Belindi si Trump
Shumëkush kur sheh titullin që kam përdorur do thotë çfarë...

Ka banalitet të së keqes sipas përkufizimit të Hannah Arendt por ka edhe banalitet të së shëmtuarës. Piramida kësisoj si e kanë katandisur pas këtij rikonstruksioni mund të quhet pa frikë shembulli i këtij banaliteti dhe shëmtisë arkitekturore.
Në fillim donin ta bënin qendër kulturore, pastaj Bibliotekë Kombëtare, mandej Teatër Kombëtar, e Parlament, dhe tani një qendër inovacioni të sajuar, që ka përçudnuar arkitekturën e jashtme e të brendshme të objektit dhe kujtesën historike të qytetit. Një KITSC arkitekturor ngjyra-ngjyra, pa identitet që do të ngrinte nga varri edhe dy arkitektët e saj Klement Kolanecin dhe Vladimir Bregun.
Ky i fundit që projektoi edhe Pallatin e Kongreseve u nda nga jeta disa javë më parë me pengun se askush nuk i mori ndonjë mendim për “fëmijën” e tij para se ta shndërronte në një karagjozllëk bojnash e formash, si lego të miturish.
Po ky është “kitsch-i” i Ramës, që siç e ka thënë Fatos Lubonja kërkon t’u ofrojë shqiptarëve një tjetër imazh skenik nga forma, por edhe ky pa lidhje me historinë, kontekstin e territorit dhe jetën e vërtetë të njerëzve. Një projekt ku gjen ambicien delirante të pushtetarit për të krijuar një identitet të ri të kryeqytetit që dominon mbi identitetet e vjetër duke i margjinalizuar ata.
Në fillim të 2010-ës pati një debat të gjerë për ish mauzoleun e diktatorit që pati rekordin si muzeu më jetëshkurtër në botë, përuruar tetor 88 - mbyllur dhjetor 90. Kundër prishjes dhe tjetërsimit u përfshinë shumë emra të arkitekturës, medies, politikës, shoqërisë civile, letrave, historisë. Njerëz që u dhimbsej shkatërrimi i historisë dhe kujtesë e që mjerisht sot nuk kanë thënë gjysmë fjale për shndërrimin në paçavurue ( paçka se merr çmime arkitekturore ) të një tjetër godine simbol që mund të ishte shndërruar në muze të diktaturës.
Por siç po dëshmojnë me betonizimi e çdo gjurme të së shkuarës, talebanët e kujtesës nuk kanë respekt për të kaluarën e kryeqytetit andaj nuk prodhojnë dot histori dhe të ardhme. Maksimumi po vjedhin e plaçkisin atë që na kanë lënë paraardhësit tanë. Mjerisht, si ka qenë Tirana do të shihet veç në foto dhe dokumentarë.
Piramida është pllaçkitja, tallja, tallavaizimi me historinë dhe të shkuarën tonë në një qytet që dita ditës shkatërrohet, për ta lënë pa memorje, si një spital psikiatrik.
Shumëkush kur sheh titullin që kam përdorur do thotë çfarë...
Premtimi se nëse ju sot vdisni ne do t'ju nderojmë është n...
Në një situatë të paprecedent, këngëtarë dhe artistë të sh...
Kërcen kryeministri. Kërcen shefi i grupit parlamentar...
33 vite pas përmbysjes komunizmit, fantazma e sovranit...
Analisti Andi Bushati ka qenë dje në të njëjtin panel me S...
Media në Shqipëri nuk është e lirë, se censurë nuk ësh...
Në ditën e lirisë së medias është mbase rasti ideal për të...
Erion Veliaj po i afrohet 14 majit, pa bërë asnjë bila...
Sot lexova diku se Lushnjës nga data 1 maj i hiqet Gjy...
Një malësor vendosi që të martohej, pasi i kishte ardh...
Në Tiranë, ashtu si në të gjithë Shqipërinë, po zhvillohen...
Në 14 maj, qytetarët e Tiranës do kenë përballë dy ofe...
Për të drejtuar një qytet dhe për ta ndryshuar, duhet ta d...
Në asnjë vend të botës, inceneratori nuk shihet si biz...
2023. Prill, prag maji zgjedhjesh lokale. Luan shumë ...
Prej kohësh është zbuluar se truri i njeriut është i p...
Lajmi se mbi rrugën e sapo asfaltuar në një qytet të S...
E ashtuquajtura afera e inceneratorëve nisi në Elbasan...
Kush e ka ndjekur me sa do pak vëmendje mbulimin media...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Tre persona janë arrestuar në Lezhë pasi morën me forcë në...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...