Të shtënat në Elbasan/ Policia jep detaje për ngjarjen
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...

Një malësor vendosi që të martohej, pasi i kishte ardhur mosha. I fejuar nga familja qysh në djep me një vajzë, shkoi që ta kërkonte dhe zyrtarisht për martesë. Në ceremoninë e zhvilluar me atë rast, në prezencën e dy familjeve, si edhe të mblesëve, babai i vajzës, së bashku me pajën i dha edhe një fishek të mbështjellë me një shami. Ishte “fisheku në pajë”. Me këtë fishek dhëndri fitonte pushtet të plotë ndaj vajzës së tyre dhe gruas së tij të ardhshme. Me këtë fishek ai kishte të drejtën absolute që ta vriste nëse gruaja i kthente fjalën, nëse e tradhtonte, nëse...
Po me këtë fishek dhëndri malësor kishte të drejtën që ta vriste gruan e tij qysh natën e parë të martesës, nëse nuk e gjente të virgjër. Dhe, megjithëse prindërit dhe familja e vajzës ishin të bindur se vajza e tyre as nuk do t’i kthente fjalën dhëndrit, as nuk do ta tradhtonte në të ardhmen, pasi, sipas zakonit do të ishte e mbyllur në shtëpi dhe kudo që do të shkonte do të ishte e shoqëruar, kishin një merak. Meraku i tyre i vetëm ishte se mos bija e tyre nuk ishte e virgjër natën e parë të martesës. Ndaj edhe pritën me ankth e pa gjumë që dhëndri të varte të nesërmen në mëngjes çarçafin e përgjakur, i cili do të ishte prova më absolute e ndershmërisë së vajzës së tyre.
Pas dasme dhëndri hyri në dhomën ku e priste gruaja e re për të kaluar natën e parë. Me vete kishte marrë edhe pushkën, në të cilën kishte venë fishekun e vjehrrit. Nata e dasmës kaloi dhe asnjë krismë nuk u dëgjua. Të nesërmen në mëngjes, dhëndri vari në frëngjinë e kullës çarçafin e përgjakur. Prindërit e vajzës e panë dhe morën frymë të lehtësuar dhe kalonin në fshat me kokën lart e krenarë.
Por historia nuk mbaron këtu...
Natën e dytë të martesës, ndërsa të gjithë po flinin, në heshtjen e natës nga kulla ku një natë më parë ishte bërë dasma u dëgjua një krismë e thatë dhe e fuqishme. Të gjithë brofën në këmbë të habitur, por edhe të trembur. Nxituan për tek kulla për të mësuar se ç’kishte bërë vaki. Shumë e shpejt e morën vesh se dhëndri i ri kishte vrarë gruan e tij. Babai i tronditur pyeti dhëndrin se përse e vrau nusen e re. Dhe dhëndri me një sinqeritet të paparë iu përgjigj se natën e dytë pas dasmës, nuk e kishte gjetur nusen ashtu siç ishte natën e parë: Të virgjër!...
Kjo histori në formë anekdode po tregohet gjithandej ditët e fundit në Shqipëri, megjithëse këtu e 30 vjet është, në fakt, tragjedi.
Vetëm se cili është dhëndri e cila është nusja, secili nga simpatizantët e militantët e partive politike, apo militarët e tyre, e vendos dhe e emërton sipas dëshirës së vet e bindjeve politike. Për një pjesë jo të vogël të qytetarëve të thjeshtë nuk diskutohet që në të gjitha rastet nusja është populli. Por është edhe një pjesë po kaq e madhe e qytetarëve të thjeshtë shqiptarë, të cilët janë të bindur se nusja nuk është gjë tjetër veçse liderët politikë shqiptarë dhe dhëndri është populli që i vret me votën e tij...
Veçse kësaj here në Shqipëri, qytetarët shqiptarë nuk zihen më as me grushta e as me kallashnikovë për të mbrojtur bindjen e tyre se cila është nusja e cili është dhëndri. Mjaftohen të thonë vetëm argumentet e tyre... (Problemi qëndron, nëse ishin ndonjëherë të virgjër liderët politikë shqiptarë?)
Që të dyja pretendimet më duken të sakta. Personalisht rezervohem të pozicionohem në dilemën se cili është dhëndri e cila është nusja. Gjithsesi thelbi nuk qëndron tek përcaktimi e emërtimi i personazheve, por tek thelbi i kësaj historie-anekdotë, njëkohësisht edhe tragjedi...
Në Tiranë, ashtu si në të gjithë Shqipërinë, po zhvillohen...
Në 14 maj, qytetarët e Tiranës do kenë përballë dy ofe...
Për të drejtuar një qytet dhe për ta ndryshuar, duhet ta d...
Në asnjë vend të botës, inceneratori nuk shihet si biz...
2023. Prill, prag maji zgjedhjesh lokale. Luan shumë ...
Prej kohësh është zbuluar se truri i njeriut është i p...
Lajmi se mbi rrugën e sapo asfaltuar në një qytet të S...
E ashtuquajtura afera e inceneratorëve nisi në Elbasan...
Kush e ka ndjekur me sa do pak vëmendje mbulimin media...
Përkufizimi i parë i njeriut të pacipë është: ai që flet f...
Ka disa kohë që kreut të foltores i qëllon në debate të th...
Tre javë para datës së votimeve, ende nuk kam mundur të lexo...
Një ditë më parë, u publikua një poster ku shfaqej kan...
Një poster i kandidatit të opozitës për Bashkinë e Tiranës...
Ndërsa për ne shqiptarët dhe një pjese të mirë të njer...
Censura në rrjetet sociale është skemë globale të cilë...
Vendin e baguettes dhe beretave, francezët po e bëjnë ...
Pata mundësinë të lexoja në rrjet një artikull që ngri...
Jetojmë në kohë të çuditshme ku tjetër gjë shohim dhe ...
Duke qënë me nge, nisa të “kullos” nëpër internet. Ha...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...