A është më mirë të kesh një vëlla, motër apo të jesh një fëmijë i vetëm?
E njëjta pemë familjare, të njëjtit prindër, dhe zakonisht...

Edhe për ata që nuk kanë shumë informacion mbi besimin katolik, është deri diku e qartë ideja mbi një murgeshë: një grua që ia kushton jetën e saj Zotit. Por specifikat mbi të janë shumë më të ndërlikuara sesa kaq. Portali New Idea përmbledh 3 parime thelbësore, që duhen të ndjekin murgeshat: besimi, varfëria dhe dëlirësia.
Murgeshat e të gjitha urdhrave - benediktinët, karmelitët, dominikanët, e kështu me radhë - gjithashtu duhet të ndjekin një orar ditor që zakonisht përfshin shumë lutje, punë shtëpie, gatim, etj, si ai që listohet në faqen e internetit të benediktinëve në Herfordshajër, Angli.
Dhe sigurisht, është veshja shumë e njohur që veshin murgeshat, e quajtur “zakon”, herë bardh e zi, herë gri, ndonjëherë blu, e kështu me radhë. Gjithsesi, të gjitha veshjet e murgeshave përmbajnë një elementë kritik: një mbulese që shpesh quhet vello.
Vellot dhe mbulesat e tjera të kokës nuk janë saktësisht unike për katolicizmin. Qendra Kërkimore Pju thotë se 89 për qind, 86 për qind dhe 59 për qind e grave përkatësisht myslimane, sikhe dhe hindu, mbajnë mbulesa në kokë kur dalin jashtë shtëpisë.
E njëjta gjë është e vërtetë për 84 për qind dhe 69 për qind të meshkujve myslimanë dhe sikhë. Burrat hebrenj mund të veshin jarmulkes, ndërsa gratë hebreje të martuara mbajnë paruke në publik. Peshkopët katolikë mund të mbajnë gjatë shërbesave kapele të gjata konike.
Por në të gjitha rastet, koka konsiderohet si pikë e lidhjes me hyjnoren, dhe mbulimi i saj është simbol i devotshmërisë përballë të Plotfuqishmit. Për studiuesit biblikë, Shën Pali në Dhiatën e Re përmend rregulla shumë të qarta për gratë që mbulojnë kokën.
Në letrën e tij të parë drejtuar Korintasve, kapitulli 11, ai shkruan: “...Çdo grua që lutet apo profetizon me kokën zbuluar, e çnderon kokën e saj. Është njëlloj si ta rruajë kokën. Sepse nëse një grua nuk e mbulon kokën, ajo mund t’i presë edhe flokët. Por nëse për një grua është turp t’i priten flokët apo t’i rruhet koka, ajo duhet të mbulojë kokën”.
Pali e hap këtë pasazh duke folur për “përmbajtjen ndaj traditave”, duke treguar se ideja e grave që ta mbanin kokën të mbuluar kur merreshin me praktika fetare ishte e vjetër në kohë, madje edhe në atë kohë. Theosis Christian thotë se mbulesa e një murgeshe ka rrënjë “mesjetare”.
Që në shekullin III-të, besimtarët e zjarrtë të krishterë adoptuan një mënyrë jetese monastike, të përkushtuar tërësisht ndaj Zotit, duke jetuar të ndarë nga pjesa tjetër e shoqërisë. U desh të vinte shekulli VI-të i erës sonë që Shën Benedikti të themelonte urdhrin e parë monastik të katolicizmit, Benediktinët.
Gratë nuk morën pjesë në traditat monastike deri shumë më vonë në shekullin XIII-të si një degë e françeskanëve, kur Shën Françesku shuguroi Shën Klarën e Asizit në vitin 1212. Shën Klara, siç thotë Megan Stajling, e ruajti kokën në shenjë devotshmërie dhe e mbuloi me vello.
Duke ndjekur traditën dhe zakonin të Shën Klerit, murgeshat e urdhrave katolike kanë vazhduar që të mbulojnë kokën. Theosis Christian thotë se ndonjëherë murgeshat rruajnë kokën. Duke u kthyer tek 1 Korintasve 11, Pali thotë se flokët e gjatë të një gruaje “janë lavdia e saj”, dhe se Zoti u dha grave flokët e gjata “si një mbulesë”.
Sipas këtij arsyetimi, prerja e flokëve simbolizon largimin e mëtejshëm nga lidhjet e kësaj bote, kotësinë dhe dëshirën për t'u martuar. Megan Stajling e përsërit këtë argument duke thënë se një vello është një “shenjë përkushtimi” ndaj Zotit.
Është njëlloj si të veshësh çdo ditë një fustan martese. Ndaj murgeshat quhen shpesh “nuset e Krishtit”. Për shkak se traditat ndeshen gjithmonë me shtyrje nga brezat pasardhës, mbulesat e kokës e bëjnë të qartë se nuk synojnë të shtypin gratë apo të tregojnë një lloj statusi inferior të tyre. Është më tepër e kundërta: mbulesat synojnë të nënkuptojnë një status të lartë, duke simbolizuar një mbrojtje në funksion të diçkaje të shenjtë.
Këtë ndjenjë e ndan edhe Islami, ku mbulimi i kokës për gratë cilësohet si një shenjë modestie. Disa gra myslimane zgjedhin të mos e mbajnë mbulesën në kokës, por kjo varet nga lidhja e tyre personale me besimin e tyre./ Përshtatur nga CNA.al
E njëjta pemë familjare, të njëjtit prindër, dhe zakonisht...
Burrat kanë dy herë më shumë gjasa se gratë të mendojnë pë...
Besimet tek e mbinatyrshmja, fetarja dhe mitikja, janë...
Mbretëresha Elizabeth II u përball me një kërcënim vrasjej...
Çdo vit profesori Steve Hanke (Steve Hanke) i Universiteti...
Kryeqyteti portugez Lisbona është zgjedhur qyteti më ekono...
Pavarësisht nëse është një gënjeshtër e bardhë e pafajshme...
A mund të thotë dikush me siguri nëse paratë sjellin lumtu...
Mos u çudisni, akullorja më e shtrenjtë në botë kushton...
Puthja më e hershme e regjistruar njerëzore daton 4500 vj...
Bibla më e vjetër hebraike është blerë në Sotheby's New Yo...
Koha kur ndihemi më afër lumturisë është kur biem në d...
Në një ditë pranvere të vitit 1938, një 25-vjeçar mbet...
Hilda Bachi ka gatuar që nga e enjtja e kaluar, duke thyer...
Një YouTuber i akuzuar për rrëzimin e qëllimshëm të avioni...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkruan lodhje...
Studentët ndërkombëtarë në Gjermani kanë përmendur perspek...
Dublini, Londra, Amsterdami dhe Parisi janë ndër kryeqytet...
Në qershor 1965, 6 djem nga Kolegji Shën Endrju, një s...
Disa njerëz kanë një prirje të çmendur për të vendosur rek...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...