeqin e athershën e kishte shpallur me biografi të errët partia, ndërsa këtë të tanishmin Amerika.
Për tu bërë më seriozë, ndonëse në këto kushte është pothuajse e pamundur, vendimi i djeshëm shpjegohet lehtë. Edi Rama dhe palaçot që ai ka emëruar si opozitarë, kanë nisur fushatën nën pretendimin se Sali Berisha po shpie votat e demokratëve tek një njeri që i ka tradhëtuar disa herë këta të fundit. Dhe për këtë qëllim politik KAS u investua që në fletën e votimit të shkruhet emri i Metës, me shpresën se në 14 maj dikush do bjerë pre e kësaj propagande banale. Pra arbitrat e zgjedhjeve u sollën thjeshtë si zara të interesave meskine të kryeministrit.
Dhe ky nuk është rasti i vetëm. I gjithë sistemi po sillet po njësoj. Fillimisht gjykata e Apelit e Tiranës, me një vendim të paprecedentë, duke pranuar si palë në gjykim, Alibeajn, që nuk qe i tillë, vendosi t’i marrë vulën Berishës. Kështu u vendos se PD-ja i takonte Lulzim Bashës, pasi ky qe ende i regjistruar në gjykatë si kryetar. Por Basha ishte zhdukur dhe gjithë dynjaja e dinte se qe dorëhequr para një viti. Për këtë u shpik një letër e fallcifikuar, sikur që në mars 2022, Basha e kishte ditur se presidenti Begaj (atëherë nuk qe emëruar ende) do shpallte zgjedhje lokale këtë 14 maj. Ai mandatoi Alibeajn. Dhe në bazë të kësaj paçavureje gjithë sistemi vendosi se PD-ja i takonte Enkelejdit, si trashëgimtar i Lulit.
Por ndonëse u bë parti me vulë, qesharak në maksimum, Alibeaj nuk e luajti dot rolin e opozitës fallco që prish punë. Ai dështoi të nxirte kandidatë në mbi ? e bashkive ku duhet të konkuronte. Prandaj, atij iu ngarkua një detyrë edhe më turpëruese. Të ankimohej në KAS. Pra ndonëse i kishin dhënë vulën e partisë, ku dihej botërisht se shumicë qe Berisha, ai nuk duhet ta lejonte këtë të fundit të qe as prijës i koalicionit të ri që themeloi me Metën. Alibeaj u bind dhe “arbitrat” e zgjedhjeve e vendosën.
Kjo kronologji e shkurtër e një manipulimi sistematik, nuk ka për qëllim të argumentojë një të vërtetë që e di gjithkush, atë të dënimit me vdekje të opozitës, as të nxjerrë në pah çmendurinë e një gare, ku Edi Rama bën fushatë me gojë dhe me spote kundër Saliut dhe Ilirit, kurse në letra, me financim, komisionerë dhe kohë televizive ka caktuar për rival “fake” Enkelejdin. Ajo nuk synon as të bindë ndokënd se të gjitha trupat e ndërmjetëm, që duhet të jenë të barazlarguar në zgjedhje, janë shndërruar në vegla të një njeriu të vetëm.
Këtu ka një problem më të madh, etik dhe moral. Sepse në një kohë që sistemi punon si sahat zvicerian për të asgjësuar çdo kundërshtar real të regjimit, ne kemi intelektualë që kanë luksin të luajnë me shkrepëse, për të perifrazuar një varg të famshëm të Prevert, duke predikuar se problemi më i madh i vendit është rinovimi i opozitës, pa u merakosur se kështu po kontribuojnë për t’i vënë flakën demokracisë.
Duhen hapur sytë, ky mekanizëm vrastar që është konsoliduar, nuk ka qëllim të asgjësojë vetëm politikanin “non-grata”, apo atë të kapur me bllok në dorë, por edhe Arlind Qorin, Endri Shabanin, madje dhe Bashën apo Alibeajn, nëse ata do të vendosnin një ditë të ishin kundërshtarë të vërtetë. Kjo bandë KAS-istësh, që ka zaptuar çdo institucion, kur e bën njëherë, është në gjendje ta shkelë gjithmonë ligjin në çdo rast që ia kërkon Edi Rama. Ata janë të pa ndjeshëm ndaj moralitetit, të lartë apo të ulët të viktimës, atë janë thjeshtë të verbër karshi padronit.
Prandaj, problemi kryesor në Shqipëri nuk është rinovimi i opozitës, por denoncimi intelektual dhe veprimi praktik kundër kësaj bande. Nëse këtë tabor nuk do e shqetësonin të vjetrit, të konsumuarit, të delegjitimuarit, Berisha dhe Meta, ata nuk do do zhysnin llërët në krim, për t’i penguar ata.
Puna prioritare është të frenohen këta vrasës me pagesë shtetërore. Të kthehet barazia para ligjit për këdo, madje dhe për ata që ne i dyshojmë si të pa ndershëm e fajtorë. Ky qëndrim do të thotë të jesh i pastër moralisht dhe koherent intelektualisht. Ndërsa, mes kësaj katrahure, të kërkosh gjilpërën në kashtë, nuk bën gjë tjetër veçse luan me shkrepëse, pa pasur gajle se shkrumbon gjithçka.
Këtë rol ka marrë përsipër shumëkush që gdhihet dhe ngryset me shqetësimin për pastërtinë e opozitës. E nëse rryma e tyre fiton, nuk do jetë çudi, t’i shohim si normalitet ngjarje që ende sot na duken absurde, kur ti vendos të bësh parti, po kryetarin ta cakton shteti. Madje, madje ka rrezik nuk do të qeshim më as me anekdodat e asaj kohe, kur se me kë do martoheshe e vendose lagjja.
Pse shkon në kishë, kur ti nuk beson në Zot? “Zoti, n...
Isha në një bisedë të këndshme me një mik shumë të mir...
Jemi në një situatë pa zgjidhje, sa kohë që çdo 4 vjet...
Koha e solli që pas 200 vjetësh shkelje dhe grabitje t...
Vëmendjen e mediave në këtë ditë gjysëm pushimi e mori...
Prej kohësh kam artikuluar frikën dhe pasigurinë që nd...
Këtë fushatë partia që qeveris vendin, prej 10 vitesh,...
Po sikur të provonim agjërimin digjital? Të shkëputem...
Guri çdo mëngjes rri te kafja me Petron, fqinjin e tij. Ka...
10-Janë bërë shumë të parashikueshëm. Edhe pa hapur gojën,...
Ditë për ditë, deri në ditën e fundit të fushatës elek...
Socialistët çelën mbrëmjen e së martës fushatën për zg...
Kjo pyetje nuk bëhet. Është e pakuptimtë, e pasjellshm...
Premtimi i Belind Këlliçit për modernizim dhe transport pu...
Në Shqipëri demokracia nuk funksionon, kjo dihet. Ka f...
Demokratët po kërcejnë nga gëzimi që Trump u thirr i pande...
CNA publikoi dy ditë më parë një opinion redaksional n...
TË GJETA,GJYSH... Qysh kur isha fëmijë një gjysh më d...
Po nuk pate turp nuk e ke problem të thuash se në Tiranë jan...
Mund të kesh përballë një mijë e një probleme, mund të...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...