
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se pret “një presion të ri” nga Perëndimi ndaj shtetit të tij lidhur me bisedimet me Kosovën.
“Ata në thelb u pajtuan me gjithçka që po bën [kryeministri i Kosovës] Albin Kurti dhe çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe është diçka që ata duhet ta bëjnë patjetër sepse marrëveshja për të është nënshkruar dhjetë vjet e gjysmë më parë dhe sepse ne insistojmë [në themelimin e Asociacionit]”, tha Vuçiç për televizionin Pink.
Pas takimit të 14 shtatorit, ndërmjet Vuçiçit dhe Kurtit, në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve, Bashkimi Evropian tha se do të konsultohet me shtetet anëtare dhe Shtetet e Bashkuara për hapat e mëtejmë për shkak të bisedimeve të pasuksesshme.
BE-ja tha se Kosova kishte refuzuar një propozim të bllokut evropian për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve, që Prishtina dhe Beogradi arritën më herët gjatë këtij viti. Kurti tha se ky propozim ishte “kushtëzim”.
Vuçiç paralajmëron zgjedhje në mars
Vuçiçnjoftoi për mundësinë që zgjedhjet në Serbi – që janë pjesë e kërkesave të opozitës – mund të mbahen më 4 mars 2024, apo një javë më herët. Këto zgjedhje më herët janë caktuar për 31 dhjetor.
“Jam i gatshëm të mbajmë zgjedhje në mars, në përputhje me ato që ata kanë shkruar”, tha Vuçiç për televizionin Pink.
Më 11 shtator, përfaqësuesit e opozitës në Serbi, që kanë organizuar protestat “Serbia kundër dhunës”, dorëzuan një kërkesë duke i kërkuar Vuçiçit që të shpallë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare dhe zgjedhje në Beograd deri në fund të vitit 2023.
Kërkesa për zgjedhje të jashtëzakonshme është dërguar nga Partia Demokratike, Kryengritja Ekologjike, Fronti i Gjelbër dhe grupet parlamentare Lëvizja e Popullit të Serbisë dhe Drejtimi i Evropës.
Më 5 shtator, deputetët opozitarë njoftuan në Parlament se ata do të “bllokojnë” organin ligjvënës të Serbisë derisa të plotësohet kërkesa e tyre për mbajtjen e zgjedhjeve, pasi kanë mbajtur protesta për katër muaj me radhë, për shkak të dy vrasjeve masive që ndodhën në Serbi.
Vuçiç mohon se do ta largojë Vulinin nga udhëheqja e BIA-s
Presidenti serb, po ashtu, tha se “mund të kem planifikuar” të zëvendësoj drejtorin e Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA), Aleksandar Vulin, por shtoi se “nuk mund ta bëjë këtë tani".
Duke komentuar spekulimet nga disa media se Vulini shpejt do të zëvendësohet, Vuçiqi tha se pretendime të tilla “ia zgjatën atij mandatin”.
“Ndoshta kam planifikuar që ta zëvendësoj, por tani nuk mundem”, tha Vuçiç.
Ai mohoi se Vulini do të zëvendësohet nga drejtimi i BIA-s me Marko Gjuriqin, ambasador aktual i Serbisë në Shtetet e Bashkuara.
Më 11 korrik, SHBA-ja e futi Vulinin në listën e sanksioneve, nën akuza për përfshirje në trafikim droge, por edhe për lidhjet me Rusinë. Pas kësaj, Vuçiç
deklaroi se sanksionet ndaj Vulinit ishin përgjegjësi e tij, për shkak se, “unë nuk kam vendosur sanksione ndaj Rusisë”.
Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, deklaroi më 22 gusht se SHBA-ja nuk pajtohet me autoritetet në Serbi sa i përket sanksioneve kundër Vulinit, duke shtuar se Uashingtoni ka problem me orientimin e tij pro-rus. Megjithatë, ai shtoi se SHBA-ja dhe Serbia kanë raporte të mira./REL
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka kërkuar nga CE...
Tensione dhe trazira në Sudan. Dhjetëra ndërtesa janë në f...
Një tërmet me magnitudë 4.8 ka goditur provincën e Fir...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në Derna, në Libi, ku auto...
Pasojat e luftës në Ukrainë dhe kushtet e thatësirës në ve...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, t...
Turqia ka kryer një sulm me dron, në veri të Irakut më 17 ...
Ka shkuar në 11,300 numri i viktimave në qytetin bregdetar...
Një ari i murrmë është shpëtuar pasi u gjet duke u penguar...
Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe...
Kreu shqiptar i celulës së 'Kartelit Ballkanik' është vënë...
Shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) i ka b...
Një tren me liderin e Koresë së Veriut Kim Jong Un në bord...
Kina ka fluturuar 28 avionë luftarakë përreth Tajvanit më ...
Bashkimi Evropian dëshiron të pengojë që tregu evropian i ...
Katërmbëdhjetë persona kanë humbur jetën në një aksident a...
Shabana e kishte një të ardhme të ndritur para vetes. Ajo ...
Një 25-vjeçare e diplomuar për drejtësi ka ndërruar jetë p...
Jens Stoltenberg ka paralajmëruar se nuk do të ketë një fu...
Pesë persona kanë humbur jetën në mbrëmjen e së shtunë...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...