Nga Erion Dasho/ A janë blerë artistët?
Në një situatë të paprecedent, këngëtarë dhe artistë të sh...

Premtimi se nëse ju sot vdisni ne do t'ju nderojmë është një e vërtetë tragjike që ngjason me skenat e komedisë "Një baba Tepër", në një qark që i ka ngelur vetëm propaganda, edhe pse ka dy ministra në qeveri.
Ka nisur një përçmim publik për premtimin të kandidatit të opozitës në Libohovë, Adil Xhelili. Premtimi i tij se nëse qytetarët e Libohovës do të votojnë atë dhe në këmbim do të marrin një funeral falas të paguar nga bashkia po shihet si një donkishotizëm në një realitet kontravers ku paguhet 500 euro për të ndjekur finalen e një emisioni në TV.
Libohova, një qytezë në juglindje të Gjirokastrës e shtrirë në këmbët e malit Bureto banohet aktualisht nga rreth 3200 banorë. Emigrimi e ka goditur edhe këtë qytezë e cila do të ofronte shumë më shumë nëse vëmendja lokale dhe qendrore ndër vite do të kishte qenë ndryshe.
Sot, në Libohovë mbizotëron mosha e tretë. Të moshuarit që jetojnë me bujqësi dhe blegtori ose me pensionet dhe ndihmat e fëmijëve janë "jeta" e qytetit. Të rinjtë janë larguar, bashkë me ta edhe premtimet për vende pune apo një qendër urbane që do të gëlonte nga rinia.
Në Libohovë mund të jetë çudi të premtosh "normalen", atë që zhvillon politikën lokale, me pastrim mbetjesh, vende pune, insfrastrukturë dhe projekte strategjike. Premtimi se nëse ju sot vdisni ne do t'ju nderojmë është një e vërtetë tragjike që ngjason me skenat e komedisë "Një baba Tepër", në një qark që i ka ngelur vetëm propaganda, edhe pse ka dy ministra në qeveri.
Të premtosh se do të hapësh vende kur nuk ka punëtorë, se do të asfaltosh rrugë kur nuk ka makina, se do të ndërtosh shkolla kur nuk ka nxënës, se do të japësh kredi të buta kur nuk ka çifte, se do të ndërtosh çerdhe dhe parqe kur nuk ka fëmijë që t'i frekuentojnë ato është hipokrizi. Kjo sot është një e vërtetë e një vendi që po braktiset dita-ditës.
Në Libohovë, nuk mund të premtosh bonus për beben kur çiftet e reja ikin në emigrim, nuk mund t'ju premtosh asgjë atyre që luajnë me jetën në kanalin e La Manshit. Atje mund të premtosh vetëm për fundin e ciklit jetësor. Azile, varreza, zjarrfikëse. Kjo është bota e tyre.
Ky nuk është një premtim kulturor dhe as bamirësi. Është një premtim realist ku në situatën lokale, larg metropolit ku zbrazja ende nuk po ndihet, të moshuarit e gjendur vetëm nuk mund t'ju ofrosh të vizitojnë kalanë e Ali Pashës, për të motrën Shanisha. Për ta kuptuar mjafton të shikosh pamjet e takimeve elektorale. Në këto fotografi nuk ka portrete të gëzuara. Ky është realiteti dhe do të ishte mirë të nisnim ta kuptonim nga pak të gjithë.
Në një situatë të paprecedent, këngëtarë dhe artistë të sh...
Kërcen kryeministri. Kërcen shefi i grupit parlamentar...
33 vite pas përmbysjes komunizmit, fantazma e sovranit...
Analisti Andi Bushati ka qenë dje në të njëjtin panel me S...
Media në Shqipëri nuk është e lirë, se censurë nuk ësh...
Në ditën e lirisë së medias është mbase rasti ideal për të...
Erion Veliaj po i afrohet 14 majit, pa bërë asnjë bila...
Sot lexova diku se Lushnjës nga data 1 maj i hiqet Gjy...
Një malësor vendosi që të martohej, pasi i kishte ardh...
Në Tiranë, ashtu si në të gjithë Shqipërinë, po zhvillohen...
Në 14 maj, qytetarët e Tiranës do kenë përballë dy ofe...
Për të drejtuar një qytet dhe për ta ndryshuar, duhet ta d...
Në asnjë vend të botës, inceneratori nuk shihet si biz...
2023. Prill, prag maji zgjedhjesh lokale. Luan shumë ...
Prej kohësh është zbuluar se truri i njeriut është i p...
Lajmi se mbi rrugën e sapo asfaltuar në një qytet të S...
E ashtuquajtura afera e inceneratorëve nisi në Elbasan...
Kush e ka ndjekur me sa do pak vëmendje mbulimin media...
Përkufizimi i parë i njeriut të pacipë është: ai që flet f...
Ka disa kohë që kreut të foltores i qëllon në debate të th...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Tre persona janë arrestuar në Lezhë pasi morën me forcë në...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...