
Ish-kryeministri Sali Berisha ngriti sot akuza ndaj ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropalin, se ka drekuar gjatë fushatës elektorale me bandat e Shkodrës dhe Bajrajt.
Pas këtij denoncimi të Berishës, një reagim ka ardhur nga ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia.
Ai deklaron në rrjetet sociale se Spiropali është takuar para dhe gjatë fushatës elektorale me persona që sot gjenden në burg për vrasje dhe porosi vrasjesh.
Spahia i kërkon minitres të përgjigjet nëse është ajo që i ka përfshirë Bajrajt dhe Pëllumb Gjokën në zgjedhjet e 14 majit.
“Për Elisën e bandave!
Sali Berisha deklaroi sot se Elisa Spiropali nuk u bë dot Ministre e Jashtme, siç ëndërronte, sepse për të ka video të takimit me bandën e Bajrave në Shkodër.
Para dhe gjatë fushatës për zgjedhjet lokale, në rolin e drejtueses politike për PS në Shkodër, Elisa Spiropali është takuar me persona që sot gjenden në burg për vrasje dhe porosi vrasjesh. Ajo ishte e dërguara fuqiplotë e Edi Ramës, koordinatorja mes qeverisë dhe bandave, duke ngritur një konglomerat të paprecedent me një ndërthurje të krimit të organizuar, strukturave qeveritare dhe figurave "politike" të inkriminuara, ajo ishte garante për çdo kërkesë të tyre ndaj qeverisë, në shkëmbim të blerjes së votave dhe kërcënimit të zgjedhësve.
Mund të thuhet fare mirë se mbas Edi Ramës, Elisa Spiropali ndodhet në krye të listës së masakrës elektorale për zgjedhjen e Benet Becit në Bashkinë e Shkodrës. Edi Rama e njeh shumë mirë rolin e saj, bandat dhe personazhet me të cilat ajo takohej dhe koordinonte blerjen e zgjedhjeve, sepse i kishte miq e për ta kishte firmosur më herët edhe rolin e investitorit strategjik në Velipojë.
Ka ardhur koha që Elisa Spiropali të pyetet nga drejtësia!
Që përpara se SPAK-u të bënte publike bisedat kriminale të bandave ortake me qeverinë, në Shkodër diheshin kontaktet dhe takimet e saj me Bajrat dhe Pëllumb Gjokën. Diheshin komunikimet direkte me ta, për t’i përdorur për blerjen e votave. Prandaj sot, nuk është koha që Elisa Spiropali të flasë me gjuhën e bandave!
Koordinatorja e bandave duhet të thotë qartë: i ka takuar dhe përfshirë ajo Bajrat gjatë fushatës apo jo? E ka takuar Pëllumb Gjokën gjatë fushatës apo jo? Pasi të sqarojë këtë moment, le të bëjë edhe politikë… për aq ditë sa i kanë ngelur në politikë!”, shkruan ish-kryebashkiaku I Shkodrës./ CNA
Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, E...
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, E...
Të mërkurën e 13 shtatorit do të mbahet një tjetër mbl...
Analisti Lorenca Vangjeli paralajmëroi pak më parë se ...
“Kurrë nuk duhet të ulim kokën, duhet të bëjmë gjithçka që...
Kandidati i koalicionit Bashkë Fitojmë për kryebashkiak në...
“Të vret Zoti po nuk i the armikut, armik.” Kështu u shpr...
Ish-kryeministri Sali Berisha denoncoi ditën e sotme s...
Evis Kushi u shkarkua sot në Kuvend nga posti i ministres ...
Lulzim Basha mungoi në këtë seancë plenare ku u miratu...
Puthje dhe përqafime. Kjo është panorama që kanë paraqitu...
Gazment Bardhi, kreu i grupit parlamentar të PD-së, ka...
Ish-kryeministri Sali Berisha, jashtë Kuvendit ka bërë dek...
Sot në seancën parlamentare u miratuan emërimet e ministra...
Seanca e sotme parlamentare ka nisur me tensione dhe debat...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazm...
Lulzim Basha i PD-së së vulës ka lëshuar deputeten e t...
Sot do të zhvillohet seanca parlamentare e radhës, e c...
Edvin Kulluri që dikur në shkrimet e tij nxinte Lulzim...
Ish-deputeti Luçiano Boçi ka komentuar bashkimin Beris...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...