web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Paralajmërimi për aferën e inceneratorit të Tiranës/ Një nga 5 drejtorët e Veliajt, kurbani i radhës

2024-01-04 12:53:00, Politikë CNA

Paralajmërimi për aferën e inceneratorit të Tiranës/

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi paralajmëroi në një konferencë për mediat se një nga 5 drejtorët e Veliajt në Bashkinë e Tiranës, do të bëhet kurbani i radhës i Veliajt për aferën me inceneratorin e Tiranës. 

Këlliçi theksoi se Rama dhe Veliaj janë të përfshirë drejtpërdrejt në aferën për inceneratorin e Tiranës. 

 

"Ftoj sot 5 drejtorë të tjerë të Bashkisë Tiranë për të hedhur një short mes tyre dhe për ta ndarë ata vetë se kush do të jetë kurbani i radhës për shefin e tyre brenda pak ditësh apo pak javësh nga shtetasi Mariglen Qato, Redi Molla, Elvin Tivari, Herjon Rapaj dhe Ermal Kapllani. Nga ana tjetër ju në këtë sallë keni parë sesi për 3 javë me radhë për çdo ditë kryetari Sali Berisha dhe unë kemi treguar me fakte përfshirjen e drejtëpërdrejt të Ramës dhe Veliajt në aferën e inceneratorëve. Është për një punë skandaloze nga prokurorët, Arben Kraja dhe Dritan Prençi", u shpreh Këlliçi./CNA 





Lajmet e fundit nga