web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zdroms, nuk të ndihmojmë dot!

2025-01-31 20:25:00, Politikë REDAKSIONALE

Zdroms, nuk të ndihmojmë dot!

Sot mbasdite në redaksinë e “CNA-së” ka ardhur një kallëzim, një njoftim nga Gjykata ku kryebashkiaku Erion Veliaj i vetëquajturi “zdroms”, ka paditur “CNA” dhe gazetarin Elvi Fundo për disa shkrime të bëra së fundmi në lidhje me vizitat e shpeshta në SHBA. Me kërkesat publike të bëra për t’i kërkuar SPAK të hetojë vizitat e tij, shpenzimet, pagesat dhe gjithçka tjetër ka ndodhur.

Zdroms, nuk të ndihmojmë dot!

Nuk po i përgjigjemi Erionit, ta dijë që do t’i shkojmë në gjykatë, siç i shkuam edhe Mirel Mërtirit njeriut të inceneratorëve, grupit të strukturuar kriminal të inceneratorëve, siç i ndënjëm përballë drejtorëve të dosjes “5D”, do t’i qëndrojmë edhe “zdromsit” në Gjykatë. Njësoj janë, një fytyrë kanë, nuk ndryshojnë shumë.

Nuk e ndihmojmë dot fytyrën e tij të vrenosur nga hetimet e SPAK, nuk e shpëtojmë dot as atë, askënd tjetër nga zullumet, bëmat dhe gjëmat që kanë bërë. Dokumentat i kanë në hetim, gjithçka e ka bërë me dorën e tij, i kemi thënë faleminderit edhe Ajolës që ekziston dhe “lalit” po i themi faleminderit që ekziston dhe ti që sillesh si Mirel Mërtiri i inceneratorëve.

Si pronari faktik i inceneratorit që nuk ekziston, i tillë është Erion Veliaj, nuk ka ndonjë ndryshim, ne nuk na shqetëson, do përballemi në gjykatë, ditë pas dite. Vetëm një problem kemi ne si redaksi, a do të vijë në gjykatë vetë dot Erioni apo do jenë thjesht avokatët e tij se ndoshta tjetërkund do të jetë Erioni dhe ne do t’i shkojmë në seancë t’i qëndrojmë përballë.

Koha e “zdromsave” ka mbaruar, koha e të vërtetës nuk ndalet. Erion Veliaj ka bërë shumë pak, vetëm një padi, shpresojmë të bëjë tjetër, dhe tjetër, dhe tjetër. Dhe, ne do t’i shkojmë me një tjetër dokument, me një tjetër fakt, dhe çdo ditë do të shkruajmë dhe do të kërkojmë hetimin e tij, ndëshkimin e tij sipas ligjit dhe një veting jo vetëm për Erionin si “zdroms”, por për çdo “zdroms” tjetër që mendon se me kallëzimin në gjykatë mund të na ndalë.

Nuk po e quajmë as shantazh dhe as presion, shqip nuk na e ndjen fare çfarë bën Erion Veliaj, ne do të vazhdojmë betejën tonë përballë dosjes “5D”, përballë inceneratorëve. Nuk kemi kohë të merremi me fustanet e Ajolës, as me paratë e gjetura në kasafortat e saj, as me milionat e eurove që ndajnë media për t’i blerë e për t’i përdorur për fushatë, por do të jemi me publikun me të vërtetën, përballë edhe kur ka padi, edhe kur s’ka padi.

Të fala Erion, por s’të ndihmojmë dot. Ndoshta nuk do të mundesh dot që të vish në gjykatë se tjetërkund do të jesh, çështje kohe është e gjitha.

Anyway, this first article is editorial, we will continue to write every day about everything we think is true, including your trips to the US and the rumors you spread in Tirana that you met with an ambassador or an envoy of the US President, or that you have closed the file and will not be punished, or that you have resolved your bargain with SPAK, or that you will resolve everything with Xhafa and the others, or that Edi Rama will not let you go because you are falling and the government is falling, and so on.

Good luck in life, because you've finished politics, you have great things to do with justice!

We cannot help you with your problems, Mirel Mërtiri of the Municipality of Tirana. /CNA







Lajmet e fundit nga