Nuk garantuan zhvillimin e protestës te Bashkia e Tiranës/ PD kallëzon në SPAK Hoxhën dhe Prodën
Adriana Kalaja ka njoftuar se do depozitojë ditën e ne...

Ish-kryeministri dhe njëherazi Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka zhvilluar një takim me degën 9 në Tiranë.
I shoqëruar edhe nga demokratët e tj, Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh optimist për në betejën e nisur kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama.
Berisha theksoi se PD-ja është partia e e të pamundurave të mëdha që i bën të mundura.
"Mirëmbrëma, dhe një përshëndetje të përzemërt për secilin prej jush, anëtare dhe anëtarë të PD të degës 9. Një përshëndetje të përzemërt për të gjithë anëtarët dhe anëtaret e PD të Tiranës, simpatizantët, mbështetëset dhe mbështetësit tanë.
Mirëmbrëma dhe përshëndetje, të nderuar drejtues të degës 9 të PD të Tiranës, znj. Eda, deputetë, Dhurata, Belind, Akil, Floriana, Elda, Ilir, Klevis. Një përshëndetje për të gjithë ju, por dhe një kënaqësi e veçantë, sepse unë rrethohem në këtë takim nga njerëzit e së pamundurës. Njeërzit që bëjnë të pamundurën të mundur.
Takohemi së bashku si anëtarë të një force politike, e cila po të kishte një emër të dytë do të quhej: partia e të pamundurave të mëdha që i bën të mundura.
Ndër të tjera, Sali Berisha rikujtoi kohën e komunizmit, anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, liberalizimin e vizave edhe dyfishimin e rritjes së rrogave gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike, ku tha se këto dikur ishin një iluzion.
“Dhe unë ju them ju se, kjo parti në tërësi e tillë ka qenë, por në të pamundurat e tri viteve të fundit ajo dëshmoi mrekulli të vërteta. Mos harroni se, 1992 ne shembëm me votë diktaturën më të egër. Mos harroni se, pas rebelimit të 1997, ata që erdhën në pushtet me armë, i përzumë me votën e lirë të qytetarëve. Mos harroni se, që ato në pamje të panumërta. Të shumtë, të panumërt ishin ata që, kur dëgjuan për Rrugën e Kombit shpreheshin se kurrë nuk mund të ndërtohet.
Të tjerë, jo pak ishin ata që mendonin se është një iluzion i vërtetë anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, se vizat nuk do të liberalizoheshin, se rrogat nuk do të dyfishoheshin gjatë qeverisjes sonë. Por të gjitha këto, ju jeni dëshmitarë u bënë realitet.
Pas tyre PD erdhi përsëri para një alternative më të rëndën, më të vështirë në jetën e saj. ‘To be, or not to be’, të jetë, apo të mos jetë, në kuptimin: të jetë parti e misionit të saj, e rivendosjes së demorkacisë në Shqipëri apo të mbetet një parti vasale, fasadë e pluralizmit politik.
Këto 3 vite, në një betejë të pashoqe, të pashembullt, kjo parti tregoi një vitalitet të jashtëzakonshëm. Dhe u them unë ju se, ky vitalitet buroi para së gjithash nga shpirti juaj i pamposhtur. Buroi nga kauza e drejtë që ju nuk e lëshuat kurrë.”
Nga ana tjetër, Berisha u shpreh se protestat e zhvillua para bashkisë së Tiranës e kanë strukur Erion Veliajn si mi në selinë e partisë së tij.
Sipas Berishës, Veliaj fshihet nga turpi se mos e kapin gazetarët apo qytetarët, sepse është shndërruar në një dordolec.
“Ndaluni për një moment, po marr vetëm një aspekt. Kur ju e nisët betejën kundër Erion Veliajt, me ato protestat të përjavshme, ku ishte dhe ku është sot Erion Veliaj, që futet si mi në selinë e partisë së tij nga turpi se mos po e kapin gazetarët, a mos po e kapin qytetarët.
Ja pra, ku e katandisët. Ai i grabiti zgjedhjet, por ju e keni shndërruar atë në një dordolec, e keni shndërruar atë në një pseudokryetar, e keni shndërruar atë në një njeri të diskredituar mbarë shqiptarëve . Vërtet ai vodhi votat, vërtet grabiti votat, por Belind Këlliçi dhe ju së bashku e bëtë atë që të flasë me vete, e bëtë atë që të turpërohet me çdo qytetar, e bëtë atë që të turpërohet edhe çdo socialist.
A mund ta imagjinonit ju këtë? Jo!
Me gjithë mbrojtjen që i bënë Skapi i partisë, por nga ju nuk e mbrojti dot kurrë dhe s’e mbron dot kurrë. Faktikisht, e keni shndërruar në një kufomë politike të pakallur. Keni merita të jashtëzakonshme!”/CNA
Adriana Kalaja ka njoftuar se do depozitojë ditën e ne...
Partia Demokratike me në krye, Sali Berishën ka zhvill...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në rrjetin "X" pas de...
Pas vendimit të qeverisë për mbylljen e “TikTok” ka re...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar pas vendimit të...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka qenë pjesë e aktivitetit "N...
Këshilltarja e PD në Këshillin Bashkiak të Shkodrës, Izmir...
Kryetarja e Komisionit të Medias, Ina Zhupa, ka reagua...
Ditën e nesërme, në orën 17:00, opozita do të zhvillojë pr...
Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme ndodhet në Himarë ku ...
Partia Demokratike denoncon me dokumente ministrin me ...
Lulzim Basha, një kryetar pa parti që as në festat e fundv...
I ftuar në podkastin “Inside Albania” me Alice Taylor,...
Vendimi për mbylljen e rrjetit social “TikTok” erdhi s...
Zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 e gjejnë vendi...
Opozita do të protestojë të hënën më 23 dhjetor, duke ...
Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli denon...
Kryeministri Edi Rama zbuloi masat e marra në kuadër t...
Së shpejti do të ndërtohet institucioni i fëmijëve në ...
Kryeministri Edi Rama iu kundërpërgjigj këtë të shtunë...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...