Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me deklaratat e kryeministrit Rama për zgjidhjen e situatës në Kosovë.
Një ditë më parë Rama tha për median britanike “Financial Times” se NATO duhet të rivendosë kontrollin e veriut të Kosovës.
Por Berisha shprehet se me këtë qëndrim “Padroni Vuçiç dhe argati Rama mbrojnë projektin e ndarjes së Kosovës”.
Lideri historik I PD-së shprehet se një deklaratë e tillë do të thotë de facto shkëputje e 1/3 së Kosovës nga territori i saj me qëllimin e vetëm ndarjen e Republikës së Kosovës.
Postimi i plotë i Berishës:
Kosova toka e askujt, toka e krimit! Këtë deklaroi dje Pashiqi shqipfolës, Edi Rama!
Padroni Vuçiç dhe argati Rama mbrojnë projektin e ndarjes së Kosovës.
Edi Rama, Pashiqi shqipfolës, lëshon drejt Kosovës akuzat të padëgjuara nga ndonjë njeri tjetër veç nga padroni i tij Vuçiç dhe Sergej Lavrov.
Ai si armik i egër, paraqet Kosovën si tokën e askujt, tokë e krimt dhe kërkon vendosjen nën kontrollin e KFOR-it të 1/3 së teritorit të saj dhe thirrjen e konferencës ndërkombëtare për zhbërjen e saj.
Të dashur miq, të damkosur para shqiptarëve dhe komunitetit euroatlantik, serbomadhi Aleksandër Vuçiç dhe vasali i tij shqipfolës, albanofob, Edi Rama, vazhdojnë përpjekjet për ndarjen e Kosovës. Kështu Vuçiç pas aktit terrorist në Banjskë dhe dështimit të kryengritjes së armatosur të organizuar prej falangave të kontrolluara tërësisht prej tij dhe tërheqjes së detyruar të njësive ushtarake që dislokoi me qëllim fillimin e një konflikti të ri në rajon, ka mobilizuar të gjithë politikën dhe diplomacinë e tij me kërkesën e vendosjes e komunave të veriut nën kontrollin e KFOR.
Këtë kërkesë, që do të thotë de facto shkëputje e 1/3 së Kosovës nga territori i saj me qëllimin e vetëm ndarjen e Republikës së Kosovës, serbomadhi Vuçiç e argumenton me terrorin imagjinar të qeverisë Kurti, dhe në dhunimin po imagjinar në qindra e qindra rasteve të lirive dhe të të drejtave të banorëve serb në këto komuna nga minoranca shqiptare dhe policia e Kosovës.
Mashtrues ordiner Aleksander Vuçi, Goebelsi i Milosheviçit, që duhet të ishte prej vitesh në burg për genocidin dhe krimet e tij kundër njerëzimit, të kryera ndaj shqiptarëve harron se trillimet e tij banale mund t’i shesë vetëm në tregun e Radioçiçve të tij, Edi Ramve dhe askund tjetër. Liritë dhe të drejtat e banorëve serb në komunat në veri të Kosovës janë nën vezhgimin të vazhdueshem të OSBE, Euleks, dhe Agjensive të tjera ndërkombëtare. Kosova demokratike ka plotësuar të gjitha standartet për anëtarësimin në Këshillin e Europës.
Por në kërkesën e tij për vendosjen e veriut të Kosovës nën kontrollin e KFOR-it, krijimin e Republikes së KFOR- it në 1/3 e territorit të Republikës së Kosovës, ai mbështetet publikisht nga argati i tij në Tiranë.
Në të njëjtën kohë me padronin e tij Vuçiç, kreu i ekzekutivit shqiptar Edi Rama, i ciëlsuar këto ditë si kryeministri më i mirë i Serbisë pas Nikolla Pashiq për shërbimet e tij të mëdha ndaj serbomadhisë dhe kundër Kosovës dhe kombit shqiptar, përsërit çdo ditë kërkesën e padronit të tij për vendosjen nën kontrollin e KFOR të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës.
Ky shqipfolës, albanofob në prononcime publike paraqet për llogari të Beogradit, Kosovën si tokën e askujt apo jashtë çdo kontolli. Kështu në një intervistë të publikuar dje në Financiale Times, Edi Rama lëshoi drejt Kosovës, vend sovran dhe i pavarur, me standartet demokratike më të mira në rajon, akuza të egra, armiqësore të cilat perveç Vuçiç dhe Sergej Lavrov nuk i ka bërë kush kurrë që nga viti që ajo ka shpallur pavarësinë deri sot.
