
McGonigal, “zbret” në Konferencën e Kryetarëve/ Opozita nuk heq dorë nga mocioni për debat me Ramën
Kërkesa e 19 deputetëve të opozitës për mocion me debat me...
Kërkesa e 19 deputetëve të opozitës për mocion me debat me...
Truri ynë është një organ shumë kompleks. Ai përmban miliarda neurone, të cilat nuk formohen plotësisht derisa ne arrijmë moshën 25 vjeç, dhe mund të gjenerojë rreth 25 vat energji, e cila është e mjaftueshme për të ndriçuar një llambë elektrike.
Shkencëtarët po mësojnë vazhdimisht informacione të reja rreth funksionimit të trurit. Por çfarë dimë deri tani mbi funksionin e këtij organi të jashtëzakonshëm gjatë gjumit? A është një mister total, apo ka disa gjëra që i dimë me siguri?
Së pari, e dimë që gjumi është shumë i rëndësishëm për trurin. “Çdo kafshë në këtë planet që e kemi vëzhguar me kujdes fle gjumë. Madje edhe mizat e frutave, krimbat e rrumbullakët dhe kandilat e detit. Prandaj, gjumi duket se është një funksion shumë i rëndësishëm, pesha e të cilit është rritur gjatë evolucionit”- thotë dr.Dejvid Raizen, profesor i asociuar i neurologjisë në Universitetin e Pensilvanisë, SHBA.
Studimet kanë zbuluar se ne njerëzit e kalojmë 1/3 e jetës sonë ose në gjumë ose duke u përpjekur të flemë. Kjo do të thotë, që nëse jetoni deri në moshën 76 vjeç (jetëgjatësia mesatare në SHBA për vitin 2021), me siguri që do të kaloni rreth 25 vjet të jetës suaj duke fjetur.
Kur nuk flemë mirë ose mjaftueshëm, ndihemi shumë keq thotë Raizen, që shton se aftësia e një personi për të menduar dhe për të vepruar në një mënyrë efektive mund të jetë e dukshme nëse gjumi ndërpritet qoftë edhe për një natë.
Meqë deficitet më të mëdha të mungesës së gjumit përjetohen nga truri, ne mendojmë se truri është organi kryesor i prekur në mungesën e gjumit të njeriut. Prandaj, gjumi duhet të jetë shumë i rëndësishëm për funksionimin e shëndetshëm të trurit.
Sipas Institutit Kombëtar të Çrregullimeve Neurologjike në SHBA, ekzistojnë dy lloje themelore të gjumit: gjumi i lëvizjes së shpejtë të syve (REM) dhe gjumi jo-REM.
Që të dyja ato janë të lidhura me lloje të veçanta të valëve të trurit dhe aktivitet neural specifik. Gjumi jo-REM ndodh kur kalojmë nga të qenit zgjuar në gjumë, një periudhë kur ngadalësohen valët e trurit. Njëkohësisht, muskujt tanë nisin të relaksohen, dhe frymëmarrja bëhet më e ngadaltë sesa gjatë ditës. Nga ana tjetër gjatë gjumit REM, aktiviteti i valëve të trurit është në një nivel shumë të ngjashëm me atë kur trupi është zgjuar.
Studimet kanë zbuluar se gjumi REM, përbën 20-25 për qind të kohës sonë të gjumit, dhe është momenti kur ëndrrat tona priren të jenë më të çuditshmet dhe të pabesueshmet. Gjatë gjumit REM, ëndrrat janë më aktive, pasi talamusi, një masë e madhe e lëndës gri që gjendet në mesin e trurit, dërgon imazhe, tinguj dhe ndjesi të tjera që mbushin ëndrrat tona.
Neurotransmetuesi acetilkolinë, një kimikat niveli i të cilit shtohet gjatë orëve kur jemi zgjuar, është gjithashtu në nivele të larta gjatë gjumit REM. Kur jeni zgjuar, acetilkolina e ndihmon trurin të ruajë informacionin e mbledhur, dhe ka të ngjarë t’ju ndihmojë ta mbani mend këtë informacion edhe gjatë gjumit.
Kjo është arsyeja pse studimi për në shkollë pak para gjumit dhe më pas “fjetja me to” mund t'ju ndihmojë të mbani mend faktet kryesore të nesërmen. Kur biem të flemë, truri ynë përjeton një model të valëve të trurit të njohura si “boshtet e shtyllës kurrizore”.
Funksioni i tyre nuk kuptohet plotësisht, por mendohet se ato “luajnë një rol në të mësuarit dhe integrimin e kujtimeve të reja”. Boshtet e shtyllës kurrizore, mund të luajnë po ashtu një rol për të siguruar qëndrimi tonë në gjumë edhe kur truri ynë ndeshet me stimuj të jashtëm.
