
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha më 15 shtator se për të ishte “e qartë që në fillim” se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk dëshiron “asnjë marrëveshje” për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, para se të ndodhë “ajo që ai (Kurti) e quan njohje joformale”.
Këtë deklaratë Vuçiç e bëri duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve gjatë ekspozimit të armatimit, pajisjeve ushtarake dhe një pjesë të kapaciteteve të Forcave të Armatosura të Serbisë, në Nish, në jug të vendit.
“U jam mirënjohës njerëzve në Bashkimin Evropian (BE) që e bënë të qartë se kush është përgjegjës”, tha Vuçiç.
Ai, po ashtu, ka thënë se nuk do të bëjë asgjë që do të dëmtonte interesat e Serbisë.
Rundi i fundit i dialogut në Bruksel, më 14 shtator, ndërmjet presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, përfundoi pa përparim në normalizimin e marrëdhënieve.
Ky ishte takimi i parë mes Vuçiçit dhe Kurtit pas shpërthimit të dhunës në veri të Kosovës në fund të majit.
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, tha se të dyja palët kanë qëndrime të kundërta, se Kurti fillimisht dëshiron aspektin politik të normalizimit, ndërsa Serbia dëshiron të fillojë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Ai ka thënë se kryeministri i Kosovës nuk e ka pranuar propozimin e BE-së për kompromis.
Sipas Borrellit, Kurti ka konsideruar se hapi i parë duhet të jetë njohja e Kosovës si shtet i pavarur.
Kurti, nga ana tjetër, ka thënë se në takim “as pala serbe dhe as ajo e Brukselit nuk kanë pasur asnjë dokument, si propozim”.
Pas takimit të fundit në Bruksel, Vuçiçi tha para gazetarëve se Serbia “e pranoi propozimin e kompromisit të BE-së”.
“Duhet të vazhdojmë të flasim”, deklaroi Vuçiç të enjten.
Në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, Departamenti amerikan i Shtetit ka shprehur zhgënjimin që nuk është bërë progres në raundin e ri të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.
“Presim që të dyja vendet t’i marrin seriozisht obligimet e tyre me marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve, që kanë arritur më herët këtë vit. Koha po kalon. Ne duam të shohim përparim në obligimet ekzistuese dhe të mëparshme, të ndërmarra në dialog dhe me Marrëveshjen e Ohrit, duke përfshirë këtu themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, tha një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit për REL-in, më 14 shtator.
Për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe është arritur pajtimi ndërmjet dy palëve, me Marrëveshjen e Brukselit, në vitin 2013.
Prishtina zyrtare refuzon me këmbëngulje ta formojë atë me arsyetimin se nuk është në përputhje me ligjet e Kosovës, gjegjësisht se nuk mund të bëhen asociacion një-etnik.
Formimi i Asociacionit kërkohet nga BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)./ REL
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i k...
Ministri grek i Mbrojtjes së Qytetarit, Yiannis Oikonomou ...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ironizoi opozit...
Me debate ka vijuar mbledhja e këshillit Bashkiak të Tiran...
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh urimi për ko...
Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, u takua me Kryetari...
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka folur sëris...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga kantieri ...
Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar KQZ-në dhe i ka dhënë të drejt...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i k...
Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me ...
Deputeti Saimir Korreshi ka ironizuar lëvizjen e fundi...
Sekretari për çështjet ligjore në PD, Ivi Kaso, ka de...
Të premten, Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar KQZ-në dhe i ka dh...
Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi, ka folur për çështjen ...
Gazetari Artan Hoxha ka folur pa filtra dhe i ka thënë...
Kryetari i PBDNJ-së, Vangjel Dule, bëri sërish avokati...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka bërë mbrëmjen e sotm...
Ish-kryemininistri Sali Berisha ka bërë një deklaratë ...
Kryetari i zgjedhur i Bashkisë Himarë, Fredi Beleri ka...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...