web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Kamikazët e korrupsionit”, palë me Veliajn kundër SPAK-ut

Listës së “kamikazëve” të kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, Erion Veliaj, i është shtuar ish-prokurori i shkarkuar nga vetingu, Ervin Karanxha, dhe avokati i dënuar për mashtrim, Arben Llangozi. Këta “kamikazë”, mercenarë dhe ushtarë të Erion Veliajt me shoqatën "Asocacioni Kombëtar i Medias dhe Drejtësisë", nën firmën e Gjergj Zefit, kanë çuar në Gjykatën Administrative një kërkesë për t'u përfshirë si palë në lidhje me padinë e bërë nga Erion Veliaj ndaj prokurorit të SPAK-ut, Ols Dado. Ata kanë sajuar një histori me 21 janarin e vitit 2011 për të dalë kundër prokurorit Ols Dado në çështjen me Erion Veliajn. Ervin Karanxha pretendon se inatet i ka me Ols Dadon, pasi ky nuk e ka ndihmuar të kalojë vetingun dhe duket që çështja të jetë komplet një inat personal, që është kanalizuar nga lëvizjet e Erion Veliajt nëpërmjet Gjergj Zefit dhe portaleve të tjera të gjobaxhinjve dhe të paguara nga paratë e inceneratorëve, aferave, skandaleve korruptive në Shqipëri që të vërsulen kundër SPAK-ut. Së bashku me avokatin e dënuar për mashtrim, Arben Llangozi, dhe Gjergj Zefin, bëjnë një treshe për të qëndruar përballë Ols Dados dhe për t'u marrë me inatet e tyre personale. CNA ka treguar me fakte se si Erion Veliaj po e bën luftën ndaj SPAK-ut në SHBA, në Kongres, në Senat, te Departamenti i Drejtësisë, tek OPDAT, në mediat në Europë, aty përdoren avokatë dhe lobistë të huaj. Erion Veliaj ka përdorur gazetarët e familjes së tij dhe mediat e paguara nga inceneratorët për të sulmuar drejtësinë, SPAK-un, prokurorët e gjyqtarët. Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës ka lobuar dhe ka angazhuar të tretë, shkrime në mediat ndërkombëtare, të analizuara si një sulm ndaj drejtësisë. Erion Veliaj dhe vëllai i tij, Arbër Veliaj, kanë lobuar 430 mijë dollarë kundër SPAK-ut. Përpos të gjitha fakteve dhe skemave të zbërthyera, sulmet ndaj drejtësisë, SPAK-ut, prokurorëve dhe gjyqtarëve vijojnë ndërsa në njërën anë kemi një kryebashkiak të arrestuar që shkon me skema dhe skenarë në Gjykatën Administrative për padinë qesharake ndaj prokurorit dhe nga ana tjetër kemi një kryebashkiak frikacak që nuk shkon në GJKKO, atje ku presin faktet dhe provat, 13 akuzat e ngritura për 5 vepra penale.

4 artikuj për këtë temë.

5 ORE ME PARE

Pse Erion Veliaj shtyn të gjitha gjyqet pafundësisht?

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, vazhdon të mos shkojë në Gjykatën e Posaçme ku ka 13 akuza për 5 vepra të rënda penale të ngritura nga SPAK-u, ndërkohë që është në hetim për një fraksion të dosjes së tij. Por edhe pse nuk shkon në GJKKO, Veliaj paraqitet në Gjykatën Administrative për një padi që ka bërë kundër prokurorit Ols Dado.

Një padi që nuk e bëri askush kur Ols Dado është emëruar në detyrë, një ankimim që askush, përfshirë dhe Erion Veliajn, nuk e ka bërë gjatë kohës që Ols Dado ka kaluar vetingun. Me broçkulla të llojit ?nuk është magjistrat?, kur në fakt më shumë se gjysma e prokurorëve në Shqipëri nuk kanë qenë magjistratë dhe me çdo lloj gënjeshtre përpiqen që të ngrenë kauza sa në Gjykatën Administrative, duke mos u paraqitur në GJKKO thjesht dhe vetëm për të vazhduar një lojë që Erion Veliaj di ta luajë dhe është ?mjeshtër?. 

