Thellimi i hetimit ndaj Presidentit Biden në Kongres dhe beteja për buxhetin
Presidenti Joe Biden thotë se ai "është i përqendruar në g...

Në Nju Jork zhvillohet Samiti i OKB-së për Zhvillimin e Qëndrueshëm, ku merr pjesë dhe kancelari Olaf Scholz. Kjo tregon se sa e rëndësishme është kjo agjendë për qeverinë gjermane.
Samiti i OKB-së për Zhvillimin e Qëndrueshëm synon sipas Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, një "plan shpëtimi global". Guterres vuri në dukje se vetëm 15% e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm të miratuara në 2015 ka të ngjarë të arrihen.
Dhënia fund e varfërisë në të gjitha format e saj është një nga 17 synimet e Agjendës 2030 të OKB, për zhvillimin e qëndrueshëm. Synimi i agjendës është "Të sigurojë mobilizimin e burimeve, përfshirë bashkëpunimin që vendet në zhvillim dhe pak të zhvilluara të zbatojnë programe dhe politika për t'i dhënë fund varfërisë në të gjitha dimensionet e saj”. Varfëria në botë është përgjysmuar që nga viti 2000, megjithatë një ndër dhjetë veta që jetojnë në vendet në zhvillim ende vazhdon të jetojë me më pak se 1,90 dollarë në ditë.
Varfëria shumë më tepër se mungesa e të ardhurave
Synimet e agjendës 2030 janë që të krijohen strategji zhvillimi në nivel kombëtar dhe rajonal që t'u sigurojnë burrave dhe grave të drejta të barabarta mbi burimet ekonomike, si dhe akses në shërbime, pronësi dhe kontroll mbi tokën dhe format e tjera të pronësisë, në trashëgimi, në burime natyrore, teknologji të reja të përshtatshme dhe shërbime financiare, duke përfshirë edhe mikrofinancat. Ulja e varfërisë në botë tregon se ky është një sukses që arrihet prej njerëzve. Banka Botërore ka vendosur synime të reja, për t'i dhënë fund varfërisë ekstreme. Por varfëria është shumë më tepër se mungesa e të ardhurave dhe e burimeve për të siguruar jetesën. Përveç urisë dhe mungesës së ushqimit të mjaftueshëm, varfëria ka të bëjë edhe me aksesin e limituar në edukim dhe shërbime të tjera bazë, lidhet me diskriminimin social dhe mungesën e pjesëmarrjejes në vendimmarrje.
Indikatorët e varfërisë
Nisma për zhvillimin human të Universitetit Oxford ka përcaktuar në tre sektorë të jetës, që janë shëndeti, edukimi dhe standardi i jetës, dhjetë indikatorë që maten për matjen e varfërisë. Ato janë ushqimi dhe mortaliteti foshnjor, vitet e shkollimit, uji i pijshëm, banesa, kanalizimi, elektriciteti, lënda djegëse për gatim.
Kur personi privohet nga 20 deri 30 për qind e këtyre indikatorëve atëherë ai është i prekur nga varfëria.
Agjenda e Kombeve të Bashkuara 2030 me 17 Objektivat e saj të Zhvillimit të Qëndrueshëm është komplekse dhe jo domosdoshmërisht e lehtë për t'u kuptuar. Kjo është edhe arsyeja pse e ka të vështirë të depërtojë te publiku për ndërgjegjësimin e tij.
E megjithatë fakti që vetë kancelari Olaf Scholz merr pjesë në Nju Jork në Samitin e Qëndrueshmërisë së OKB-së nënvizon se sa e rëndësishme është kjo agjendë për qeverinë gjermane./ DW
Presidenti Joe Biden thotë se ai "është i përqendruar në g...
Një person ka vdekur dhe 67 të tjerë janë infektuar me kor...
Avionët e njohur ndërkombëtarisht Gripen kanë aftësi që Uk...
Pandat gjigante që jetojnë në robëri mund të vuajnë nga “j...
Qeveria italiane e krahut të djathtë e ka miratuar të hënë...
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i ka bërë thirrje m...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka argëtuar udhëheqës...
Pesë shtetas amerikanë që mbaheshin të ndaluar në Iran, pr...
Nuk mund të ketë humbës kur bëhet fjalë për paqen në Ukrai...
Qeveria japoneze ka ngritur alarmin për plakjen e popullsi...
Një aksident ka ndodhur ditën e sotmë në fshatin Bradashes...
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari në një ...
Çështja Beleri ka qenë sot në qendër të vëmendjes së avoka...
Qeveria ukrainase vendosi të shkarkojë gjashtë zëvendësmin...
Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Pet...
Një ngjarje horror është bërë publike në Poloni, pasi trup...
Kryeministri Alibin Kurti ka dalë në një konferencë pë...
Kryeministri i Kosovës, në një deklaratë për mediat tha se...
Kryeministri i Kosovës, në një deklaratë për mediat tha se...
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, u largua n...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...