web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Erion Veliaj thirret sërish në SPAK

23 Dhjetor 2024, 17:27, Politikë CNA
Erion Veliaj thirret sërish në SPAK
Fotomontazh - Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është thërritur sërish në SPAK.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtuesi i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi.

Ky i fundit tha se Veliaj do të pyetet të enjten nga prokurorët e posaçëm.

“Informacionet paraprake janë se ditën e enjte Erion Veliaj është thërritur nga kolegët e tij për vjedhjet që ka zhvilluar në Bashkinë e Tiranës”, theksoi Këlliçi nga protesta.

Ndërkohë, këtë të hënë është marrë në pyetje nga prokurorët e SPAK-ut Ajola Xoxa, bashkëshortja e Erion Veliajt./ CNA





Lajmet e fundit nga