Argita Malltezi, president of DP?/ Kelliçi: I accept it if it receives the support of the majority
The former candidate for mayor in the Municipality of ...

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka publikuar sot fakte të reja në lidhje me aferën e inceneratorit e Tiranës.
Këlliçi denoncon se në muajin prill të 2020, nëpërmjet kompanisë "INTEGRATED ENERGY BV SPV" dhe Erion Veliaj është lidhur një kontratë hua përdorje për 12 mjete. Sipas kontratës, 12 mjetet do të përdoreshin nga Policia Bashkiake pas situatës së vështirë të krijuar me pandeminë Covid-19.
Këlliçi nënvizon se këto mjete janë ende në përdorim të Policisë Bashkiake dhe i kushtojnë kompanisë 80 mijë euro në vit. Ish-deputeti paralajmëron më tej se do të bëjnë padi në SPAK ndaj Erion Veliajt për këtë aferë korruptive.
"Pyetja që i drejtojmë sot SPAK-ut, e nesër do ia përcjellim zyrtarisht është: Me kë komunikoi Klodian Zoto në Bashkinë Tiranë? Me “lalin” si në rastin e çerdhes 1 milionë dollarë që ia bëri dhuratë për zgjedhjet e 2019, apo me Veliajn i cili firmosi angazhimin financiar të Bashkisë Tiranë, pa pyetur as Këshillin Bashkiak dhe as shokët e qarkut, në vitin 2017, duke e futur Bashkinë Tiranë në një angazhim financiar qindra miliona eurosh për 30 vite me rradhë?", shprehet Këlliçi.
Deklarata e plotë:
Sot po ju paraqesim dokumenta dhe fakte të reja, të cilat vërtetojnë katërcipërisht se si Inceneratori fantazmë i Tiranës, vihet në dispozicion të pronarit real të saj, Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.
Në datën 15.04.2020 me nr.12619 prot., nëpërmjetkompanisë INTEGRATED ENERGY BV SPV dhe kryebashkiakut ERION VELIAJ, lidhet një kontratë hua-përdorje për 12 mjete të cilat do të përdoren nga Policia Bashkiake pas situatës së vështirë të krijuar me pandeminë Covid-19.
Në kontratë palët shprehen se këto mjete janë në pronësi të kompanisë INTEGRATED ENERGY BV SPV sipas të dhënave të lejeve të qarkullimit të tyre sipas Aneksit numër 1 bashkëlidhur kësaj kontrate.
Kjo kontratë është amenduar në datën 15.10.2020 dhe 15.10.2021 e në vijim.
Ende sot këto mjete janë në përdorim të Policisë Bashkiake.
Këto mjete i kushtojnë Integrated Energy BV SPV 80.000 euro çdo vit. Pra deri më sot, për dhunimin sistematik të shitësve ambulantë, për gjobvënien e përditshme ndaj qytetarëve të Tiranës, që kanë frikë të kthejnë kokën nga një anë, pasi të vjen gjoba nga Policia Bashkiake e Erion Veliajt, janë paguar mbi 300.000 euro, para të cilat buxheti i shtetit i jep për investimin dhe ndërtimin e Inceneratorit, që ende sot nuk ekziston.
Ndërkohë në e-mailin që mban datën 6 prill, 2020, ora 22.41 minuta, Mirela Veli, Drejtoreshë në Bashkinë Tiranë, i drejtohet Administratores në letra të Inceneratorit të Tiranës, duke i nisur draft kontratën që ju treguam pak më parë.
Ditën e nesërme, më datë 7 prill, 2020, ora 11.48, ky e-mail i përcillet Klodian Zotos, ku i kërkohet informacion nëse duhet të bëhet ndonjë koment, pasi nuk Administratori nuk e dinte për çfarë Klodian Zoto kishte rënë dakord kur kishte bërë biseda me Bashkinë Tiranë në lidhje me këtë çështje.
Pyetja që i drejtojmë sot SPAK-ut, e nesër do ia përcjellim zyrtarisht është: Me kë komunikoi Klodian Zoto në Bashkinë Tiranë? Me “lalin” si në rastin e çerdhes 1 milionë dollarë që ia bëri dhuratë për zgjedhjet e 2019, apo me Veliajn i cili firmosi angazhimin financiar të Bashkisë Tiranë, pa pyetur as Këshillin Bashkiak dhe as shokët e qarkut, në vitin 2017, duke e futur Bashkinë Tiranë në një angazhim financiar qindra miliona eurosh për 30 vite me rradhë?
Për këto fakte të reja dhe të tjera që do të nxjerrim lidhur me këtë çështje në ditët në vijim, pasi ku ka Veliaj firmë, ka dhe një drejtor që i përfiton këto para, do t’i drejtohemi sërish SPAK, por këtë herë me një kallëzim penal të drejtpërdrejtë për Erion Veliajn.
Nëse Rama dhe Veliaj mendojnë se me burgosjen e Kryetarit të Opozitës, do të shuajnë zërin e saj, unë jam sot përpara jush për t’i kujtuar dhe njëherë ata, se zëri ynë është i fortë, Partia Demokratike është në këmbë dhe çdo ditë e më shumë ne do të vijojmë betejën tonë pa kthim, për largimin një orë e më parë të kësaj dyshe që ka shënuar rekorde botërore korrupsioni dhe kriminale./CNA
The former candidate for mayor in the Municipality of ...
Former prime minister Sali Berisha's lawyer, Genc Gjok...
Avokati Genc Gjokutaj ka folur mbrëmjen e kësaj të enj...
The head of the Agrarian Environmentalist Party, Agron...
A report has been made public by the American Congress, wh...
With their eyes from the window of former Prime ...
Former Prime Minister Sali Berisha, who is under 'house ar...
Former Prime Minister Sali Berisha also gave a speech ...
Citizens have again gathered in protest in front of th...
The member of the Presidency of the Democratic Party, ...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla u shpreh gjatë ana...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla u shpreh gjatë ana...
The Minister of the Interior, Taulant Balla, during th...
Deputy Luan Baçi warned Prime Minister Edi Rama, as he...
Returning to Parliament, the socialists are expecte...
The Greek newspaper "Kathimerini" has revealed one of ...
Former Prime Minister Sali Berisha has thrown other ac...
Many citizens have come out to the protest organized in su...
Former Prime Minister Sali Berisha went out on the balcony...
A 39-year-old citizen has been arrested in Lezha, after se...
CNA has launched another investigation that could lead to ...
Irfan Hysenbelliu is a businessman that we call "Irfan the...
In March 2026, CNA launched another investigation centered...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A conflict for weak motives was recorded today in the vill...
An accident involving three vehicles occurred a few minute...
55-year-old Belere Plaka, who was injured today with a sho...
Police Announcement: Following preliminary information...
By noon, cloudiness is expected to prevail in almost all o...
Children without parental care, for whom alternative famil...
On Thursday, our country will be under the influence of st...
A serious accident that occurred this Wednesday with the c...
Peru and Venezuela will restore diplomatic relations, the ...
United States President Donald Trump has left open the pos...
Israeli Prime Minister Benjamin Netanyahu will travel to t...
A bipartisan group of US lawmakers is calling for a Europe...
In my research at the Central State Archives, specifically...
At a time when industrial products are increasingly taking...
Trust among people is not just a three-syllable word. It c...
Master of humor Todi Llupi has passed away at the age of 7...
War, weather and supply disruptions could send gas prices ...
The number of active enterprises in Albania continued to g...
In Albania, the bar-cafe has long become an almost unique ...
This Friday, one US dollar is bought for 81.7 lek and sold...