Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Pse shkon në kishë, kur ti nuk beson në Zot?
“Zoti, nuk voton, por kardinalët po”, - u përgjigj politikani i njohur italian Andreoti.
Kjo përgjigje ndoshta vlen për pyetjen: Çfarë kërkojnë politikanët dhe qeveritarët në iftaret e besimtarëve myslimanë?
Edhe muaji i shenjtë i Ramazanit, një nga pesë shtyllat e besimit islam nuk i shpëtoi spektaklit (të shëmtuar) politik. Këtë vit shfaqja u rëndua për shkak se përkoi me fushatën zgjedhore.
Gjatë këtij muaji të shenjtë, asnjë thërrime bukë dhe asnjë pikë uji nuk kalon në gojën e agjëruesit nga lindja e diellit deri në perëndimin e tij. Është vendim individual. Askush nuk të mbikëqyr. Nuk është e lehtë të heqësh dorë nga ushqimi dhe pijet për një muaj të plotë, por ata që besojnë e bëjnë me lehtësi këtë akt devotshmërie dhe sakrifice për t’u afruar më shumë me Zotin. E bëjnë për të festuar dhe kujtuar shpalljen e Kuranit si një dhuratë ndaj njerëzimit.
Privimi nga ushqimi/pijet është një kujtesë për shoqërinë e sotme të konsumit se po konsumojmë më shumë se ç’duhet, është një kujtesë për ata që e kanë idenë se çfarë do të thotë të jesh i uritur/etur, është rast për të shprehur mirënjohjen për atë që ke, është një muaj që më shumë se për trupin besimtari kujdeset për “ushqimin” e shpirtit. Agjërimi ndërpritet në mbrëmje me iftarin. Iftari është një ngjarje festive kur ndahet me miq dhe familjarë. Pyetja është çfarë i bën bashkë në një tavolinë njerëzit që besojnë në Zot me ata që për Zot njohin vetëm pushtetin/paranë?
Çfarë kuptimi ka një iftar kur politikania/ministria shkruan në “Facebook”: “Këtë herë në iftarin e shtruar në respekt të besimtarëve të ZAZ 3, 4, 5”? Të paktën ky është një deklarim i sinqertë, por më kulmi i hipokrizisë është kur dëgjon fjalime të bukura nga ata që urinë e provojnë vetëm kur është fjala për pushtet?! Dhe në këto raste të kujtohet proverbi: gjuha është për të fshehur mendimet!
Pse nuk lënë rast politikanët për të shkuar në xhami/teqe/kishë? Përgjigjen e jep historia e rinisë së një intelektuali “par excellence”:
“Babai im më pyeti një ditë, kur isha mjaft i ri: A e di ti përse shkojnë njerëzit në kishë? Unë iu përgjigja: për të bërë sherbesat fetare.
- Jo, më tha babai, ata shkojnë për me pa dhe me u pa!"
Nuk ka qenë vetëm kjo hipokrizi arsyeja që 7 vite më parë Kisha Katolike ua mbylli derën politikanëve, pushtetarëve dhe ambasadorëve për Krishtlindje. “Krishtlindja është sigurisht festa e të gjithëve, por veçanërisht e të varfërve dhe e atyre që janë në skajet e shoqërisë sonë”.
Është koha që komuniteti mysliman, si komuniteti më i madh fetar në Shqipëri, të japë shembullin e tij, duke u mbyllur derën politikanëve/pushtetarëve në rastin e festave fetare. Le të jetë feja dhe politika si uji me vajin, të qëndrojnë bashkë, por pa u përzier me njëri-tjetrin! Le të marrë Çezari atë që i përket Çezarit dhe Zoti gjërat që i takojnë atij…
Nëse liderët e komuniteteve fetare bëhen urë që politikani të mbërrijë te votuesi i varfër, atëherë ata bëhen shkesë të një martese toksike. Është koha për divorc/distancim, sepse përndryshe produkti i kësaj “dashurie” do të jetë një koktejl i hipokrizisë dhe luftës për pushtet.
Isha në një bisedë të këndshme me një mik shumë të mir...
Jemi në një situatë pa zgjidhje, sa kohë që çdo 4 vjet...
Koha e solli që pas 200 vjetësh shkelje dhe grabitje t...
Vëmendjen e mediave në këtë ditë gjysëm pushimi e mori...
Prej kohësh kam artikuluar frikën dhe pasigurinë që nd...
Këtë fushatë partia që qeveris vendin, prej 10 vitesh,...
Po sikur të provonim agjërimin digjital? Të shkëputem...
Guri çdo mëngjes rri te kafja me Petron, fqinjin e tij. Ka...
10-Janë bërë shumë të parashikueshëm. Edhe pa hapur gojën,...
Ditë për ditë, deri në ditën e fundit të fushatës elek...
Socialistët çelën mbrëmjen e së martës fushatën për zg...
Kjo pyetje nuk bëhet. Është e pakuptimtë, e pasjellshm...
Premtimi i Belind Këlliçit për modernizim dhe transport pu...
Në Shqipëri demokracia nuk funksionon, kjo dihet. Ka f...
Demokratët po kërcejnë nga gëzimi që Trump u thirr i pande...
CNA publikoi dy ditë më parë një opinion redaksional n...
TË GJETA,GJYSH... Qysh kur isha fëmijë një gjysh më d...
Po nuk pate turp nuk e ke problem të thuash se në Tiranë jan...
Mund të kesh përballë një mijë e një probleme, mund të...
A e keni vënë re që policia bashkiake në Tiranë ka harruar...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...