web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike/ Berisha në ‘arrest shtëpie’

2024-01-06 13:24:00, Politikë CNA
Zhvillohet mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike/ Berisha
Foto nga mbledhja e Kryesisë

Këtë të shtunë është zhvilluar mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike. Ne mbledhje mungon kryetari I PD-së Sali Berisha I cili ndodhet në ‘arrest shtëpie’.

Flamur Noka tha se Rama e dinte se arrestimi i Berishës pa motiv ligjor është arrestimi  i opozitës sepse sot Sali Berisha është opozita.

“E thërrasim këtë  mbledhje me porosi të kryetarit të PD-së, Sali Berisha. Kjo është mbledhja e parë me kryetarin e PD-së të dënuar politik. Rama e dinte se arrestimi i Berishës pa motiv ligjor është arrestimi  i opozitës sepse sot Sali Berisha është opozita. Me këtë akt politik Edi Rama dhe regjimi i hapi luftë, PD-së dhe opozitës. Sot Sali Berisha është I burgosur politik.”, tha Flamur Noka në hyrje të mbledhjes./. CNA

 





Lajmet e fundit nga