
Ukraina “shpejt” do të pranojë nga Shtetet e Bashkuara tanket M1 Abrams, përderisa forcat e Kievit kanë bërë përparim “të qëndrueshëm” në kundërofensivën ndaj trupave të Moskës, tha sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin.
Në fillim të vitit, Uashingtoni i premtoi Kievit këto lloje tankesh. Ato janë pjesë e ndihmës të sigurisë në vlerë prej mbi 43 miliardë dollarësh që SHBA-ja i ka ndarë për Ukrainën që kur Rusia nisi pushtimin e paprovokuar të fqinjit të saj në shkurt të vitit 2022.
“Me kënaqësi njoftoj se tanket M1 Abrams, që SHBA-ja më herët i ka premtuar [Kievit], shpejt do të hyjnë në Ukrainë”, tha Austin më 19 shtator, në nisjen e takimit të Grupit të Kontaktit për Ukrainën. Takimi po zhvillohet në Gjermani.
Tanket do të pajisen me municione 120 milimetërshe me uranium të varfëruar.
Municione të tilla – që SHBA-ja njoftoi muajin e kaluar se do t’i japë Ukrainës – janë kundërthënëse pasi lidhen me probleme shëndetësore, sikurse kanceri dhe defektet në lindje. Këto probleme shëndetësore janë raportuar në zonat ku municione me uranium të varfëruar janë përdorur në konflikte në të kaluarën edhe pse ende nuk është përcaktuar përfundimisht se ato i kanë shkaktuar këto probleme.
Ukraina ka nisur kundërofensivën ndaj forcave ruse në qershor, por kundërsulmi ka qenë më i ngadalshëm, përderisa forcat e Kievit janë përballur me mbrojtje të ashpër.
Austin tha se kundërofensiva “po vazhdon të bëjë përparim të qëndrueshëm”.
“Trupat ukrainase po thyejnë vijat e fortifikuara të ushtrisë agresore të Rusisë”, tha ai.
Shefi i mbrojtjes së SHBA-së po ashtu mirëpriti ministrin e ri të Mbrojtjes të Ukrainës, Rustem Umerov, i cili u emërua në këtë pozitë më herët gjatë këtij muaji.
Një zyrtar i mbrojtjes në SHBA tha para takimit në Gjermani se ky takim është një mundësi “për të dëgjuar nga Umerovi për vizionin e tij dhe për prioritetet e tij”.
SHBA-ja ka udhëhequr mbështetjen ndërkombëtare për Ukrainën, duke krijuar një koalicion që mbështet Kievin, pasi Rusia nisi pushtimin. Dhjetëra shtete marrin pjesë në Grupin e Kontaktit për Ukrainën.
Mbështetësit e Ukrainës po ashtu u kanë ofruar trajnim trupave të Kievit, ndërkaq SHBA-ja dhe shtetet e tjera kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj Rusisë, që kanë prekur sektorin financiar, atë të teknologjisë dhe eksportet e energjisë./ CNA
Ministria e Arsimit në Kosovë ka reaguar pas rrahjes b...
Një fëmijë 3-vjeçar është dhunuar barabarisht në një çerdh...
Dhjetë persona janë arrestuar në Kosovë nën dyshimet se ka...
Ovidio Guzman Lopez, djali i ish-udhëheqësit të kartelit S...
Ministrat e jashtëm të BE-së i kanë drejtuar thirrje Kosov...
Departamenti Amerikan i Shtetit vlerësoi të hënën ato ...
Autoritetet finlandeze kanë thënë se vendi nuk do të l...
Për herë të parë Qendra e Raportimit dhe Informimit të Ant...
Në Nju Jork zhvillohet Samiti i OKB-së për Zhvillimin e Që...
Presidenti Joe Biden thotë se ai "është i përqendruar në g...
Një person ka vdekur dhe 67 të tjerë janë infektuar me kor...
Avionët e njohur ndërkombëtarisht Gripen kanë aftësi që Uk...
Pandat gjigante që jetojnë në robëri mund të vuajnë nga “j...
Qeveria italiane e krahut të djathtë e ka miratuar të hënë...
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i ka bërë thirrje m...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka argëtuar udhëheqës...
Pesë shtetas amerikanë që mbaheshin të ndaluar në Iran, pr...
Nuk mund të ketë humbës kur bëhet fjalë për paqen në Ukrai...
Qeveria japoneze ka ngritur alarmin për plakjen e popullsi...
Një aksident ka ndodhur ditën e sotmë në fshatin Bradashes...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...