Burnham favorit për të zëvendësuar Starmerin/ Gara për lidershipin e Laburistëve merr formë
Disa deputetë të Partisë Laburiste po i bëjnë thirrje Ange...

Temperaturat ekstreme që kanë përfshirë Evropën po ushtrojnë presion të madh mbi rrjetet energjetike, duke rritur ndjeshëm kërkesën për energji elektrike dhe duke shtuar shqetësimet për ndërprerje të mundshme të furnizimit.
Parashikimet meteorologjike tregojnë se temperaturat në rajonin e Mesdheut mund të arrijnë deri në 43 gradë Celsius gjatë kësaj jave, ndërsa vende si Franca, Gjermania, Spanja, Portugalia, Zvicra dhe Mbretëria e Bashkuar po përballen me një nga periudhat më të nxehta të viteve të fundit.
Në Francë, më shumë se gjysma e departamenteve janë vendosur nën alarm të kuq për shkak të rrezikut që paraqet nxehtësia ekstreme, ndërsa autoritetet kanë bërë thirrje për kujdes maksimal. Në Britani, meteorologët paralajmërojnë se temperaturat mund të arrijnë deri në 38 gradë Celsius në jug të Anglisë, të shoqëruara me netë tropikale ku temperaturat nuk zbresin nën 20 gradë.
Rritja e temperaturave ka sjellë një shtim të përdorimit të kondicionerëve dhe pajisjeve të tjera të ftohjes, duke rritur ndjeshëm konsumin e energjisë elektrike. Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, temperaturat rekord po nxisin kërkesë më të lartë për energji, duke krijuar një sfidë të madhe për sistemet energjetike.
Një analizë e realizuar nga “Compare the Market” zbulon se Greqia është vendi evropian më i ekspozuar ndaj rritjes së kërkesës për energji gjatë periudhave të nxehtësisë ekstreme. Kërkesa për energji elektrike në këtë vend rritet me 38.62 për qind gjatë muajve më të nxehtë të vitit.
Pas Greqisë renditen Mali i Zi me 22.49 për qind, Turqia me 21.91 për qind, Kroacia me 17.76 për qind, Italia me 14.22 për qind dhe Spanja me 8.86 për qind.
Studimi evidenton gjithashtu se Hungaria regjistron kohëzgjatjen më të madhe të ndërprerjeve të energjisë elektrike në Evropë, me një mesatare prej 2.92 orësh në vit. Pas saj vijnë Sllovenia me 2.16 orë dhe Greqia me 1.63 orë.
Megjithëse rritja e kërkesës për energji paraqet sfida serioze, ekspertët vlerësojnë se energjia e rinovueshme po luan një rol kyç në ruajtjen e stabilitetit të rrjeteve. Gjatë valëve të të nxehtit të vitit të kaluar, prodhimi rekord i energjisë diellore në Bashkimin Evropian ndihmoi në përballimin e konsumit të lartë dhe në shmangien e ndërprerjeve më të gjera të energjisë.
Sipas organizatës Ember, vetëm në Gjermani energjia diellore mbuloi deri në 39 për qind të nevojave për energji elektrike gjatë ditëve më të nxehta, duke dëshmuar rëndësinë në rritje të burimeve të rinovueshme për sigurinë energjetike të Evropës./ CNA
Disa deputetë të Partisë Laburiste po i bëjnë thirrje Ange...
Gjermania duket se po rishikon seriozisht planin për rritj...
Një oficer i Policisë së Montrealit (SPVM) dhe një civil u...
Një samit midis Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së, i cili i...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, do të udhëtojë ...
Dy fëmijë të moshës 2 dhe 4 vjeçare u gjetën të pajetë pas...
Në një kohë kur qytetarët e Kosovës përballen me rritje çm...
Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, tha sot se bisedim...
Trembëdhjetë persona u mbytën gjatë fundjavës në Francë, d...
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, k...
Andy Burnham ka reaguar ndaj dorëheqjes së Keir Starmer dh...
Dy motra me origjinë nga fshati Topanicë i Kamenicës në Ko...
Kryeministri britanik, Keir Starmer, ka njoftuar se proces...
Keir Starmer jep dorëheqjen si kryeministër dhe udhëheqës ...
Presidenti i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, ka përjashtuar mundë...
Berlini zyrtar duket i pakënaqur me presidentin e Këshilli...
Presioni politik ndaj kryeministrit spanjoll, Pedro Sánche...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në një intervistë eksk...
Policia australiane ka realizuar sekuestrimin më të madh t...
Ndërmjetësit nga Pakistani dhe Katari deklaruan më 22 qers...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, denoncoi sot...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Raportohet se një konflikt ka ndodhur në bulevardin “Ismai...
Kapet dhe shoqërohet në Komisariat, për veprime të mëtejsh...
Një aksident është shënuar këtë të hënë në fshatin Çërravë...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar sot në mesdi...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Disa nga agjencitë meteorologjike të Evropës parashikojnë ...
Raundi i parë i bisedimeve mes SHBA-së dhe Iranit në Zvicë...
Gazetari rus Grigori Nekhoroshev u gjet i vdekur në moshën...
Aleksandr Lukashenko ndodhet në një situatë të vështirë se...
Temperaturat ekstreme që kanë përfshirë Evropën po ushtroj...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe ...
Një individ shqiptar, që jeton në kryeqytet dhe merr një p...
Çmimi i karburanteve për transportin e mjeteve personale n...
Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut e ka nisur në rënie e...