Lojë që e ka filluar herët që me famozen Griselda, bashkëshorten e ish-kryebashkiakut të Kavajës të asaj kohe, ku mashtroi tërë Europën. (LEXO KETU)

Tani e vazhdon punën e tij me propagandë, me shkrime, me lobime 430 mijë dollarëshe, me materiale propagandistike. Erion Veliaj kujton se çështja penale është një strategji marketingu, një strategji mediatike, është një luftë me opinionin publik se kush fiton.

Në fakt, tek ai nuk ka kush të fitojë në opinionin publik dhe opinioni publik nuk ka çfarë të humbasë me Erion Veliajn. Ai e ka problemin me drejtësinë penale dhe pavarësisht se i vërsulet vetëm Ols Dados, ka edhe një prokuror tjetër të hekurt që ka reputacionin më të madh ndoshta të një njeriu sot në Shqipëri pas demokracisë që emrin e ka Altin Dumani. Ndaj dhe Erion Veliaj ka zgjedhur mënyrën e propagandës, që siç duket nuk shkon në gjykata se nuk do të gjykohet në asnjë rast. Në GJKKO ka gjetur justifikimin e kafazit në administrative shkon dhe bën teatër.

Ne si CNA ia kemi treguar edhe vendimin e Gjykatës së Strasburgut në lidhje me kafazin që pretendon.

"Kamikazët" palë me Veliajn kundër SPAK-ut

Nga ana tjetër, një ditë më parë në Gjykatën Administrative kërkoi shtyrjen e seancës se donte të njihej me materialin e një shoqate të bërë nga një avokat mashtrues dhe një prokuror i korruptuar, shkarkuar nga vetingu. Këta kanë përdorur firmën e një gazetari dhe duan ta kenë këtë shoqatë si presion të hapur ndaj drejtësisë dhe tashmë e nxorën fytyrën edhe përballë qytetarëve.

Një shoqatë që u duk se u themelua nga gazetarë profesionistë dhe do të shërbente në mbrojtje të misionit dhe profesionit të tyre. Por në fakt mesa duket ajo është një shoqatë që u krijua, ku një tufë bashibuzukësh të pa din e të pa iman e përdorin për interesat e tyre personale dhe shkojnë edhe te pazaret e Erion Veliajt, përfshirë edhe ata që paguhen me para me thasë për të mbrojtur inceneratorët e famshëm apo ata që mbrojnë dhe shqetësohen për korrupsionin e zyrtarëve të arrestuar të Edi Ramës.

Shoqata sot doli zbuluar. U kuptua që ishte një material i porositur dhe Erion Veliaj që kërkon të mos gjykohet kurrë. Pasi i futi një dorë broçkulla avokati i tij, i pandehuri i SPAK-ut, Plarent Ndreca, u kërkua që të njihej me kërkesën e bërë nga shoqata.

Pra, vetë e porosisin kërkesën, e çojnë në gjykatë e pastaj kërkojnë të njihen me këtë kërkesë. Se çfarë ka bërë kjo shoqatë, e cila paska halle të mëdha që duhet t?i shkonte deri në fund për të vënë në vend drejtësinë.

E vërteta vonon, por nuk harron.

Padia është bërë nga një ish-prokuror i shkarkuar për korrupsion për çështje inatesh personale, një avokat i dytë, i cili është një ish-magazinier i dënuar për mashtrim. Janë mbledhur të gjithë bashkë për të bërë një betejë kundër prokurorit Ols Dado që së bashku me Altin Dumanin kanë ngritur 13 akuza ndaj Erion Veliajt.

Këta të gjithë janë shqetësuar për drejtësinë, por në fakt hallin e kanë të godasin Ols Dadon se drejtësia nuk është në terezi meqë ka arrestuar Erion Veliajn. Duhej ta linte jashtë, të vazhdonte qyfyret, të prishte provat siç u kap në flagrancë Klotilda Bushka apo të vazhdonte të firmoste në bashki qindra miliona lekë për gruan e tij dhe OJF-të e saj.

Këta janë ata që duan drejtësi dhe luftë ndaj korrupsionit. Nuk ka nevojë për shumë sepse me një veprim kuptohen. Po dalin të gjithë një e nga një, kush e kush më zbuluar, por që janë të gjithë një grup. Dhe një shoqatë që u pretendua se u bë në emër të gazetarëve, nuk ka zhvilluar as mbledhje kryesie, as mbledhje bordi, as ka mbledhur ndonjë strukturë drejtuese që të diskutojë nëse duhet bërë apo jo kjo.

