Rama pret në takim Presidentin e Lituanisë/ Zbardhen diskutimet
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës (AUV) siguron se çdo produkt në treg - qoftë vendor apo i importuar - kontrollohet.
Produktet e dyshimta, sipas zëdhënësit Lamir Thaçi, hiqen nga tregu, kontrollohen dhe eventualisht asgjësohen.
Më 9 shtator, “Betimi për Drejtësi” - një emision i specializuar për fushën e sundimit të ligjit në Kosovë - transmetoi një hulumtim të vetin, në bazë të të cilit, një shtet i Bashkimit Evropian ka detektuar praninë e kimikatit kancerogjen - akrilamid - në një seri të produktit kosovar, Vipa Chips.
Sipas këtij hulumtimi, produkti i dyshimtë është detektuar gjatë transitit për në destinacionin e caktuar dhe është asgjësuar.
Duke folur për Radion Evropa, e Lirë, Thaçi thotë se ky rast daton nga muaji qershor.
Ai shton se seria e dyshimtë e patateve të skuqura Vipa Chips, që ka qenë e pranishme edhe në tregun e Kosovës, është hequr dhe është asgjësuar.
“Këto janë incidente ushqimore që ndodhin jo vetëm këtu, por në të gjithë botën. E rëndësishme është që autoriteti të marrë veprime. Besoj se ne i kemi bërë veprimet në kohën e duhur, ashtu siç e parasheh ligji”, thotë Thaçi.
REL-i kontaktoi kompaninë Pestova, e cila prodhon produktin Vipa Chips, por udhëheqësit e saj nuk deshën të prononcohen.
Në një deklaratë dërguar mediave në fundjavë, kompania tha, mes tjerash, se produktet e saj “vazhdojnë të jenë të sigurta” dhe “të jenë prezente në treg, në të gjitha shtetet ku eksporton”.

Ekspertë të ushqimit, në anën tjetër, u rekomandojnë qytetarëve që gjithmonë t’i lexojnë vlerat ushqyese në produktet e paketuara, ashtu si edhe afatin e përdorimit.
Zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi, thotë se në periudhën janar-gusht të këtij viti, agjencia ka asgjësuar mbi 500 mijë kilogramë produkte të dyshimta në tregun e Kosovës.
Sipas tij, ato kanë përfshirë: mish, qumësht, produkte me orgjinë bimore, biskota, perime, pije e të tjera.
Asgjësimi bëhet kur produktet nuk i kalojnë testet e sigurisë - qoftë për prani të substancave të ndryshme apo ruajtjes në temperatura jo të duhura.
Inspektorët e AUV-it bëjnë kontrolle të vazhdueshme të mallrave në pika kufitare, në terminale doganore dhe në biznese, përkundër faktit se, siç thotë Thaçi, numri i tyre është i vogël në krahasim me shifrën prej dhjetëra mijëra biznesesh.
“Fusha e sigurisë ushqimore është komplekse dhe kërkon angazhim të përditshëm, sepse produktet mund ta ndryshojnë gjendjen e tyre. Për sigurinë në ushqim nuk janë as 100 inspektorë dhe ky numër është i vogël”, thotë Thaçi.
Ai shpjegon se mostrat për testim të produkteve bëhen në tre laboratorë që i ka Kosova për këtë qëllim. Në raste të caktuara, shton ai, autoritetet bashkëpunojnë edhe me laboratorë nga vendet e rajonit dhe të Bashkimit Evropian.
“Gjithmonë vendoset për asgjësimin e produkteve të dyshimta, ndërsa ndaj operatorit ekonomik që ka vendosur produkte të dyshimta në treg, iniciohet fletëparaqitje për gjykatë”, thotë Thaçi.
Ai shton se, gjatë këtij viti, janë iniciuar disa fletëparaqitje të tilla, por nuk ofron shifër të saktë.
Sipas Ligjit për Ushqim në Kosovë, gjobat për operatorët ekonomikë për shkelje të dispozitave ligjore, përfshirë vendosjen e ushqimeve të pasigurta në treg, nisin prej 500 eurosh dhe shkojnë deri në 20 mijë euro.
AUV-i, institucion që vepron nën Qeverinë e Kosovës, ka zbuluar edhe më herët produkte të dyshimta në tregun e Kosovës, të cilat kanë shkaktuar debat në lidhje me cilësinë ushqimore.
Rasti i fundit ka ndodhur vitin e kaluar, kur AUV-i ka urdhëruar tërheqjen nga tregu të të gjitha produkteve të markës së importuar “Wudy”, si sallame e virshlle, pas dyshimeve se në to ka pasur një lloj bakteri.
