Kinë, semafor për devetë në shkretëtirë
Është një nga çuditë e shumta që mund të ndodhin veçse...

Në luftën e Dytë botërore, një skuadër ushtarësh amerikanë zbarkuan në Normandi me misionin që të nxirrnin nga fushëbeteja ushtarin me emrin Rajan. Arsyeja, atij i ishin vrarë vëllezërit në front. Misionin konsistonte në faktin që të mos shuhej një familje amerikane. Kjo bëri që më pas të ndryshoheshin edhe disa rregulla në lidhje me shërbimin ushtarak. Të gjithë këtë histori e keni në filmin ''Shpetoni ushtarin Rajan'' 1998.
E njëjta gjë po ndodh me qytetin e Lushnjës, një emër i madh që po asgjësohet publikisht. Armiku publik i saj është pikërisht kryeministri i vendit, një librazhdas i deleguar me emrin Taulant Balla, i cili ha fasule në poçe vatre, byrekët e Met Çelës dhe asgjëson ditë më ditë institucionet e qytetit të korifejve të artit shqiptar.
Eshtë një lloj Popoviçi që ka zbarkuar për të instruktuar pushtetin lokal në varjen publike dhe të paralajmëruar. Ka arritur deri aty sa delegon trajnerë futbolli për një klub që daton themelimin që nga viti 1927. Kur fare mirë ky klub futbolli disponon 100% shkollën e vet nga familje të nderuara të Lushnjës.
Në vend që ta privatizojnë, e mbajnë nën sqetull dhe delegojnë trajnerë. Ky është qyteti i dy kongreseve të mëdha, atij Arsimor dhe Kongresit Kombëtar në vjeshtën dhe dimrin e vitit 1920, i cili prodhoi një qeveri më demokratike sesa kjo e sotmja, duke pasur si mbikëqyrës një Këshill të lartë Regjence në vend të një Presidenti kukull. Është qyteti me 3 deputetëve socialiste dhe një demokrat që po publikisht janë fajtorë në këtë asgjesim publik sa sot një teatër i tërë nuk u kthye dot në akademi kulture, sikur edhe Biblioteka publike nuk afron dot asnjë promovim vjetor edhe pse ka emra plumb të rëndë autorësh me njohje kombëtare.
Madje ta thonë emrin me zë të ulët. Pa përmendur asgjësimin total të galerive të pikturës ku edhe këtu ka emra po plumb të rëndë. Megjithëse udhëkryq shqiptar platforma e stacionit të trenit as pret dhe as përcjell njëri, ashtu sikur edhe shkollat profesionale që dikur prisnin studentë deri nga Maqellara apo Konispoli, sot janë objekte të bjerruara që ndofta asnjë deputet nuk i di se edhe ku ndodhen. Nuk dua të përmend Institutin bujqësor se e kam përmendur shpesh vrasjen publike të tij.
Ka sot 3 deputetë socialistë, por që nuk duken asgjëkundi. Ushtrojnë vetëm detyrën e patronazhistëve dhe pavarësisht varjes publike të qytetit flasin me gojën e asgjësuesit. Lushnja që ka nevojë për rrugë rurale, për impiante riciklimi, është e dorës së dytë. Kjo treshe merret me sherrin Rama, Berisha, Meta. Në fakt lushnjarëve nuk u hyn në punë fare kjo, se asnjëri syresh nuk është lushnjar.
Mirëpo treshja flet për 'non grata'-t. Pavarësisht se qyteti që prodhon tonelata perime, fruta, foragjere, mbytet nga specat e Maqedonisë. Pashë në një kronikë televizie ("Vizionplus") kryetarja aktuale e bashkisë as dy llafe nuk dinte të lidhte. Madje në ato që tha, falënderoi dhjetë herë qeverinë për ndihmat financiare që i dha në ndërtimin e ca tendave të ashtuqujtura Treg Fruta-Perime.
Zot na ruaj, një qytetare e parë që nuk ka kuptuar se investimi publik lokal është e drejtë po lokale dhe jo qeveritare. Parisin, Romën, New York-un nuk i kanë bërë qeveritë kombëtare, por ato lokale. O ushtarë të verbër dhe të paaftë të djersës suaj. Qeveritë dhe nëse u japin, u japin mbrapsht lekun tuaj.
Lushnjarë shpëtojeni Lushnjën. Madje ngulni këmbë të votojmë edhe ne që jemi larg. Për një "show" publik si "Big Brother" ishte fare e kollajshme që shqiptarët të votonin nga ishin e ku nuk ishin, për votën politike kjo është një herezi. Shpëtoni qytetin tuaj nga varja publike e Edi Ramës dhe Taulant Ballës. Përpara se të doni politikanët e qendrës, duajini veten, respektoni veten, shtëpinë tuaj, traditën, sojin. Lushnja nuk është as Edi Ramës as Taulantit, është juaja.
Është një nga çuditë e shumta që mund të ndodhin veçse...
Kasta e showbizit shqiptar është ai qerthull njerëzish që ...
Po u kthyem prapa do të thotë që në krye të vendit të ...
E para, nuk ka pse të bëhet debat, kur prej 30 vjetësh...
Ai është Luiz Ejlli, një shkodran tipik, i talentuar d...
53 vite më parë kam lindur në Vlorë. Im atë kishte ga...
Nadia iu përgjigj tëk-fëk pyetjeve të para të mbesës: ...
Kopshti prej guri është një nga format më unike në botë të...
Fort të nderum shqyptarët e mi, Në datën e lindjes si...
Fushata e gërditshme e Erion Veliajt për të vënë në rr...
Ka banalitet të së keqes sipas përkufizimit të Hannah Aren...
Shumëkush kur sheh titullin që kam përdorur do thotë çfarë...
Premtimi se nëse ju sot vdisni ne do t'ju nderojmë është n...
Në një situatë të paprecedent, këngëtarë dhe artistë të sh...
Kërcen kryeministri. Kërcen shefi i grupit parlamentar...
33 vite pas përmbysjes komunizmit, fantazma e sovranit...
Analisti Andi Bushati ka qenë dje në të njëjtin panel me S...
Media në Shqipëri nuk është e lirë, se censurë nuk ësh...
Në ditën e lirisë së medias është mbase rasti ideal për të...
Erion Veliaj po i afrohet 14 majit, pa bërë asnjë bila...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...