Në vend të kësaj kanë marrë firmën e kryetarit dhe e kanë hedhur atje. Kanë marrë letrat dhe i kanë çuar siç i ka kërkuar Erion Veliaj që tani kërkon të njihet me to. Kaq e thjeshtë është e gjithë historia e një shoqate që lindi, por nuk jetoi dot. Lindi si shoqatë për të mbrojtur gazetarët, por përfundoi si jashtëqitje e një kryebashkiaku me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale.

Po të ishte burrë përballej me drejtësinë, në fund e zgjedh vetë çfarë do të jesh./CNA

 

1 DITE ME PARE

Zbulohet "kamikazi" tjetër kundër SPAK-ut/ Ish-prokurori i shkarkuar nga vetingu, palë me Veliajn

Ish-prokurori i shkarkuar nga vetingu, Ervin Karanxha, është njeriu që së bashku me Arben Llangozin dhe me shoqatën mediatike Shoqata "Asocacioni Kombëtar i Medias dhe Drejtësisë", nën firmën e Gjergj Zefit, kanë çuar në Gjykatën Administrative një kërkesë për t'u përfshirë si palë në lidhje me padinë e bërë nga Erion Veliaj ndaj prokurorit të SPAK-ut, Ols Dado.

Duket se jo pa qëllim kanë sajuar një histori me 21 janarin e vitit 2011. Pra, u kujtuan pas 15 vjetësh Ervin Karanxha dhe shokët e tij, njëri i dënuar për mashtrim, dikur magazinier dhe vetë ish-prokuror që mbushi dynjanë dhe mediat se kishte bërë ADN-në e fëmijës së tij, që është shkarkuar nga vetingu së bashku me bashkëshorten si të papërshtatshëm me probleme me pasurinë e tyre.

Tani shkojnë të përballen me prokurorin Ols Dado. Ervin Karanxha pretendon se inatet i ka me Ols Dadon, pasi ky nuk e ka ndihmuar të kalojë vetingun dhe duket që çështja të jetë komplet një inat personal, që është kanalizuar nga lëvizjet e Erion Veliajt nëpërmjet Gjergj Zefit dhe portaleve të tjera të gjobaxhinjve dhe të paguara nga paratë e inceneratorëve, aferave, skandaleve korruptive në Shqipëri që të vërsulen kundër SPAK-ut.

Pas Arben Llangozit, të dënuar si mashtrues, qëndron edhe Ervin Karanxha, një tjetër skandaloz i përjashtuar nga drejtësia nëpërmjet vetingut si i korruptuar së bashku me bashkëshorten e tij. Dhe tashmë së bashku përdorin firmën e Gjergj Zefit dhe shkojnë në Gjykatën Administrative për t'u vënë në krah të Erion Veliajt.

Kuptohet që Ervin Karanxha ka një çështje inati personal ndoshta me prokurorin Ols Dado, por së bashku me Arben Llangozin dhe Gjergj Zefin bëjnë një treshe për të qëndruar përballë Ols Dados dhe për t'u marrë me inatet e tyre personale. Kur në fakt, beteja më e madhe është beteja e luftës kundër korrupsionit dhe beteja kundër korrupsionit nuk fillon dhe nuk mbaron te gjynahqarët që merr në mbrojtje dhe i marrin lekë Llangozi dhe Karanxha. Por te zyrtarët e lartë të korruptuar, tek ata që duhen denoncuar të parët.

Erion Veliaj është një zyrtar me 13 akuza. Lufta që bëhet ndaj SPAK-ut nga Erion Veliaj fillon në SHBA, në Kongres, në Senat, te Departamenti i Drejtësisë, tek OPDAT, në mediat në Europë, aty përdoren avokatë dhe lobistë të huaj. Në Shqipëri, kanë mediat e pushtetit të Karlos, Meros, kanë prokurorë e gjyqtarë të shkarkuar nga vetingu, janë Fane, tani del edhe ndonjë shoqatë që e përdorin një mashtrues një i shkarkuar për korrupsion si kazmë kundër SPAK-ut dhe përdorin kë t'iu dalë përpara. Sa paguhen nga Veliaj këtë ende s'e dimë, por mercenarët pa pagesë nuk punojnë.

