Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy njoftoi të martën se ligjvënësit do të nisin hetimet për të përcaktuar nëse ka bazë për ngritjen e akuzave për shkarkimin e Presidenti Joe Biden, një hap më tej në hetimet lidhur me dyshimet se zoti Biden përfitoi nga marrëveshjet e huaja të biznesit të të birit, Hunter Biden.
“Këto dyshime janë një pasqyrë e një kulture të korrupsionit”, u tha gazetarëve zoti McCarthy.
“Gjetjat tona tregojnë se zoti Biden gënjeu popullin amerikan lidhur dijenitë që kishte mbi marrëveshjet e bizneseve të familjes së tij me të huaj. Ka dëshmi nga persona që kanë qenë të pranishmëm, se presidenti u është bashkuar telefonatave, ka ndërvepruar në disa raste, ka ngrënë darka përmes të cilave i biri dhe partnerët e tij të biznesit kanë përfituar makina dhe miliona dollarë”, u tha zoti McCarthy gazetarëve.
“Ne jemi në dijeni se transfertave bankare prej gati 20 milionë dollarësh për anëtarë të familjes së zotit Biden dhe njerëzve të lidhur me të përmes kompanive guackë”, tha zoti McCarthy.
Ai ngriti dyshime se zoti Biden ka përdorur zyrën presidenciale për të koordinuar këto kontakte dhe se ato kishin marrë trajtim preferencial nga administrata e tij.
Një seri komisionesh të Dhomës së Përfaqësuesve nuk kanë arritur te gjejnë prova që vërtetojnë këto dyshime.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Ian Sams shkroi në platformën sociale X se “Republikanët në Dhomën ne Përfaqësuesve kanë kryer hetime për Presidentin prej 9 muajsh dhe nuk kanë gjetur asnjë provë për shkelje. Vetë anëtarët republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve e kanë thënë një gjë të tillë. Ai u zotua se do të mbante një votim të hapur për nisjen e hetimeve për shkarkim, tani ndryshoi qëndrim sepse nuk ka mbështetje. Politika ekstreme është më e keqja”, tha ai.
Udhëheqësi i shumicës në Senat, demokrati Chuck Schumer e cilësoi javën e shkuar nisjen e hetimeve për shkarkim si absurde.
Republikanët kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve me një diferencë të ngushtë prej vetem 5 anëtarësh ndaj demokratëve. Por disa republikanë kanë shprehur shqetësime lidhur me nisjen e hetimeve për shkarkim të presidentit përpara zgjedhjeve të vitit 2024.
Anëtari republikan i Kongresit, Ken Buck i tha rrjetit NBC News të dielën se “Hetimi për shkarkim të presidentit Biden duhet të nisë kur të ketë prova për një krim të rëndë apo shkelje te ligjit. Kjo gjë deri tani nuk ekzison”.
Njoftimi i hetimeve për shkarkimin e zotit Biden krijon gjithashtu një përballje mes Kapitolit dhe Shtëpisë së Bardhë, pasi ligjvënësit duhet të arrijnë një marrëveshje me Presidentin për të shmangur mbylljen e qeverisë, duke qenë se fondet e e saj mbarojnë më 30 shtator.
Dhomës së Përfaqësuesve i kanë mbetur edhe vetëm disa ditë pune për të thirrur një seancë për miratimin e një rezolute afatshkurtër ose rrezikohet një mbyllje të qeverisë.
Nëse mbyllet qeveria, komisionet e Dhomës së Përfaqësuesve nuk do të jenë në gjendje të punojnë për hetimin për shkarkimin e Presidentit.
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve është përballur me rritje të trysnisë nga anëtarët konservatorë të grupit të tij parlamentar këtë verë, pasi ra dakord për një marrëveshje me presidentin për të rritur tavanin e borxhit.
“Është e mundur që dokumenti me akuzat për shkarkim të mos shkojë kurrë në Senat," i tha Zërit të Amerikës Michael Thorning, drejtor i demokracisë në Qendrën e Politikave Bipartizane. “Duke patur një shumicë kaq të ngushtë, është e paqartë nëse ata do të arrijnë deri në fund me këtë. Ata sigurisht nuk mund të llogarisin në ndonjë mbështetje nga demokratët. Dhe kështu duhet të kenë mbështetjen e çdo anëtari të tyre. Dhe nëse humbasin mbështetjen e vetëm pesë prej tyre, nuk do të mund ta kalojnë atë.”
Edhe nëse Dhoma e Përfaqësuesve e miraton dokumentin me akuzat për hetimin për shkarkim të Presidentit, ka pak të ngjarë që Senati që kontrollohet nga demokratët të mbështesë gjyqin ndaj tij./ VOA
Muajin e kaluar, Kanadaja vuri sanksione ndaj sektorit bër...
Disa shkolla në Suedi po kufizojnë përdorimin e kompjutera...
Çdo verë, mijëra turistë zbarkojnë në qytetin kolumbian Ba...
Një festë martese shpëtoi të gjithë njerëzit e një fshati ...
Një anketë e kryer në 14 vende në të dyja anët e Atlantiku...
Rrugët e Sao Lourenco do Bairro në Portugali u lyen me të ...
Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me shkëmbimin...
Pasagjerët dhe ekuipazhi në një fluturim EasyJet nga Luton...
Gjendja shëndetësore e bosit mafioz, Matteo Messina Denaro...
Kolumbia ka arritur një rekord të lartë vitin e kaluar sa ...
Është publikuar agjenda për takimin e nivelit të lartë që ...
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës (AUV) sigur...
Qeveria suedeze po shqyrton dhurimin e avionëve luftarakë ...
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se pushtimi i Hun...
Shepherd Bushirin, një pronar mediash dhe pronar tokash bu...
Mëngjesin e sotëm policia e Serbisë ka nisur një aksio...
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, tha para takimit të ...
Këshilli Federal i Prindërve në Gjermani foli qartë për rr...
Mbi 2 mijë persona kanë humbur jetën nga përmbytjet kat...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se ka bisedua...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...