Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Sipari i zgjedhjeve vendore u mbyll dhe rezultatet po tregojnë një humbje dërrmuese për Sali Berishën.
Nuk flas për kandidatët e tij, sepse nuk besoj se për ta kishte kush pritshmëri. Flas për rënien pikiatë të pjesëmarrjes në votim, e cila ishte masivisht kundër Berishës dhe Metës. Aq e madhe sa ishte nuk e quan dot refuzim, është përbuzje, përbuzje historike. Është poshtërim.
Refuzimi u ndie në fushatë te braktisja që demokratët u bënë mitingjeve të Berishës, u ndie te destabilizimi i tij i turpshëm dhe shpifarak, kur sajonte histori haluçinante me “shërbime sekrete” dhe “përgjime”, apo kur u kërrciste dhëmbët institucioneve, a thua se e merrte kush seriozisht, u ndie kur shpiku skenarë me “manipulim” makinash votimi.
Por përbuzjen historike nuk e parashikonte kush. Populli është gjyqtar i mahnitshëm. E provon këtë sa herë historia e nxjerr në udhëkryq.
Në këto zgjedhje dilema ishte shumë e fortë, më e forta që mund t’i jepet një populli për zgjedhje: të votëbesonte një qeverisje të krimbur, apo të mbështeste një alternativë të konsumuar, një antialternativë.
Një qeverisje e krimbur do të thotë katër vjet të tjera i njëjti avaz, një alternativë e konsumuar do të thotë vdekje e opozitës, asgjësim afatgjatë i shpresës, hipotekim i pushtetit për dekada.
Braktisja poshtëruese e Berishës (dhe Metës) është fara që zgjedhësit shqiptarë hodhën për rrotacionin e pushtetit.
Mesazhi është i qartë dhe i padiskutueshëm: hiqni qafe Berishën, nëse doni t’ju votëbesojmë! Jo më kot lajtmotivi i opinionistëve mbrëmë ishte “i mbyturi të mbyt”.
Mesazhi i popullit duhet vënë vath në vesh. Por kjo bëhet nëse demokratët refuzojnë me përbuzje të gjitha thirrjet që vijnë për bashkim. Thirrjet i bëjnë mercenarët e Berishës. I bëjnë për ta shpëtuar Berishën edhe një herë nga katastrofa pa kthim.
Nëse duam t’i tregojmë popullit shqiptar se kemi nxënë nga mësimi që na dha populli me këtë votim duhet që si demokratë t’i tregojmë vendin Berishës, pa mëdyshje dhe publikisht, aq sa të mos ketë më njeri dyshime se PD e përbuz Berishën siç e përbuzin shqiptarët, se modeli i tij politik nuk do zërë më kurrë rrënjë në PD, se antiberishizmi për PD do jetë vlerë po aq e rëndësishme, po aq e vyer sa antienverizmi.
PD duhet të damkosë Berishën si antidemokrat dhe çdo dishepull të tij si të infiltruar. Këtu fillon mësimi, këtu ndërron faqe historia./ CNA.al
Shumë e kanë quajtur shëmbjen, si dështim të atyre që e mb...
Nuk është hera e parë, as edhe e fundit që gënjejnë me ina...
Në luftën e Dytë botërore, një skuadër ushtarësh ameri...
Është një nga çuditë e shumta që mund të ndodhin veçse...
Kasta e showbizit shqiptar është ai qerthull njerëzish që ...
Po u kthyem prapa do të thotë që në krye të vendit të ...
E para, nuk ka pse të bëhet debat, kur prej 30 vjetësh...
Ai është Luiz Ejlli, një shkodran tipik, i talentuar d...
53 vite më parë kam lindur në Vlorë. Im atë kishte ga...
Nadia iu përgjigj tëk-fëk pyetjeve të para të mbesës: ...
Kopshti prej guri është një nga format më unike në botë të...
Fort të nderum shqyptarët e mi, Në datën e lindjes si...
Fushata e gërditshme e Erion Veliajt për të vënë në rr...
Ka banalitet të së keqes sipas përkufizimit të Hannah Aren...
Shumëkush kur sheh titullin që kam përdorur do thotë çfarë...
Premtimi se nëse ju sot vdisni ne do t'ju nderojmë është n...
Në një situatë të paprecedent, këngëtarë dhe artistë të sh...
Kërcen kryeministri. Kërcen shefi i grupit parlamentar...
33 vite pas përmbysjes komunizmit, fantazma e sovranit...
Analisti Andi Bushati ka qenë dje në të njëjtin panel me S...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...