
Kush është njeriu që parashikoi që në 1999 krijimin e "Bitcoin"
Milton Friedman, ishte një ekonomist dhe matematicien i kl...
Në një mbrëmje vere të vitit 1962, qielli mbi Oqeanin Paqësor shpërtheu papritur në një sërë ngjyrash mahnitëse të dukshme nga Ishujt Hauai deri në Zelandën e Re. Por ajo shfaqje e mrekullueshme nuk ishte veçori e natyrës. Në fakt, ishte efekti i jashtëzakonshëm një testi të bombës bërthamore në një lartësi të madhe të quajtur “Starfish Prime”.
Ky test ishte pjesë e “Fishbowl Operation”, një serie testesh bërthamore që synonin të arrinin dy qëllime: të tregonin fuqinë e arsenalit bërthamor amerikan, dhe së dyti të shihnin se çfarë do të ndodhte kur një bombë bërthamore të shpërthente në një lartësi shumë të madhe.
Por askush nuk e parashikoi se çfarë do të ndodhte realisht pas testit “Starfish Prime”, më i madhi i këtij lloji që SHBA-ja ka kryer ndonjëherë në hapësirë. Pas tij satelitët dolën që të gjithë jashtë funksionit, rrjetet elektrike pësuan kolaps dhe rrezatimi radioaktiv qëndroi në atmosferë për vite me radhë.
Në kohën kur SHBA-ja do të kryente testin bërthamor “Starfish Prime”, kishin kaluar gati 20 vjet nga bombardimi atomik i Hiroshimës dhe Nagasakit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Po pse Uashingtoni vendosi të testonte një armë bërthamore në hapësirë?
Një nga arsyet ishte Bashkimi Sovjetik. Megjithëse të dyja fuqitë bërthamore ishin në një rivalitet të ashpër me njëra-tjetrën që kur sovjetikët testuan me sukses armët e tyre bërthamore në vitin 1949, SHBA dhe BRSS kishin rënë dakord në vitin 1958 që të pezullonin testimin e armëve bërthamore në atmosferë.
Por në vitin 1961, Bashkimi Sovjetik kishte filluar sërish testimin e armëve bërthamore. E shqetësuar se një bombë bërthamore e lëshuar nga sovjetikët nga hapësira mund të rrëzonte raketat e saj ndërkontinentale, SHBA filloi që të zhvillonte testet e veta në lartësi të mëdha për një projekt të koduar si “Fishbowl Operation”.
Shtetet e Bashkuara nuk e fshehën testin e tyre “Starfish Prime”, që ishte planifikuar për në 9 korrik 1962 (pas një lëshimi të dështuar më 20 qershor). Lajmet mbi këtë test frymëzuan protesta në të gjithë botën. Raketat me bombën bërthamore u lëshua pak pas orës 23:00 të saj mbrëmjeje.
13 minuta më vonë, bomba me hidrogjen me një kapacitet 1.45 megaton shpërtheu rreth 400 km mbi ishullin Xhonson në Oqeanin Paqësor. Qielli u ndriçua në çast. “Një top gjigant i bardhë u shfaq nëpër re. Ai ndryshonte me shpejtësi nuanca, në një ngjyrë të gjelbër që zgjerohej mbi qiell”- do të tregonte një dëshmitar okular, sipas një raporti të ushtrisë amerikane.
Dëshmitarë të tjerë treguan se si “Starfish Prime” e ndriçoi të gjithë qiellin atë natë me një sërë ngjyrash verbuese. Shpërthimi u pa deri 3200 km larg nga ishulli Xhonson në Ishujt Fixhi, ku banorët e quajtën shpërthimin “mahnitës”. Por “Starfish Prime” shkaktoi edhe ndërprerjen e energjisë në Hauai, së bashku me komunikimet telefonike.
Avionët patën mbingarkesë elektrike ndërsa radiot pushuan së funksionuari. “Disa sisteme elektronike dhe elektrike në ishujt Havai, gati 1400 kilometra larg u prekën nga shpërthimi”- vuri në dukje një raport i vitit 2012. Po ashtu vala e rrezatimit nga “Starfish Prime i shkatërroi satelitët aty pranë.
Kështu shpërthimi shkatërroi “Telstar 1”, sateliti i parë që transmetoi një sinjal të drejtpërdrejtë televiziv, Ariel-1, satelitin e parë të Britanisë së Madhe, dhe disa satelitë të tjerë. “Për ne ishte një befasi se sa i fortë që ishte, sa zgjati, dhe sa i dëmshëm ishte për satelitët që fluturonin nëpër atë zonë dhe që u prishën”- e pranoi më vonë Dejvid Sibek i NASA-s.
Në fakt, shpërthimi i“Starfish Prime” mund të ketë qenë i dukshëm për pak minuta, por do të ndikonte në Tokë për vitet në vijim. Shpërthimi krijoi një rrip rrezatimi artificial që qëndroi në hapësirë ??për plot 1 dekadë të plotë. Por epoka e testimit bërthamor në lartësi të madhe ishte jetëshkurtër.
