LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I vuri "flakën" me kërcim dhe veshje provokuese/ Aktorja ndan videon nga dasma e Arminës dhe Shkëlzenit

27 Shtator 2022, 15:24, Lifestyle CNA

I vuri "flakën" me kërcim dhe veshje provokuese/ Aktorja

Dasme e Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës ishte padyshim një ndër dasmat më të veçanta të showbizz-it shqiptar. Çifti kurorëzoi dashurinë, pas 10 vitesh lidhje, ndërkohë që edhe pak para se të binte pandemia ata e kishin menduar realizimin e kësaj ceremonie. 

Familjarë, miq, të afërm e dashamirës ishin pjesë e këtij gëzimi familjar. Të gjithë u argëtuan nën ritmet e muzikës së Flor Mumajesit dhe grupit të tij "Three Dots". 

Edhe vetë Armina u shfaq mjaft e hareshme, siç nuk e kishim imagjinuar, pasi ajo e dogji skenën, kur kërceu "vallen e Tropojës". Ajo i "ekzekutoi" hapat me kujdes dhe krijoi një atmosferë mjaft të gëzueshme. 

Sakaq, jo vetëm Armina ishte ajo që e shijoi dasmën, por edhe vetë të ftuarit janë argëtuar pa fund, ku mes të tjerësh ra në sy aktorja Olta Gixhari, e cila veç kërcimit, kishte zgjedhur një veshje mjaft provokative. Nën një fustan të zi pas trupit dhe me dantellë të tejdukshme anash, Olta shfaqet duke kërcyer vetëm në një cep të pistës së kërcimit. Pa e vrarë mendjen aspak ajo e ka "djegur" duke kërcyer. Format e saj të plota dukeshin mjaft bukur, ku edhe nga ndjekësit mori mjaft vëmendje dhe komente./CNA.al

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Olta Gixhari (@oltagixhari)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Olta Gixhari (@oltagixhari)

Lajmet e fundit nga