Edi Rama për të mbështetur pa kushte kërkesën e padronit të tij shprehet: “Kosova është një votër e nxehtë. Ajo në vite është bërë toka e askujt në të cilën të gjitha llojet e krimeve gërshetohen me nacionalizmin në rritje. Kufiri midis krimit dhe politikës është shuar” .
Kështu pra sipas këtij vasali të Beogradit, Kosova është toka e krimit ndaj dhe nuk ka pse të ekzistojë.
Të akuzosh Kosovën se është tokë e krimit është makabritet me të cilin më së paku përpiqesh të fshehë dhe maskojë sundimin me bjellivukët serb dhe shqiptar të lidhur me Ramën dhe Vuçiçin.
Përveç kësaj Edi Rama përsërit kërkesën e Vuçiçit dhe Lavrovit për thirrjen e një konference ndërkombëtare të cilën Beogradi dhe Kremlini e duan vetëm e vetëm të zhbëjnë arritjet 24 vjeçare të Kosovës në rrugën e lirisë dhe më pas të pavaresisë dhe ta ndajnë atë.
Duke dënuar me forcën më të madhe përpjekjet luftënxitëse, destabilizuese të argatit të Beogradit, Edi Rama dhe padronit të tij serbomadhit Vuçiç i bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të vendos të denojë qëndrimet e këtyre autokratëve aventurierë që kërkojnë të ndryshojnë hartën e Ballkanit dhe të zhysin rajonin në një konflikt të ri me qëllimet e tyre, zhbërjen dhe ndarjen e Kosovës midis Serbisë dhe Shqiperisë./ CNA
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një intervistë me t...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka arritur në Gra...
Bashkimi Europian ka arritur një marrëveshje historike lid...
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, me rastin e inte...
Qeveria e Kosovës ka reaguar pas lirimit të Milan Rado...
Departamenti i Drejtësisë thotë se ka kryer një operacion ...
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Veton Elshani,...
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka th...
Mbi 3500 bimë kanabis janë asgjësuar në fazën e 18-të të m...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një konferencë...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një konfer...
Ambasadorët e BE-së arritën të mërkurën një marrëveshje pë...
Policia ukrainase regjistroi 15 krime lufte ruse në lidhje...
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, ka thënë se Serbia ...
Organizata shqiptaro-amerikane nga pjesë të ndryshme t...
Misioni i KFOR-it në Kosovë në një përgjigje për gazetën "...
Autoritetet po vijojnë me hetimin për masakrën në Greq...
Çmimi Nobel në Kimi u është dhënë shkencëtarëve Moungi...
BE po përgatitet të hapë bisedimet me Ukrainën për anëtarë...
Avokati i Milan Radoiçiç, Goran Petronijeviç, ka folur...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e ZVA Elbasan e cila la pa...
“Sa e vështirë është të jesh gjithë kohën me frikën, se mo...
Rasti i radhës në “Stop” ka të bëjë me 79-vjeçaren Eftali ...
Ditën e djeshme, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan t...
Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Ti...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në aks...
Kjo e premte është shoqëruar me trafik të rënduar në k...
Gëzim Çela, ish oficeri i Forcave Speciale, u arrestua...
Mbrëmjen e kësaj të premteje është arrestuar në Kosovë...
Vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike...
"Mjekët kanë nxjerrë më shumë se 60 krimba të gjallë n...
Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve ...
Truri është i vetmi organ i trupit të njeriut, të cilit i ...
Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska, ka paralajmër...
Rasti i Liridona Murselit ka tronditur të gjithë opinionin...
Me orë të tëra pjesëmarrësit në takimin e Këshillit...
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në Mitrovicë, nj...
Media prestigjoze britanike “BBC” i ka kushtuar Kukësit qy...
Aktori dhe regjisori i mirënjohur shqiptar, Guri Koço, fes...
Mirush Kabashi, mjeshtri i skenës së teatrit dhe jo vetëm,...
Islam Bakollari, mësues në shkollën 9-vjeçare të Dardhasit...
Sot më 9 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94.2 lek...
Teksa ekonomia e vendit u zgjerua dhe buxheti arkëtoi ...
Sot më 8 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94 l...
Procedura për ndërtimin e një institucioni për edukimin dh...