Terrorizmi me review-të kundër bizneseve/ Rama: Ato yje ndajnë Shqipërinë e dembelhaneve
Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për terrorizmin me r...
Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për terrorizmin me r...

Lajmi se mbi rrugën e sapo asfaltuar në një qytet të Shqipërisë ka mbirë bari, fillimisht u raportua në mediat lokale e më pas bëri xhiron e botës duke ngjallur reagimin e personaliteteve në rang global.
Shtrimi i rrugëve në nisje të fushatave zgjedhore është një traditë shqiptare e konsoliduar tashmë po aq sa traditat e tjera.
Madje-madje, ashtu si festat e tjera ku Dita e Verës ka karakteristikë aromën e ballokumeve, Dita e Ashures ka karakteristikë aromën e kanellës, edhe Dita e Votimeve ka aromën e ziftit.
Megjithatë këto sa për histori sepse një tjetër çudi ngjalli interes të shtuar te vendimmarrësit si nga politika ashtu edhe nga biznesi: Mbirja e barit mbi asfalt!
Para se të ndaj me ju reagimet, të jemi të qartë, bëhet fjalë për bar të zakonshëm, nga ai që hanë gomerët…
Elon Musk: "Natyra sfidon edhe infrastrukturën më të keqe. Por të mos harrojmë se nëse do të kishim më shumë makina Tesla në rrugë, nuk do të kishim nevojë fare për asfalt".
Donald Trump: "Unë gjithmonë kam thënë se jam një adhurues i madh i gjelbërimit. Great! Por kjo është qesharake. Ne duhet të fokusohemi që rrugët tona t'i bëjmë përsëri të shkëlqyera, t’i bëjmë great me asfalt të cilësisë së lartë dhe nuk duhet të vihemi në këtë pozicion qesharak të komentojmë cilësinë e barit mbi asfalt. Ne duhet të komentojmë cilësinë e asfaltit mbi bar".
Joe Biden: "Më lejoni t'iu them, ky bar që rritet nga asfalti është vetëm një shenjë më shumë e nevojës urgjente për të adresuar ndryshimet klimatike. Ne duhet të investojmë në infrastrukturën e gjelbër dhe zhvillimin e qëndrueshëm, në mënyrë që të sigurojmë që këtë planet të bukur t'ia lëmë trashegim brezave që do të vijnë. Pas shpalljes së kandidaturës sime, jam në kontakt me Kryeministrin e Shqipërisë, vend aleat i yni në NATO, dhe një grup ekspertësh janë gati të nisen në Shqipëri për të marrë këtë formulë magjike që i jep zgjidhje të qendrueshme ngrohjes globale”.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së: "Më duhet të them, se ky është një shembull frymëzues i fuqisë së natyrës për t'u përshtatur dhe lulëzuar edhe në rrethanatnë dukje të pa mundura. Por le të mos harrojmë tablonë më të gjerë. Ndryshimi i klimës është një krizë globale që kërkon veprim urgjent dhe ambicioz nga të gjithë ne. Fakti që bari po rritet nga asfalti është një kujtesë se ne duhet t'i japim përparësi qëndrueshmërisë, ruajtjes dhe restaurimit të ekosistemit. Së bashku, me Shqipërinë mund të krijojmë një botë që është më e gjelbër, më e bukur dhe më elastike."
Vladimir Putin: "Ah, mrekullitë e natyrës. Bari mbi asfalt thjesht tregon se Rusia nuk është i vetmi vend i befasive. Dhe më vjen mirë që kjo shpikje nuk vjen nga Perëndimi. Sot mblodha ekspertët më të mire dhe i pyeta se si mund ta përdorim këtë bar për të forcuar ekonominë? Ka ndonjë mundësi ta përdorim edhe për t'i dhënë vodkës një shije tjetër?".