Është një betejë e një njeriu të akuzuar për korrupsion për t'i shpëtuar drejtësisë dhe këtu ai ka dhe bashkëpunëtorët e tij. Që nga prokurorë të shkarkuar nga vetingu si të korruptuar, që nga avokatë, ish-magazinierë dhe mashtrues të dënuar ose jo, kjo ka pak vlerë sepse janë thjesht një bandë e përbashkët kundër SPAK-ut në mbrojtje të korrupsionit./CNA

1 DITE ME PARE

Një avokat i dënuar si mashtrues, në krah të Veliajt kundër SPAK-ut

I dënuari për mashtrim, avokati Arben Llangozi, në emër të gjoja një shoqate, përmes së cilës përdoren turpërisht media dhe gazetarë, i është drejtuar Gjykatës Administrative për t'u përfshirë në çështjen e padisë që Erion Veliaj ka bërë ndaj prokurorit të SPAK-ut, Ols Dado.

“Kamikazët e korrupsionit”, palë me Veliajn kundër
Në foto, avokati Arben Llangozi

Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, nuk ka depozituar thjesht një kallëzim penal ndaj një prokurori për emërtimin e tij, për arsye se ka ndonjë problematikë ligjore që e ka shqetësuar. Dado është emëruar si prokuror shumë vite më parë, ka kaluar dhe vetingun dhe Veliaj nuk pati asnjë shqetësim deri atëherë.

Por pikërisht në momentin që u arrestua dhe u kryen hetimet, Veliaj filloi sulme nga më të ndryshmet nëpër portale, media, përmes marionetave të tij, pseudoanalistë dhe gjobëvënës, ndërsa nga ana tjetër shkon dhe bën ‘show’ në Gjykatën Administrative, me një avokat të dënuar si mashtrues me vendim që është lënë në fuqi nga Gjykata e Lartë.

Shkon bën ‘show’, teatër, puthet me aktorë. ‘Triumf’ i madh i Veliajt se i shkojnë disa blogerë dhe influencera! Këta të fundit, dalin më pas kundër Ramës në protestën për flamingot. Ndërsa në SPAK, atje ku vërtet duhet të përballet me akuzat penale, Veliaj nuk shkon.

Nga ana tjetër, qindra mijëra dollarë derdhen “lumë” në SHBA, në Departamentin e Drejtësisë, ku dërgohen raporte kundër SPAK-ut, që janë në emër të “persekutimit” që i bëhet Veliajt, ndërkohë që Reformën në Drejtësi e ka votuar Partia Socialiste e Veliajt, që është prej 13 vitesh në pushtet.

Veprimet e fundit tregojnë dëshpërimin ku ka përfunduar Erion Veliaj dhe lidhjet e tij edhe mediatike, të cilat nëpërmjet avokatëve të dënuar për mashtrim kërkojnë të shpëtojnë fytyrën e kryebashkiakun ndaj të cilit rëndojnë 13 akuza për 5 vepra të rënda penale./CNA

 

 

 

1 DITE ME PARE

FAKTET-Veliaj, 430 mijë dollarë lobim kundër SPAK-ut dhe drejtësisë

Në janar të vitit 2026, CNA publikoi një sërë dokumentesh dhe faktesh që tregonin se si kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj, dhe vëllai i tij, Arbër Veliaj, kanë paguar 220 mijë dollarë lobim në SHBA kundër drejtësisë në Shqipëri me drejtim qëndrime kundër SPAK-ut dhe prokurorit të çështjes, Ols Dado.

Dokumentet e publikuara tregonin deklarimet e kompanisë lobiste “Kasowitz LLP”, dorëzuar në FARA, pranë Departamentit të Drejtësisë në SHBA, ku thuhej se vlera e paguar nga Erion dhe Arbër Veliaj për lobim në SHBA, kapte shifrën prej 219,945 eurosh, pra rreth 220 mijë dollarë, një shumë që ishte kryer si pagesë në 5 këste.

“Kamikazët e korrupsionit”, palë me Veliajn kundër

Pagesat janë bërë me qëllimin për të kontaktuar dhe komunikuar me kongresmenë, senatorë dhe media për publikime të ndryshme për rastin e Erion dhe Arbër Veliajt.

Por përveç lobimit, dokumentet treguan edhe një letër drejtuar Senatorit Amerikan, Durbin, ku kompania lobiste theksonte se personeli i SPAK-ut që është përfshirë në çështjen e hetimit të Veliajt është në konflikt.

