Rindërtohet shkolla e vetme shqip në Rozhajë/ Abazoviç: Ka 23 nxënës
Në Rozhajë të Malit të Zi është rindërtuar shkolla e vetme...

Dy anije të ushtrisë ruse janë dëmtuar në një sulm të shkallës së gjerë të kryer nga Ukraina. Sulmi ndodhi në një bazë ku riparohen anijet në Krimenë e pushtuar nga Rusia, përderisa Kievi raportoi për sulme masive me dronë nga Rusia në infrastrukturën e portit në rajonin e Odesës.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha se kantieri detar në Sevastopol, që shërben si bazë kryesore për Flotën ruse të Detit të Zi, u shënjestrua nga dhjetë raketa lundruese dhe tre dronë.
Kjo ministri tha se sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzuan shtatë raketa, duke shtuar se anija patrulluese Vasily Bykov ka shkatërruar të gjitha anijet.
Por, zyrtarët rusë konfirmuan se dy anije janë dëmtuar dhe guvernatori i emëruar nga Moska, Mikhail Razvozhayev, tha se të paktën 24 persona janë plagosur.
“Të gjitha shërbimet emergjente po punojnë në vendngjarje, por nuk ka rrezik për objektet civile që gjenden në qytet”, shkroi Razvozhayev në Telegram.
Në kantierin strategjik detar në Gadishullin e Krimesë – që Rusia e aneksoi paligjshëm nga Ukraina më 2014 – ndërtohen dhe riparohen anije dhe nëndetëse të Flotës ruse të Detit të Zi. Kjo flotë ka kryer shumë sulme me dronë dhe raketa ndaj Ukrainës.
Razvozhayev publikoi fotografi ku shfaqej zjarr në infrastrukturën e portit. Kanalet ruse në Telegram kanë publikuar video dhe fotografi të një zjarri të madh në një ndërtesë pranë ujit, raportoi Shërbimi Rus i Radios Evropa e Lirë.
Sulmi në Sevastopol vjen pasi Ukraina pretendoi më 11 shtator se kishte rimarrë kontrollin e platformave strategjike për shpimin e gazit dhe naftës në Detin e Zi, që Rusia kishte marrë nën kontroll më 2015. Rusia ka përdorur këto platforma për të vendosur armë dhe për të nisur sulme me helikopterë. Kievi tha se rimarrja e platformave do t’i shërbejë që të marrë kontrollin e Krimesë.
Mykola Oleshchuk, komandant i Forcës Ajrore të Ukrainës shkroi në Telegram se “përderisa pushtuesi po tenton të rimëkëmbet nga bombardimet gjatë natës në Sevastopol, dua të falënderoj pilotët e Forcës Ajrore ukrainase për punën e shkëlqyer”.
Ndërkaq, infrastruktura në portin e Izmailit po ashtu u dëmtua më 13 shtator pas një sulmi të ri me dron nga Rusia, tha Oleh Kiper, guvernator i rajonit të Odesës.
“Është raportuar për dëme në port dhe infrastrukturë tjetër civile”, shkroi ai në Telegram, duke shtuar se gjashtë persona janë plagosur, tre prej të cilëve janë në gjendje serioze.
Më vonë gjatë ditës, Forca Ajrore ukrainase tha se ka arritur të pengojë 32 nga 44 dronët e llojit Shahed mbi Ukrainë gjatë natës. Shumica e tyre ishin nisur drejt porteve jugore në rajonin e Odesës.
Rusia ka intensifikuar sulmet ndaj infrastrukturës ukrainase prej ku eksportohen drithërat, pasi në korrik u tërhoq nga marrëveshja e ndërmjetësuar nga Kombet e Bashkuara dhe Turqia. Kjo marrëveshje mundësonte eksportin e sigurt të drithërave ukrainase nga portet në Detin e Zi./ REL
Në Rozhajë të Malit të Zi është rindërtuar shkolla e vetme...
Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, ka kërcën...
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, njofto...
Autoritetet franceze kanë njoftuar se është ndaluar shitja...
Mesditën e së mërkurës përfundoi samiti i Kim Jong Un me V...
Shteti jugor indian i Kerala ka lëshuar alarmin, pasi konf...
Në fjalimin e saj për gjendjen e Bashkimit Evropian, Von d...
Shtetet e Bashkuara argumentuan të martën se "Google" nuk ...
Hetimet po thellohen dhe po nxjerrin në dritë të tjera det...
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin dhe udhëheqësi i Ko...
Në prag të takimit ndërmjet Kryeministrit të Kosovës, ...
Kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve Kevin Mc...
Muajin e kaluar, Kanadaja vuri sanksione ndaj sektorit bër...
Disa shkolla në Suedi po kufizojnë përdorimin e kompjutera...
Çdo verë, mijëra turistë zbarkojnë në qytetin kolumbian Ba...
Një festë martese shpëtoi të gjithë njerëzit e një fshati ...
Një anketë e kryer në 14 vende në të dyja anët e Atlantiku...
Rrugët e Sao Lourenco do Bairro në Portugali u lyen me të ...
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me shkëmbimin...
Pasagjerët dhe ekuipazhi në një fluturim EasyJet nga Luton...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...