Ndonëse SHBA dhe BRSS vazhduan të kryenin teste të ngjashme, Kriza Kubane e Raketave e tetorit 1962 i trembi shumë të dy superfuqitë. Secila e kuptoi se bota i ishte afruar rrezikshëm luftës së plotë bërthamore. “Është një çmenduri që dy burra, të ulur në anët e kundërta të botës, të jenë në gjendje t'i japin fund qytetërimit”- tha presidenti amerikan Xhon F.Kenedi në një takim në Shtëpinë e Bardhë.
Kenedi dhe lideri sovjetik Nikita Hrushov nisën negociatat që në korrik 1963 që çuan në nënshkrimin e Traktatit të Kufizuar të Ndalimit të Testeve Bërthamore. Traktati ndaloi testet bërthamor nën ujë, në atmosferë apo në hapësirën e jashtme, dhe kjo do të thoshte se shkencëtarët amerikanë nuk do të kryenin për shumë kohë eksperimente të ngjashme me “Starfish Prime”.
Por shpërthimet bërthamore në lartësi të mëdha, vazhdojnë të jenë një shqetësim i sigurisë kombëtare. SHBA dhe Rusia nuk do të përdorin sot armë bërthamore në lartësi të madhe për shkak të dëmtimit të satelitët në mbarë botën, përfshirë ata amerikanë dhe rusë.
Por fuqitë bërthamore si Koreja e Veriut nuk kanë satelitë, dhe mund të shpërthejnë një bombë që do të ndërpriste të gjitha komunikimet në botë.
Milton Friedman, ishte një ekonomist dhe matematicien i kl...
Në ditën e trembëdhjetë të misionit të saj, anija kozm...
Një unazë mesjetare e zbuluar nga një detektor metalik ësh...
Kur mendojmë për njerëzit më të pasur në botë, emra si...
Kryeministri i ri i Britanisë, Rishi Sunak, ka bërë hi...
Bimët e kanabisit mund të jenë lojtari që mungon në lu...
Një listë në rritje e markave luksoze në mbarë botën, nga ...
Për herë të dytë, në ujërat e Karaburunit është kapur ...
Një letër e koduar e nënshkruar në vitin 1547 nga sund...
Një grua e quajtur Blume, e cila jeton në Melburn, Aus...
Njerëz si Kim Kardashian dhe Rihanna mund të jenë mili...
1.4 trilionë dollarë: kaq kanë humbur 500 njerëzit më të p...
“Kur e ruani ADN-në në frigorifer mund t’iu duket vetja i ...
Kur bëhet fjalë për udhëtime futuristike, kjo nëndetëse ul...
Ka disa tërmete në historinë e botës që për shkak të përma...
Foshnjat binjake kanë lindur në shtetin amerikan të Te...
A mund ta mendonit që një gjyshe kaq e lezetshme mund të v...
Debati rreth 'frigoriferit apo dollapit' ka dekada të tëra...
Sipas ekspertit të çokollatës, Luke Owen Smith, ëmbëlsirat...
Legjenda e Kung Fu-së, Bruce Lee, mund të ketë vdekur ...
Ukraina njoftoi se raketat ruse vranë të paktën 10 civilë ...
Emisioni investigativ ”Stop” në Tv Klan ka trajtuar mbrëmj...
Emisioni investigativ “Stop” ka udhëtuar drejt Pogradecit,...
Udhëtimet e shqiptarëve jashtë vendit kanë qenë një nga pe...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Harta e re gjyqësore është një arritje e vitit 2022, sipas...
Procesi i rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët po lë ...
Kunata e Mirel Mërtirit të inceneratorëve, Mariola Mër...
Kapet një person në portin e Durrësit, i cili tentoi t...
Finalizohet në Korçë dhe Pogradec, faza e pestë e planit o...
Policia ka arrestuar një person në Kurbin, në sajë të ...
Zbardhet ngjarja e ndodhur në vitin 2020, të shpërthimit m...
Masat ajrore të qëndrueshme, por të ftohta, do të sjel...
55.4% e shqiptarëve besojnë se frenat e vendit tonë duhet ...
80.1% e shqiptarëve mendojnë se të rinjtë janë guximta...
68.2% e shqiptarëve mendojnë se gjenerata rreth të 20-...
Çekët po votojnë për të zgjedhur pasuesin e presidenti...
Një person i armatosur sulmoi të premten ambasadën e A...
Shtetet e Bashkuara së bashku me Gjermaninë dhe Britaninë ...
Policia e Kosovës tha të premten se persona të panjohur që...
Aktori Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja”, feston s...
Kreu i Shoqatës "Rilindja e Voskopojës 1929", Vangjush Nik...
Poeti Sadik Bejko ka reaguar ashpër për përmendoren e Isma...
Liqeni i Ohrit është ndër më të vjetrit në Europë, me një ...
Monedhat e huaja kanë pasur luhatje të lehta krahasim ...
Monedhat e huaja janë kthyer në vlerat e një jave më parë....
Ndryshon sërish çmimi i karburanteve në vend. Sipas të...
Sot, më 26 janar 2023, dollari amerikan blihet me 106....