LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga kritik në mbështetës të Bashës/ Justifikohet Kulluri: Kanë ndryshuar kushtet

12 Shtator 2023, 16:44, Politikë CNA
Nga kritik në mbështetës të Bashës/ Justifikohet
Edvin Kulluri

Një nga kritikët më të mëdhenj të Lulzim Bashës për vite me radhë, tashmë është rreshtuar krah tij është bërë sekretar për Marrëdhëniet me Publikun në PD-në e vulës.

Bëhet fjalë për Edvin Kullurin, i cili ka justifikuar së fundmi vendimin për t’u ulur në një tryezë me kundërshtarin e tij në opozitë.

Kulluri deklaroi në një intervistë televizive se Basha e ftoi të bisedonin që në nëntor të vitit të kaluar.

Ai u shpreh se asyeja pse e pranoi ftesën është se kanë ndryshuar kushtet dhe sepse pretendon se ka parë reflektim.

Qëndrimi im ndaj Bashës nuk është personal, por politik. Kam qenë i qartë që zgjedhjet nuk do fitoheshin që në vitin 2021, kjo për mungesën e besimit të shqiptarëve. Basha më ka ftuar të bisedojmë që prej nëntorit të vitit të kaluar. Ky insistim tregon se ka një reflektim serioz dhe të thellë. Prania e Kadillit si rival i Bashës është sinjal i qartë. Sot kemi dy PD, dhe jo një. Do doja që të kishte një parti. Politika është dinamike. Ajo që them unë është se ky popull opozitar që nuk e do Berishën, kanë kryetar Bashën.

Pse u ktheva në PD? U ktheva, pasi kanë ndryshuar kushtet. Ky është veprim i drejtë besoj. Basha reflektoi kur më ftoi për diskutime, kjo tregon se ka një reflektim. Rithemelimi, më 6 mars dhe 14 maj, dështoi në mënyrë spektakolare për të rrëzuar qeverinë e Ramës. Çfarë e pengoi Berishën të fitonte në shtëpi, në Tropojë? Pse nuk fitoi? Apo në Kukës. Palët nuk e kanë parë të vërtetën në sy. Jemi në një situatë tjetër, kemi dy parti. Në momentin që Basha fton rivalët  e vetë, tregon reflektim.

Berisha nuk arriti dot të bashkonte PD-në, çfarë do që të bëjë nuk fiton dot ato 100 mijë vota pasi ndarja është e qartë. Në këtë situatë me 2 parti çfarë do bëjmë? O do rrimë në shtëpi, ose do japim kontribut”, theksoi Kulluri./ CNA

Lajmet e fundit nga