LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Jepet vendimi për “bosin e drogës” në Ballkan/ Naser Kelmendi dënohet me 4 vjet e 8 muaj burg

18 Maj 2023, 15:45, Kronika CNA

Jepet vendimi për “bosin e drogës” në Ballkan/ Naser

Ditën e sotme është dhënë vendimi në lidhje me Naser Kelmendin, i cili akuzohet për trafikim lëndësh narkotike.

Gjykata Themelore e Prishtinës dha masën e burgimit për 4 vjet e 8 muaj ndaj Kelmendit. Në masën e dënimit konsiderohen dhe ditët e praburgimit.

“Koha e kaluar në privim lirie nga data 13 maj 2013 deri më 27 qershor 2017, si dhe nga data 1 shkurt 2018 deri më 24 korrik 2018, do të llogaritet në shqiptimin e dënimit”, thuhet në vendim.

Vendimi u shpall pa praninë e të pandehurit.

Në vitin 2018 Gjykata Themelore në Prishtinë e shpalli fajtor Kelmendin për sasi të paautorizuar të narkotikëve me qëllim të shpërndarjes së tyre, për të cilën u dënua 6 vite burgim.

Ndër të tjera, Kelmendi akuzohej për krim të organizuar dhe vrasjen e Ramiz Delaliçit, shtetas i Bosnjës, ngjarje për të cilën ai u shpall i pafajshëm.

Kelmendi, me shtetësi të Bosnjë e Hercegovinës, u arrestua më 2013 nga Policia e Kosovës, bazuar në një urdhërarrestim ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet boshnjake./ CNA.al

Lajmet e fundit nga