Në dokument thuhej se prokurori Ols Dado është një anëtar aktiv i partisë autoritare opozitare, zhvillues pronash, si dhe theksohej se Erionit i ishte caktuar një gjyqtar me lidhje të forta me PD-në.

“Kamikazët e korrupsionit”, palë me Veliajn kundër

Këto janë mashtrime të zbuluara njëra pas tjetrës, të zbërthyera nga CNA, pasi as Veliaj dhe as ushtria e tij që e mbron nuk kanë mundur të publikojnë një dokument të vetëm që tregon se Ols Dado ka kërkuar të bëjë një shtesë apo të modifikojë pronën e tij dhe dokumentin që atij i është refuzuar ky veprim, ndërsa vendimet për qëndrimin e tij në arrest me burg kanë kaluar në çdo nivel gjykate në Shqipëri.

Po ashtu, në këtë raport u zbuluan se janë shkrimet e Mero Bazes, Ylli Manjanit, Halit Valterit që çohen si raporte në mediat amerikane për lirinë e Erion Veliajt.

Erion dhe Arbër Veliaj kanë lobuar në SHBA duke paguar 220 mijë dollarë për të fabrikuar gënjeshtra dhe për të mashtruar publikisht, duke hedhur baltë mbi prokurorët, gjyqtarët, drejtësinë dhe SPAK-un.

Fushata e re e sulmit sërish mbi SPAK-un

Erion dhe Arbër Veliaj kanë lobuar sërish kundër SPAK-ut.

Sipas “Birn”, është paguar një tjetër shumë prej 210 mijë dollarësh nga tetori 2025 deri në mars 2026.

Sipas dokumenteve të depozituara në Departamentin Amerikan të Drejtësisë, FARA, pagesat janë kryer nga vëllai i kryebashkiakut të Tiranës, Arbër Veliaj.

“Kamikazët e korrupsionit”, palë me Veliajn kundër

Sipas “Birn”, më 17 shkurt të këtij viti, studioja ligjore amerikane “Kasowitz Benson Torres” i shkroi zyrës së OPDAT në Departamentin e Drejtësisë në SHBA për të kërkuar një takim për llogari të Erion dhe Arbër Veliajt.

Ky e-mail, i deklaruar së fundmi si pjesë e dokumenteve të depozituara në Zyrën e Agjentëve të Huaj në Departamentin Amerikan të Drejtësisë, FARA, u pasua me një të dytë më 19 shkurt.

Sipas “Birn”, dokumentet dëshmojnë se fushata e lobimit të Veliajt në SHBA u zgjerua, duke shënjestruar, përpos figurave politike, senatorëve dhe kongresmenëve apo organizatave të të drejtave të njeriut, edhe Zyrën për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin e Prokurorëve Jashtë Vendit, OPDAT, si dhe pjesë të Departamentit të Drejtësisë apo institucione amerikane që mbështesin me trajnime dhe financime SPAK-un.

“Kamikazët e korrupsionit”, palë me Veliajn kundër

Sipas dokumenteve nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, rezulton se Veliaj ka shpenzuar rreth 430 mijë dollarë që prej 21 gushtit të vitit të kaluar deri në momentin e deklarimit të dytë në 19 shkurt. Shuma, me shumë gjasa, do të rritet dhe lobimi në SHBA do të vazhdojë.

Sipas dokumenteve të depozituara në Departamentin Amerikan të Drejtësisë, FARA, pagesat janë kryer nga vëllai i kryebashkiakut të Tiranës, Arbër Veliaj.

Avokatët e Veliajt mësyjnë OPDAT

E pyetur për komunikimet me OPDAT-in dhe aktivitetin e lobimit në Shtetet e Bashkuara, zyra avokatore amerikane e Erion Veliajt tha se kontaktet me këtë institucion lidhen me rolin që OPDAT ka luajtur në krijimin dhe mbështetjen e SPAK-ut, ndërsa argumentoi se aktivitetet e ndërmarra në SHBA janë të ligjshme dhe synojnë të mbrojnë të drejtat e klientit të tij.

“Siç e kemi bërë të qartë në letrën tonë drejtuar OPDAT-it, duke pasur parasysh kontributin themelor të këtij institucioni në krijimin e SPAK-ut dhe rolin e tij në reformën në drejtësi të ndërmarrë në kuadër të procesit të integrimit europian të Shqipërisë, ne besojmë se shqetësimet tona mbi përdorimin e paraburgimit nga SPAK-u për qëllime që i konsiderojmë të paligjshme dhe të motivuara politikisht meritojnë vëmendjen dhe reagimin e OPDAT-it,” tha “Kasowitz Benson Torres”.