Gjatë gjumit, truri “laget” nga përzierje e lëngshme e lëngut cerebrospinal dhe gjakut. Kuptimi i natyrës së këtij procesi mund të ndihmojë në zbulimin e informacioneve të reja rreth dëmtimeve të lidhura me moshën, si dhe një sërë çrregullimesh neurologjike dhe psikologjike që shpesh lidhen me modele të ndërprera të gjumit, duke përfshirë autizmin dhe sëmundjen e Alzheimerit.
Një studim i vitit 2017 në revistën “Nature Medicine”, zbuloi se ”privimi i gjumit e dëmton aftësinë e qelizave të trurit për të komunikuar me njëra-tjetrën”, gjë që “çon në gabime të përkohshme mendore që ndikojnë te kujtesa dhe perceptimi vizual’.
Pra, pa gjumë nuk mund të formoni ose ruani rrugët në trurin tuaj, që ju lejojnë të mësoni dhe krijoni kujtime të reja, dhe është më e vështirë të përqendroheni dhe reagoni shpejt.
Ndonëse është e qartë se ekziston një lidhje midis gjumit të dobët dhe disa rezultateve shëndetësore negative - diabeti i Tipit 2, sëmundjet kardiovaskulare, obeziteti dhe depresioni - Raizen thotë se mbetet një mister rreth natyrës së marrëdhënies, dhe se nuk do të ishte e mençur që të nxirren përfundime bazuar te të dhënat që disponohen aktualisht.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Kur Chris Hart-Spegal, u takua me gruan e tij tani Desiree...
Që nga fillimi i qytetërimit njerëzor, “arbitri” përfundim...
Puthja mbase mund t'iu duket vetëm e ëmbël kur ju e dhuron...
Kur qeveria egjiptiane dërgoi arkeologë për të gërmuar një...
Zakonisht thuhet se Kristofor Kolombi ishte europiani i pa...
Këtu ka pasur shumë përpjekje në histori ku liderë të ndry...
Historia e Jakov Dzhugashvilit, djalit të një prej njerëzv...
NASA po planifikon përpjekjen e radhës për lëshimin e ...
Një gjë e përbashkët e shumicës së narcisistëve është të b...
Në të kaluarën, artistët dhe shkencëtarët ishin shumë të int...
Dy vjet e njëmbëdhjetë muaj dhe dy javë udhëtoi anija ...
Një studim shqetësues ka nxjerrë në pah një të vërtetë...
Uji luan një rol shumë të rëndësishëm në hidratimin e ...
Mbase mund t'iu duket e pabesueshme, por ekziston një zog ...
Teksa vitet kalojnë, rrudhat janë një ndër problemet që na...
Amvisat gjithmonë janë në kërkim të metodave të përsosura ...
Secili prej nesh dëshiron që të rrisë të ardhurat e ti...
Nëse nuk e keni ditur deri tani, për nëse iu dhmeb kok...
NASA do të përpiqet përsëri të shtunën të nisë raketën...
NASA u detyrua të anulojë misionin e saj të shumëpritu...
Jetmiri është 22 vjeç dhe është tetraplegjik. Për të kujde...
Elida Shkreli tregon për emisionin investigativ “Stop” në ...
Shitja e fëmijëve,duket se është kthyer në një “biznes” fi...
Në tetor të vitit 2022, një çift të moshaurish janë konfli...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Harta e re gjyqësore është një arritje e vitit 2022, sipas...
Procesi i rivlerësimit për gjyqtarët dhe prokurorët po lë ...
Kunata e Mirel Mërtirit të inceneratorëve, Mariola Mër...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, pas marrjes së...
Një 41 vjeçar në Lezhë është arrestuar pasi ka kërcënuar m...
Gjatë natës, në lagjen "Çlirim", Çorovodë, ka rënë zj...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Unazë të Re, në rrug...
Shqipëria vijon të jetë nën ndikimin e masave ajrore me or...
Ditët në vijim pritet që të ketë ulje të temperaturave...
Vendi ynë do të përfshihet nga masat ajore të qëndrueshme ...
Rezervati natyror “Wicken Fen” në Angli, me një sipërfaqe ...
Tërmeti apokaliptik dhe dhjetra të tjerë pas tij që kanë g...
Porti i Iskenderun (Alexandretta), në një qytet bregdetar ...
Ministri i Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve Klimatike,...
Ministria e Mbrojtjes Kombëtar në Turqi ka njoftuar se or...
Analisti Aleksandër Çipa ka uruar sot mjeshtrin e penës sh...
Ismail Kadare, mjeshtri i penës shqiptare, sot mbush plot ...
“Decanter”, një nga mediat kryesore të verës në botë e...
Aktori Sejfulla Myftari, i njohur si “Cekja”, feston s...
Dollari amerikan ka pësuar një rritje të lehtë në tregun v...
Sot me 6 shkurt, dollari amerikan blihet me 106.9 lekë...
Sot me 5 shkurt, dollari amerikan blihet me 106.8 lekë...
Bordi i Transparencës ka caktuar çmimet e reja të karburan...