web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dita e dytë e mbledhjes/ Diskutimet për zgjedhje të parakohshme dhe situata në PS

2024-01-10 09:49:00, Politikë CNA
Dita e dytë e mbledhjes/ Diskutimet për zgjedhje të parakohshme
Kabineti qeveritar

Në Shëngjin sot pritet të zhvillohet mbledhja e dytë informale e qeverisë. Kryeministri Edi Rama pritet të vijojnë diskutimet me kabinetin qeveritar. 

Pas analizës së punës, dita e sotme do u dedikohet konkluzioneve të këtij takimi dyditor me mbi 70 funksionarë, si edhe objektivave të vitit 2024 dhe ndarjes së detyrave për të gjithë të pranishmit. 

Në mbledhjen e djeshme, CNA mësoi se mes ministriave dhe Ramës u diskutua edhe çështja e zgjedhjeve të parakohshme.

Gjatë analizës vjetore të punës së qeverisë dhe PS-së, u fol edhe për riorganizimin e partisë dhe sfidat në komisione dhe parlament. 

Po kështu në mbledhje ka pasur diskutime për nismat që kërkojnë shumicë të cilësuar.

Axhenda

DITA 2

08:00 – 09:00  Mëngjesi

09:00 – 11:00  Prezantimi i konkluzioneve të debatit në blloqe dhe detyrave me të gjithë të pranishmit

12:00  Mbledhje e mbyllur e kabinetit qeveritar

*Dreka fastfood në tavolinën e punës. /CNA





Lajmet e fundit nga