“Kamikazët e korrupsionit”, palë me Veliajn kundër

Aktivitetet lobuese të kryebashkiakut Veliaj janë një formë e ligjshme e shprehjes dhe e mbrojtjes së interesave të tij, veçanërisht në një proces që ngre pikëpyetje mbi integritetin dhe drejtësinë e ndjekjes penale të zhvilluar nga SPAK-u, një institucion që ka marrë dhe vazhdon të marrë mbështetje nga qeveria e Shteteve të Bashkuara”, shtoi ajo.

“Birn” më tej zbulon se studioja amerikane “Kasowitz Benson Torres” ka depozituar së fundmi në FARA një raport të dytë mbi aktivitetin e kryer për llogari të Veliajt, i cili përbëhet kryesisht nga e-maile, takime dhe telefonata drejtuar politikanëve amerikanë dhe kontakteve të tjera ndërkombëtare, si dhe nga shpërndarja e artikujve në mbrojtje të Veliajt.

Tashmë në fushatën e re kundër SPAK-ut kemi një zhvendosje të fokusit të lobimit duke përfshirë ofrimin e informacioneve pranë institucioneve amerikane lidhur me Prokurorinë e Posaçme, SPAK, dhe mbështetjen e saj nga partnerët ndërkombëtarë.

 

Në sulm ndaj SPAK-ut

Sipas formularit të FARA-s, të dorëzuar më 14 maj 2026, firma përfaqësuese “Kasowitz LLP” deklaron se ka “ofruar informacion në lidhje me financimin dhe trajnimin nga SHBA-ja të Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të Shqipërisë, SPAK”.

Pjesë e këtij informimi kanë qenë komunikimet me përfaqësues të legjislativit amerikan dhe Departamentit të Drejtësisë. Dosja zyrtare liston e-maile dhe kërkesa për takim me Zyrën e Zhvillimit, Ndihmës dhe Trajnimit të Prokurorëve Jashtë Vendit, OPDAT, një zyrë e Departamentit të Drejtësisë që mbështet zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri.

Përgjatë muajve janar-mars 2026, firma lobuese ka kontaktuar me e-mail zyrtarë të OPDAT-it, përfshirë drejtorin Gregory Ducot, si dhe zyrtarë të tjerë të Departamentit të Shtetit.

“Kamikazët e korrupsionit”, palë me Veliajn kundër

Shuma prej 209,945 dollarësh, e paguar në tetë këste të ndryshme nga Arbër Veliaj, përkon me zhvillimin e një sërë komunikimesh institucionale.

Dokumenti tregon se firma e lobimit ka kontaktuar stafin e të paktën 15 senatorëve, duke përfshirë Chuck Grassley, Lindsey Graham, Chris Murphy dhe Jeanne Shaheen. Në Dhomën e Përfaqësuesve janë regjistruar kontakte me rreth 19 zyra kongresmenësh. Qëllimi i deklaruar i këtyre komunikimeve, sipas FARA-s, ishte informimi mbi “çështjet e procesit të rregullt ligjor të Erion Veliajt”.

Përveç figurave politike, janë shënjestruar edhe organizata ndërkombëtare të të drejtave të njeriut si “Amnesty International”, “Freedom House”, Komisioni Lantos dhe ekspertë të American Enterprise Institute (AEI), duke shpërndarë materiale që kontestojnë masën e sigurisë ndaj kryebashkiakut.

Lobimi kundër SPAK-ut

Duket qartë se në këto fushata lobimi janë përfshirë institucionet që kanë dhënë asistencën dhe mbështesin SPAK-un e luftën ndaj krimit dhe korrupsionit në Shqipëri. Në fakt, Erion Veliajn nuk e mban në burg SPAK-u, por vendimet e të gjitha niveleve të gjykatave, ku Veliaj është akuzuar për 13 vepra të rënda penale. Kryebashkiaku i Tiranës, i cili ndodhet në qelitë e burgut të Durrësit, mendon se me lobime në SHBA mund të dalësh nga burgu kur je kapur duke prishur provat, kur je kapur duke mashtruar publikisht apo në përgjime me skenarë kundër prokurorëve dhe drejtësisë./CNA





Lajmet e fundit nga