LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Takimi Vuçiç-Kurti në Bruksel/ Rama: Shpresoj të mos jetë një tjetër xhiro bosh

13 Shtator 2023, 12:32, Politikë CNA
Takimi Vuçiç-Kurti në Bruksel/ Rama: Shpresoj të mos
Foto ilustruese

“Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë do të takohen në Bruksel dhe unë, si gjithnjë lutem që mos të jetë një tjetër xhiro bosh”.

Kështu e ka komentuar kryeministri Edi Rama, takimin që pritet të mbahet në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Rama thotë se, Shqipëria është në linjën e përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, për të realizuar planin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Sot, udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë do të takohen në Bruksel dhe unë, si gjithnjë, lutem që të mos jetë një tjetër xhiro bosh, për një tjetër përsëritje të këngës “fajin e ka tjetri”. Pavarësisht lidhjeve tona të ngushta dhe marrëdhënies unike ndoshta në botë me Kosovën, si shteti tjetër shqiptar në kufi me Shqipërinë, ne kemi qenë, jemi dhe do të jemi të përputhur plotësisht në linjën e përpjekjeve të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian, për të realizuar planin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Jo sepse aletatët tanë të mëdhenj strategjikë kanë gjithnjë, medoemos, të drejtë, po sepse deri më sot ata nuk kanë qenë asnjëherë gabim në kërkesën e tyre ndaj të dyja vendeve, e së fundmi Kosovës veçanërisht”, shkruan Rama./ CNA

Lajmet e fundit nga