Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Për herë të parë Qendra e Raportimit dhe Informimit të Anticiganizmit dokumentoi se ku dhe si shfaqet anticiganizmi në Gjermani. Përfundimi: shpesh ai shfaqet dukshëm tek autoritetet e shtetit.
A janë shumë apo pak 621 incidente me sfond anticigan të regjistruara në një vit? Qendra e Raportimit dhe Informimit të Anticiganizmit (MIA) nuk do të jetë në gjendje t'i përgjigjet kësaj pyetjeje deri në vitin 2024. Sepse deri tani është përpiluar vetëm raporti i parë. Në ndryshim nga inventarizimi i Komisionit të Pavarur për Anticiganizmin i publikuar në vitin 2021, forma e re e raporteve planifikohet çdo vit.
"Në këtë mënyrë Ministria e Punëve të Brendshme nxjerr dritë në atë që është ende një fushë shumë e madhe e errët e krimeve dhe incidenteve anticigane”, shkruan në parathënie kryetari i Këshillit Qendror të sintit dhe romëve gjermanë, Romani Rose. Dhe qendra e raportimit e mbështetur nga Ministria e Familjes nuk e shmang përdorimin e fjalëve diskriminuese në dobi të një kuptimi më të mirë.
Pse në raportin e MIA-s del fjala "cigan”
"Në raportin tonë ne përdorim termin "cigan" në disa vende. Ky term anticiganist ka shkaktuar shumë vuajtje, dhunë dhe përjashtime deri më sot. Prandaj ne e përdorim termin sa më pak të jetë e mundur dhe vetëm në thonjëza", shpjegon ekipi i MIA-s. Thonjëzat synojnë të shprehin se ky term dheidetë dhe paragjykimet anticigane që fshihen pas tij janë një konstruksion i shoqërisë shumicë, thuhet më tej.
"Mësuesja rri e vështron"
"Termi përdoret ende në shumë nga incidentet që ne dokumentuam dhe për fat të keq përshkrimi i këtyre sulmeve fizike dhe verbale anticigane nuk është i plotë, nëse e shmangim përdorimin e këtij termi." Një shembull konkret është përshkruar në raportin e MPB-së: "Një nxënëse e quan shoqen e klasës "cigane e pistë" , e tërheq zvarrë për flokësh në oborrin e shkollës, asaj i grisen pantallonat, i gjakosi gjuri, dhe mësuesja rri e vështron. E në fund i thotë vajzës 12-vjeçare të prekur: Mos e bëj kaq të madhe!
Disa raste përfundojnë në statistikat e policisë
Të gjitha rastet e diskriminimit apo dhunës janë anonime. Shumë raporte vijnë drejtpërdrejt nga personat e prekur, disa janë të dokumentuara gjithashtu në burime zyrtare si statistikat e Zyrës Federale të Policisë Kriminale (BKA) për krimet e motivuara politikisht (PKM). Këtu përfshihet edhe rasti i vetëm i dhunës ekstreme i shënuar në raportin vjetor të MIA-s për vitin 2022, i cili ka ndodhur në Landin e Zarës (Saarland).
"Një grup njerëzish u ofenduan fillimisht në mënyrë anticigane nga persona që ishin në dy makina që kalonin pranë dhe më pas u qëlluan me pistoletë me ajër të ngjeshur. Pati disa lëndime. "
Romani Rose ankohet për rritje të ekstremizmit të djathtë
Raporti i MIA-s tregon qartë për rreziqet e rritjes së nacionalizmit dhe ekstremizmit të djathtë, i cili sërish po shfaq agresion dhe dhunë ndaj sintëve dhe romëve, hebrenjve dhe pakicave të tjera, shkruan në parathënie Romani Rose. Kryetari i Këshillit Qendror të Sintëve dhe Romëve thotë se ende "mungojnë njohuritë për mekanizmat e anticiganizmit” në shoqëri. Kjo formë racizmi është "një dukuri e trishtuar e përditshme jo vetëm në rrugë, por edhe në institucione zyrtare", thuhet në raport. Çdo rast i pesti i regjistruar ka lidhje me kontaktet me autoritetet shtetërore: "Një qendër punësimi kërkon të njëjtat dokumente dhe fatura disa herë dhe kërkon dokumente që familja e prekur nuk e kupton se pse po i kërkohen. Si pasojë familjes rome i është pezulluar përfitimi deri në sigurimin e dokumenteve përkatëse. Nëna thotë se punonjësi i qendrës së punës e di që janë romë dhe i trajton më keq për shkak të kësaj."
Ku fillon diskriminimi institucional?
Është e vështirë të gjykosh nëse ka dashje në raste të tilla apo jo. Këtë e pranon edhe ekipi i MIA-s: "Në bazë të raporteve të rasteve individuale, nuk është gjithmonë e mundshme të dallohet diskriminimi nga praktikat institucionale dhe se deri në çfarë mase sjellja e një individi ka efekt në rritjen e diskriminimit”.
Në një rast nga viti 2021 nuk ka dyshim që kemi të bëjmë me diskriminim të qëllimshëm apo shkelje të ligjit kundër diskriminimit: Një sinto njëmbëdhjetë vjeçar kontrollohet nga policia në një kontroll rutinë. I gjendet një thikë e vogël e palosshme dhe për këtë shkak atij i vihen prangat dhe futet me forcë në makinën e policisë dhe dërgohet në komisariat.
Dy policë u dënuan
Ata e shpërfillën moshën e djalit dhe ai nuk u lejua t'i njoftonte prindërit. Pasi e morën në pyetje për gjysmë ore, e lanë të lirë. Familja i denconcoi zyrtarët përgjegjës dhe e fitoi gjyqin në vitin 2022. Policët u dënuan me një gjobë me nga 3.600 euro për privim lirie./ DW
Në Nju Jork zhvillohet Samiti i OKB-së për Zhvillimin e Që...
Presidenti Joe Biden thotë se ai "është i përqendruar në g...
Një person ka vdekur dhe 67 të tjerë janë infektuar me kor...
Avionët e njohur ndërkombëtarisht Gripen kanë aftësi që Uk...
Pandat gjigante që jetojnë në robëri mund të vuajnë nga “j...
Qeveria italiane e krahut të djathtë e ka miratuar të hënë...
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i ka bërë thirrje m...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka argëtuar udhëheqës...
Pesë shtetas amerikanë që mbaheshin të ndaluar në Iran, pr...
Nuk mund të ketë humbës kur bëhet fjalë për paqen në Ukrai...
Qeveria japoneze ka ngritur alarmin për plakjen e popullsi...
Një aksident ka ndodhur ditën e sotmë në fshatin Bradashes...
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Endrit Braimllari në një ...
Çështja Beleri ka qenë sot në qendër të vëmendjes së avoka...
Qeveria ukrainase vendosi të shkarkojë gjashtë zëvendësmin...
Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Pet...
Një ngjarje horror është bërë publike në Poloni, pasi trup...
Kryeministri Alibin Kurti ka dalë në një konferencë pë...
Kryeministri i Kosovës, në një deklaratë për mediat tha se...
Kryeministri i Kosovës, në një deklaratë për mediat tha se...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...