Zbulimi i fabrikës më të madhe të kokainës në Evropë shënon një prirje të re
MADRID — Pakot me kokainë kishin logon e Supermenit, por k...

Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale të mashtrimit, me qëllim përfitimin e vlerave të konsiderueshme monetare.
Operacioni i radhës, i koduar “Arkitekti”, në vazhdën e 4 operacioneve të tjera të finalizuara gjatë 5 muajve të fundit, pas informacioneve të siguruara nga Policia përmes inteligjencës informative dhe ndërgjegjësimit të qytetarëve për të denoncuar raste të tilla.
Vihet në pranga një 52-vjeçar që u kap në flagrancë duke i marrë me anë të mashtrimit, 70 000 euro, një shtetasi (biznesmen).
52-vjeçari përdorte rrjetet sociale për t’u kërkuar shuma të mëdha parash biznesmenëve, pasi iu prezantohej atyre si zyrtar i lartë i një institucioni shtetëror.
Sekuestrohen 70 000 euro, një automjet dhe një aparat celular.
Njësia “E” për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSH, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSH, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, falë rritjes së besimit të qytetarëve, për të denoncuar pranë strukturave policore, raste të veprimtarisë kriminale me qëllim përfitimin e vlerave monetare, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, ka organizuar dhe finalizuar me sukses një tjetër operacion për goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.
Gjatë operacionit policor të koduar "Arkitekti", shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasin Sh. H., 52 vjeç, banues në Tiranë, gjatë kohës që po i merrte shumën 70 000 euro, një shtetasi (biznesmen), të cilin e kishte mashtruar në komunikimet në rrjetet sociale, duke iu prezatuar si zyrtar i lartë i një institucioni shtetëror. Shuma 70 000 euro u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një automjet dhe një aparat celular.
Nga veprimet hetimore dyshohet se 52-vjeçari ka mashtruar edhe shtetas të tjerë, në komunikimet në rrjetet sociale, duke u kërkuar para atyre, pasi iu prezantohej si zyrtar i lartë i një institucioni shtetëror.
Vijon puna hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale “Mashtrimi”.
Policia e Shtetit falënderon qytetarët, për rritjen e besimit për të denoncuar në strukturat policore, raste të tilla, por dhe raste të tjera të paligjshmërive, në të gjitha fushat që ato shfaqen.
Policia e Shtetit fton qytetarët, operatorët ekonomikë në shkallë vendi dhe të dëmtuarit e tjerë, në rast se kanë dijeni apo dyshojnë për veprimtari kriminale të kësaj natyre, që ta denoncojnë atë pa hezituar, në strukturat policore në të gjithë vendin, duke i garantuar se Policia e Shtetit i ka të gjitha kapacitetet në burime njerëzore dhe operacionale, që të ndëshkojë cilindo që implikohet në këtë veprimtari krininale dhe në çdo paligjshmëri tjetër.
MADRID — Pakot me kokainë kishin logon e Supermenit, por k...
Detajet e para kanë dalë në dritë nga plagosja e ndodhur p...
Një plagosje me armë ka ndodhur pasditen e sotme pranë...
Shkolla “Hajredin Fratari” në fshatin Fratar të Mallakastr...
Turisti suedez V.CH., 78-vjeç ka humbur jetën këtë të hënë...
Më datë 15.05.2023, rreth orës 14:15, në rrugën "Tish Daij...
Rreth orës 13:30, në aksin rrugor Përmet-Çarshovë, në vend...
Policia ka proceduar penalisht një 37-vjeçar nga Egjipti, ...
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 33-vjeçar, i cili ...
Një automjet ka shpërthyer në flakë mëngjesin e kësaj të s...
Një 46-vjeçare është arrestuar nga policia e Elbasanit...
Policia ka vënë në pranga një shtetas të shumëkërkuar për ...
Më datë 12.05.2023, rreth orës 20:50, në Paskuqan, shtetas...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e ...
Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pr...
Ministri grek Nikos Denias ka thënë se ka njoftuar Jopep B...
Policia ka reaguar mbi aksidentin e automjetit të amba...
Policia e Krujës i erdhi sot në ndihmë 3 turistëve izraeli...
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në vendin e quaj...
Një çift bashkëshortësh holandezë, që kishin ardhur pë...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...