Kosova importon shumicën e mallrave nga vendet fqinje, por edhe ato të BE-s, pasi industria e prodhimit nuk është shumë e zhvilluar.
Derisa përgjegjësinë për kontrollin e ushqimeve e mbajnë institucionet, nutricionistët thonë se disa veprime mund t’i bëjnë edhe vetë qytetarët për të rritur sigurinë për shëndetin.
Sipas tyre, duhet kontrolluar gjithmonë data e skadimit, ndërsa produktet si mishi, qumështi, vezët nuk bën të qëndrojnë për kohë të gjatë në temperatura të larta, por të ruhen në frigoriferë.
Nutricionistja Vala Pupovci thotë për Radion Evropa e Lirë se ruajtja e ushqimit në mënyrë të duhur, është e domosdoshme për të parandaluar problemet e ndryshme shëndetësore.

Sipas saj, një rëndësi të madhe për shëndetin ka edhe kontrollimi i vlerave ushqyese të një produkti.
“Vlerat ushqyese në ambalazhe, zakonisht, përfshijnë kaloritë, proteinat, yndyrat, yndyrat e ngopura, karbohidratet, sheqerin e shtuar, fibrat, natriumin dhe disa prej vitaminave e mineraleve, si vitamina D, hekuri, kalciumi dhe kaliumi”, thotë Pupovci.
“Një person me mbipeshë, për shembull, duhet pasur kujdes kaloritë e ushqimit që konsumon, ndërkaq një person që ka probleme me hipertension, duhet pasur parasysh sasinë e natriumit që ushqimi ka”, shpjegon ajo.
Siguria ushqimore është standard i Bashkimit Evropian, ku Kosova synon të anëtarësohet.
Në programin e Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga Albin Kurti, kjo temë është e ndarë në një sektor të veçantë.
Aty thuhet se Qeveria synon “avancimin e politikave të sigurisë së ushqimit dhe përafrimin e tyre me standardet e BE-së.
Në vitin 2022, Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin e ri për Ushqim, i cili parasheh sigurinë e përgjithshme të produkteve, sipas standardeve të BE-së.
Ky ligj ka për qëllim përcaktimin e parimeve dhe kërkesave të përgjithshme për sigurinë e ushqimit dhe të ushqimit për kafshë, masat dhe procedurat lidhur me ushqimin dhe ushqimin për kafshë, si dhe përcaktimin e autoritetit kompetent për sigurinë e ushqimit dhe të ushqimit për kafshë.
Sipas ligjit, ushqim i dëmshëm dhe jo i sigurt për njerëz konsiderohet ai që, mes tjerash, përmban mikroorganizma ose parazitë të rrezikshëm për shëndetin mbi kufirin e lejuar, toksinë të baktereve, mykotoksinë ose substanca tjera toksike mbi kufirin e lejuar.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, qasja në produkte të sigurta dhe me vlera ushqyese është kyçe për një shëndet të mirë.
OBSH-ja thotë se ushqimi i pasigurt që përmban baktere, viruse, parazitë ose substanca të dëmshme kimike, mund të shkaktojë më shumë se 200 sëmundje të ndryshme - duke filluar nga diarreja deri te kanceri.
Çdo vit, sipas OBSH-së, rreth 600 milionë njerëz - ose gati 1 në 10 njerëz - sëmuren, pasi hanë ushqim të kontaminuar, dhe kjo rezulton me rreth 420.000 vdekje./ REL
Qeveria suedeze po shqyrton dhurimin e avionëve luftarakë ...
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se pushtimi i Hun...
Shepherd Bushirin, një pronar mediash dhe pronar tokash bu...
Mëngjesin e sotëm policia e Serbisë ka nisur një aksio...
Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, tha para takimit të ...
Këshilli Federal i Prindërve në Gjermani foli qartë për rr...
Mbi 2 mijë persona kanë humbur jetën nga përmbytjet kat...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se ka bisedua...
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka mbër...
Ekipet e shpëtimit po vijojnë ende operacionet për të gjet...
Treni privat i Kim Jong Un, i armatosur rëndë, ka mbërritu...
Mijëra njerëz dyshohet se kanë vdekur pas një stuhie t...
Ekipi i shpëtimit ka mundur të nxjerrë nga shpella më e th...
Shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut, Volker Turk t...
Gjermania ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia që të zbatojnë ...
Të paktën 150 persona kanë vdekur pas një stuhie të fuqish...
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u përpoq të si...
Bashkimi Evropian ka paralajmëruar Rusinë se do të ketë “p...
Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana, ...
Një histori e pazakontë është publikuar nga The Mirror. B...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...