
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u përpoq të siguronte Ukrainën të dielën se ajo do të vazhdojë të mbështetet nga aleatët e saj perëndimorë. Megjithatë, Rusia të dielën organizoi zgjedhje vendore në katër zona të Ukrainës që i ka aneksuar në mënyrë të paligjshme dhe Moska duket e vendosur të vazhdojë përpjekjet për të marrë nën kontroll më shumë territor në Ukrainë.
Zgjedhjet lokale u mbajtën të dielën në 79 rajone ruse dhe katër provinca ukrainase, të aneksuara në mënyrë të paligjshme nga Moska. Zgjedhjet në rajonet e pushtuara u kritikuan ashpër nga Kievi dhe aleatët e tij perëndimorë. Zyrtarët rusë të zgjedhjeve thanë se forcat e Kievit u përpoqën t'i sabotonin ata.

Ndërkohë, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i cili javën e kaluar vizitoi Ukrainën, tha për emisionin “This Week” të kanalit ABC se ai nuk ka parë shenja se presidenti Vladimir Putin dëshiron të angazhohet në diplomaci serioze për t'i dhënë fund konfliktit. Rusia filloi sulmin në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar.
“Të gjithë duan që kjo luftë të përfundojë, por ajo duhet të përfundojë me kushte të drejta dhe të qëndrueshme, që pasqyrojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.”
Sekretari Blinken theksoi vuajtjet që po përjetojnë civilët ukrainas si rezultat i sulmeve ruse. Ai u pyet nëse Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë raketa me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë, të cilat mund të arrijnë objektiva në thellësi të territorit rus.
“Nuk bëhet fjalë vetëm për sistemet e armëve, por edhe për trajnimin e ukrainasve për përdorimin e tyre, mirëmbajtjen dhe përdorimin në mënyrë efektive si pjesë e strategjisë së tyre. Ne çdo ditë po punojmë në këtë drejtim. Çështja e afateve është vendim i tyre, jo i yni”, thotë ai.
Javën e kaluar zëdhënësi i Presidencës ruse, Dmitry Peskov minimizoi rëndësinë e mbështetjes së Shteteve të Bashkuara për Kievin.
“Shtetet e Bashkuara synojnë të mbështesin Ukrainën për aq kohë sa të jetë e nevojshme dhe ta mbajnë atë, në fakt, në gjendje lufte deri në vdekjen e ukrainasit të fundit, duke mos kursyer asgjë për këtë. Kështu e perceptojmë ne. Ne e dimë këtë. Kjo nuk do të ndikojë në ecurinë e ‘operacionit special ushtarak’”, tha ai.
Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov e vlerësoi si “një sukses absolut” takimin e fundit të grupit të 20 ekonomive më të zhvilluara të botës në Nju Deli.
Deklarata e takimit nuk dënoi në mënyrë direkte sulmin rus ndaj Ukrainës, por Sekretari i Shtetit, Antony Blinken tha për kanalin ABC se mbështetja për Kievin ishte pjesë e deklaratës.
“Vendet po i ndjejnë pasojat dhe duan që agresioni rus të ndalet, dhe mendoj se deklarata pasqyron mbështetjen e fortë që pothuajse çdo vend i G20-ës ka për Ukrainën”.
Sekretari Blinken theksoi gjithashtu se bllokada e Rusisë ndaj eksporteve të grurit ukrainas po përkeqëson gjendjen e furnizimit me ushqime në mbarë botën. Moska përsëriti këtë fundjavë se kushtet e saj për t’u rikthyer tek marrëveshje për eksportin e grurit ukrainas përmes Detit të Zi nuk kanë ndryshuar./ VOA
Bashkimi Evropian ka paralajmëruar Rusinë se do të ketë “p...
Zëvendëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mircea Geoana, ...
Një histori e pazakontë është publikuar nga The Mirror. B...
Presidenti amerikan Joe Biden është shfaqur i rraskapitur ...
Ministria e Mbrojtjes në Taipei njoftoi se 26 avionë kinez...
Në samitin e Procesit të Bërdo-Brionit, të mbajtur në ...
Armenia dhe Shtetet e Bashkuara kanë nisur stërvitjet ...
Kremlini ka konfirmuar se udhëheqësi i Koresë së Veriut, K...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Greqia ësh...
Një raporti i ri i Europol-it ka ngritur alarmin mbi ekzis...
Një avion u rrëzua sot gjatë një shfaqjeje ajrore në Hunga...
Momente paniku kanë përjetuar banorët e Marokut për tërmet...
Prej ditësh Greqia ndodhet nën ujë për shkak të motit të k...
Të premten, në mbrëmje, pak pas orës 23:00, Maroku u g...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka cilësuar si ...
Ekipet e kërkim-shpëtimit po luftojnë me kohën teksa gërmo...
Shtetet e Bashkuara dhe Vietnami kanë paralajmëruar të hën...
Pas tërmetit katastrofik në Marok, ky vend dëshiron fillim...
Numri i vdekjeve të konfirmuara nga përmbytjet e fundit në...
Sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001 janë një seri sulmesh ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...