web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bardhi, “dhëmbë për dhëmbë” me Ramën/ “Po djeg me vetëdije komisionin e Reformës Zgjedhore”

2024-01-10 17:35:00, Politikë CNA
Bardhi, “dhëmbë për dhëmbë” me Ramën/
Gazment Bardhi

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama në lidhje me deklaratat për reformën zgjedhore.

Sipas Bardhit, Rama nuk ka në interes të bëjë asnjë reformë që i shërben qytetarëve.

Bardhi nënvizon se pohimi në publik i Ramës, i cili ythotë se po djeg komisionin e reformës zgjedhore, tregon mendësinë e rrezikshme dhe antidemokratike që ka kryeministri për të mbajtur pushtetin me mjete antidemokratike.

“Edi Rama nuk ka interes të bëjë asnjë reformë që i shërben qytetarëve shqiptareve. Pohimi në publik se po djeg me vetëdije Komisionin e Reformës Zgjedhore që të mos u japë shqiptarëve një reformë konsensuale dhe gjithëpërfshirëse që garanton standardet minimale për zgjedhje të lira dhe të ndershme, tregon edhe njëherë mendësinë e rrezikshme antidemokratike që ka Kryeministri i Shqipërisë për të mbajtur pushtetin me mjete antidemokratike”, tha Bardhi.

Më tej ai sqaron se deklaratat e Ramës provojnë se sa e drejtë është beteja e opozitës në Kuvend.

“Deklaratat e sotme të Edi Ramës provojnë edhe njëherë sesa e drejtë është beteja e opozitës në Kuvend. Shqipëria ka nevojë për një Reformë Zgjedhore reale, konsensuale dhe gjithëpërfshirëse që adreson të gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe që krijon kushtet e barabarta të garës reale për çdo palë politike në zgjedhje”, përfundon Bardhi reagimin e tij./ CNA





Lajmet e fundit nga