
Një person humbi jetën në dy javët e fundit nga Covidi në Kosovë
Një person ka vdekur dhe 67 të tjerë janë infektuar me kor...
Presidenti Joe Biden thotë se ai "është i përqendruar në gjërat për të cilat ka nevojë populli amerikan", jo në teatrin politik të Dhomës së Përfaqësuesve, e cila ka hapur hetime, për të shqyrtuar, nëse ka apo jo prova, për ngritjen e akuzave për shkarkimin e presidentit lidhur me marrëveshjet financiare të djalit të tij Hunter Biden me kompani të huaja. Demokratët i quajnë hetimet një përpjekje për të larguar vëmendjen nga gjërat e rëndësishme. Hetimet ndodhin në një kohë kur ligjvënësit duhet të arrijnë një marrëveshje me Presidentin Biden për të mbajtur qeverinë të hapur pas 30 shtatorit.
Presidenti amerikan Joe Biden shkoi në kishë, në shtetin e tij, Delauer, vetëm disa ditë pasi republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve hapën një hetim ndaj tij, duke përmendur dyshimet për korrupsion. Shtëpia e Bardhë i quan hetimet goditje politike.
“Republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve kanë zbuluar fakte serioze dhe të besueshme për shkelje nga Presidenti Biden. Të marra së bashku, këto akuza japin një pasqyrë të një kulture korrupsioni”, tha javën e kaluar Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy.
Ai theksoi se akuzat nxjerrin në pah çështjet si "shpërdorim detyre, pengim të drejtësisë dhe korrupsion", të cilat "kërkojnë hetime të mëtejshme nga Dhoma e Përfaqësuesve".
Demokratët thonë se ky është një nga rastet më të këqija të një loje politike me motive partiake.
“Shtëpia e Bardhë ka bashkëpunuar dhe besoj se do të vazhdojë të bashkëpunojë, sepse nuk ka asgjë për të fshehur. Nuk ka fakte që sugjerojnë se Presidenti Biden është përfshirë në ndonjë shkelje të ligjit dhe vepra që do të çonin në ngritjen e akuzave për shkarkim. Ky është një hetim i paligjshëm për ngritje të akuzave për shkarkimin e tij”, tha udhëheqësi i pakicës demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries.
Republikanët thonë se duan më shumë informacion në lidhje me akuzat.
“Faktet janë kudo. Ka mesazhe sms, emaile, dëshmitarë, sinjalizues, takime dhe telefonata. Kemi dëshmi për darka dhe nuk mund të thuhet se këto nuk do të çojnë në zbulime të veprave të tjera”, thotë ligjvënësja republikane Nancy Mace.
Ish-presidenti Donald Trump, kandidat republikan për president, i cili përballet vetë me më shumë se 40 akuza penale në disa çështje gjyqësore, thotë se ai mbështet mbylljen e qeverisë, nëse republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve nuk arrijnë atë që ai e quan "një marrëveshje të drejtë" për një buxhet afatshkurtër. Ai nuk dha hollësi mbi atë se çfarë do të duhet të përmbante një “marrëveshje e drejtë” për buxhetin.
E ardhmja e Presidentit Biden dhe ajo e udhëheqësit republikan McCarthy janë të ndërthurura në këtë thellim të hetimit të Kongresit ndaj Presidentit. Edhe nëse Dhoma e Përfaqësuesve miraton ngritjen e akuzave për shkarkimin e Presidentit, ka pak të ngjarë që Senati i kontrolluar nga demokratët, të bjerë dakord për zhvillimin e gjyqit ndaj tij.
Ndërkohë, Dhoma e Përfaqësuesve ka vetëm disa ditë pune për të miratuar një buxhet të përkohshëm për financimin e qeverisë për të shmangur mbylljen e saj.
Disa republikanë konservatorë po kërkojnë shkurtime më të mëdha të shpenzimeve qeveritare se sa niveli për të cilin ligjvënësi McCarthy kishte rënë dakord në kuadër të një marrëveshje buxhetore me Presidentin Biden në fillim të këtij viti./ VOA
Një person ka vdekur dhe 67 të tjerë janë infektuar me kor...
Avionët e njohur ndërkombëtarisht Gripen kanë aftësi që Uk...
Pandat gjigante që jetojnë në robëri mund të vuajnë nga “j...
Qeveria italiane e krahut të djathtë e ka miratuar të hënë...
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i ka bërë thirrje m...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka argëtuar udhëheqës...
Pesë shtetas amerikanë që mbaheshin të ndaluar në Iran, pr...
Nuk mund të ketë humbës kur bëhet fjalë për paqen në Ukrai...
Qeveria japoneze ka ngritur alarmin për plakjen e popullsi...
Një aksident ka ndodhur ditën e sotmë në fshatin Bradashes...
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari në një ...
Çështja Beleri ka qenë sot në qendër të vëmendjes së avoka...
Qeveria ukrainase vendosi të shkarkojë gjashtë zëvendësmin...
Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Pet...
Një ngjarje horror është bërë publike në Poloni, pasi trup...
Kryeministri Alibin Kurti ka dalë në një konferencë pë...
Kryeministri i Kosovës, në një deklaratë për mediat tha se...
Kryeministri i Kosovës, në një deklaratë për mediat tha se...
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, u largua n...
Marrëveshja e shkëmbimit të të burgosurve SHBA-Iran do të ...
Dimetridazoli është një medikament që përdoret kryesisht t...
Emisioni Stop në Tv Klan trajtoi rastin e klinikës dentare...
Emisioni Stop në Tv Klan ka marrë denoncim nga një qytetar...
Pak ditë më parë, ndër akuzat politike, u përsërit fak...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi propozimin e Inspekt...
Një 35 vjeçare shqiptare është ekzekutuar me plumb në kokë n...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, paralajmër...
Gazetari Artan Hoxha zbuloi lidhjet e të shumëkërkuarit La...
Për vrasjen e Martin Bardhit në Rrëshen, është marrë p...
Të rritur, prindër e mësues, ju që keni dhe jeni në kontak...
Parlamenti në Shqipëri në seancën plenare të 25 majit, mir...
Një organizim i thjeshtë, por me plot humanizëm me mbë...
Pjesa e parë e ditës, do të jetë nën ndikimin e motit ...
Ushtari amerikan që fut në mënyrë të paligjshme në ter...
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosov...
Deputeti serb i partisë “Zajedno”, Djordje Miketiç, ka...
Një shtetas i Kosovës është gjetur pa shenja jete në terri...
55 punime të 42 piktorëve shqiptarë që janë pjesë e fondit...
Filmi i shumëpërfolur “Në Kuadër të Dashurisë, ku janë pro...
Shkrimtari i njohur, Besnik Mustafaj, feston 65-vjetorin ...
Ediconi i 10-të i filmit ‘KO:SH FILM FEST 2023’ është çelu...
Qeveria këtë të enjte ka miratuar ratifikimin e marrëv...
Në tremujorin e dytë të vitit 2023 të vetëpunësuarit z...
Strategjia e re kombëtare për Kërkimin Shkencor, Tekno...
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se të ardhur...