web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Hekurudha Durrës-Prishtinë/ Së shpejti hapet gara për projektin

2024-01-08 12:38:00, Politikë CNA
Hekurudha Durrës-Prishtinë/ Së shpejti hapet gara për
Foto ilustruese

Ministrja e Infrasktrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë analizës vjetore të ministrisë që ajo drejton përmendi edhe projektin e hekurudhës Durrës-Prishtinë. 

Ajo tha se shpejt do të hapet konkursi për ndërtimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë.

Sipas Ballukut, projekti hekurudhor që do të lidhë Durrësin me Prishtinën, si transport alternativ, do të mbështetet nga të dyja qeveritë. 

“Përsa i përket transportit hekurodhor, ai që do të lidhë Portin e Durrësit me atë të Prishtinës quhet një projekt kombëtar, pasi do të lidhë shqiptarët. Me përfundimin e studimit të fizibilitetit do të jemi të gatshëm për të hapur garën për të nisur më pas edhe këtë ëndërr të madhe të shumëpritur", tha ajo./CNA 

 





20:02 POLITICS

Basha

Lulzim Basha, kreu i PD-së së vulës i ka lëshuar zëdhë...

Lajmet e fundit nga