Volodymyr Zelensky: "Ky është me të vërtetë një fenomen i jashtëzakonshëm. Kush do ta kishte menduar se asfalti mund të jetë edhe një tokë pjellore për barin? Falënderoj mikun tim Edi për këtë dhuratë që i ka bërë njerëzimit. Si President i Ukrainës, unë e shoh këtë si shenjë shprese për vendin tonë. Kjo tregon se edhe kur rruga që ke përpara është e vështirë, ka gjithmonë një mënyrë që jeta të lulëzojë".
Kancelari gjerman Scholz: "Për ne ky lajm është sigurisht i papritur. Më duhet të them, se qeveria gjermane ka qenë gjithmonë e përkushtuar për të promovuar zhvillimin e qëndrueshëm urban dhe infrastrukturën e gjelbër. Por kurrë nuk e kam imagjinuar që bari do të rritet nga asfalti. Edhe shkencëtarët gjermanë janë befasuar. Ndoshta ne mund ta përdorim këtë si një mundësi për të nisur një iniciativë të re kërkimore mbi përfitimet dhe rreziqet e mundshme të përdorimit të barit natyror në ndërtimin e rrugëve. Ne do të punojmë ngushtë me partnerët tanë në BE për të siguruar që çdo standard ose rregullore në të ardhmen të jetë në përputhje me standardet e reja që do të vendosen së shpejti. Angazhimi ynë për mbrojtjen e klimës dhe ruajtjen e biodiversitetit, ka marrë një mbështetje të fortë nga miqtë tanë shqiptarë".
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama: "Ky është një moment krenarie për vendin tonë. Fakti që nga rrugët tona të asfaltuara po del bar, tregon se ne jemi një tokë me pjellori dhe qëndrueshmëri të madhe. Kjo dëshmon gjithashtu se investimi i qeverisë sonë për rrugë, në dukje, me cilësi të ulët ka qenë i mirëmenduar. Vulëhumburit e opozitës u tallën kur thamë se paratë e fushatës do ja kushtojmë vetëm gjelbërimit. Unë u bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të përqafojnë këtë realitet të ri dhe të fillojnë të mbjellin kopshtet e tyre në mes të rrugëve. Nuk di t'ju them sot nëse pas legalizimit të kanabisit do të lejohet mbjella e mariuanës në rrugë, por ju garantoj se edhe kjo do jetë pjesë e konsultimit kombëtar. Së bashku kemi bërë shumë, por mund të bëjmë akoma edhe më shumë për ta bërë Shqipërinë vendin më të gjelbër në botë nëse shohim Vetëm Përpara”
E ashtuquajtura afera e inceneratorëve nisi në Elbasan...
Kush e ka ndjekur me sa do pak vëmendje mbulimin media...
Përkufizimi i parë i njeriut të pacipë është: ai që flet f...
Ka disa kohë që kreut të foltores i qëllon në debate të th...
Tre javë para datës së votimeve, ende nuk kam mundur të lexo...
Një ditë më parë, u publikua një poster ku shfaqej kan...
Një poster i kandidatit të opozitës për Bashkinë e Tiranës...
Ndërsa për ne shqiptarët dhe një pjese të mirë të njer...
Censura në rrjetet sociale është skemë globale të cilë...
Vendin e baguettes dhe beretave, francezët po e bëjnë ...
Pata mundësinë të lexoja në rrjet një artikull që ngri...
Jetojmë në kohë të çuditshme ku tjetër gjë shohim dhe ...
Duke qënë me nge, nisa të “kullos” nëpër internet. Ha...
Fillimisht u publikua një fotografi nga vendngjarja ku...
I. Shqipëria po ecën ende në mediokritet, në të gjith...
Ndërsa në Shqipëri intelektualët luajnë me shkrepëse, ...
Pse shkon në kishë, kur ti nuk beson në Zot? “Zoti, n...
Isha në një bisedë të këndshme me një mik shumë të mir...
Jemi në një situatë pa zgjidhje, sa kohë që çdo 4 vjet...
Koha e solli që pas 200 vjetësh shkelje dhe grabitje t...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...