web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Balla publikon shifrat: Kemi goditur 71 grupe kriminale, sekuestruar 85 kilogramë kokainë dhe heroinë

2024-01-04 12:20:00, Politikë CNA
Balla publikon shifrat: Kemi goditur 71 grupe kriminale, sekuestruar 85
Taulant Balla

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla u shpreh gjatë analizës vjetore të Ministrisë së Brendshme se janë goditur me dhjetëra grupe kriminale si dhe janë arrestuar me dhjetëra persona. 

Balla u shpreh se janë goditur 71 grupe kriminale si dhe janë sekuestruar 4 ton kanabis, 62 kliogramë heroinë dhe 23 kligramë kokainë. 

"Janë zbuluar 488 vjedhje. Përsa i përket indesktit europian mbi kriminalitetin dua tw ndaj me ju lajmin e mirw se Shqipëria po na garanton shkolla edhe komunitete me tw sigurta. Janë goditur nga "Tempulli" 24 grupe kriminale. Do ta forçojmë me ligj paketën e sigurisë në shkolla. Kemi bllokuar me ligj shitjen e shpërndarjen e tallumbaceve me azot. Operacioni kombëtar "Sundimi i Ligjit", janë goditur 19 grupe kriminale, dhe janë çuar para drejtësisë 357 shtetas. Gjatë 2023 janë sekuestruar 797 armë, 8 mina me telekomandë, 300 kilogramë lëndë plasëse. Kemi goditur 28 grupe kriminale për kultivim të lëndëve narkotike, 273 shtetas të ndaluar. Në total janë sekuestruar 4 ton kanabis, 62 kliogramë heroinë dhe 23 kligramë kokainë. 5 grupe kriminale në fushën e krimeve ekonimike, në fushën e krimeve kompjuterike janë goditur 2 grupe kriminale ", u shpreh Balla./CNA 





Lajmet e fundit nga