web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sondazhi/ A mendoni se mund të kemi zgjedhje të parakohshme?

2024-01-09 19:15:00, Politikë CNA
Sondazhi/ A mendoni se mund të kemi zgjedhje të parakohshme?
Foto ilustruese

Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme mblodhi kabinetin e tij në Shëngjin, ku pati shumë diskutime dhe analiza mbi punën e qeverisë.

CNA përmes burimeve mësoi se gjatë kësaj është rikthyer sërish në fokus të diskutimeve çështja e zgjedhjeve të parakohshme.

Duke marrë shkas nga këto zhvillime të fundit, CNA kërkon të dijë mendimin e qytetarëve mbi pyetjen “A mendoni se mund të kemi zgjedhje të parakohshme?

Për këtë është krijuar një sondazh, ku qytetarët lirisht mund të zgjedhin mes 4 alternativave: “Po, Jo, Ndoshta, Nuk e Di”.

Votoni në linkun e mëposhtëm.

Poll

Gjatë mbledhjes në Shëngjin është folur dhe për riorganizimin e partisë dhe sfidat në komisione dhe parlament.

Kryeministri Edi Rama ka dhënë porositë e tij, ku ka kërkuar përmirësimin e punës së komisioneve parlamentare si dhe forcimin e mëtejshëm të partisë.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Blendi Çuçi ka bërë një bilnac të të gjithë seancave të shkuara parlamentare duke evidentuar sa mocione me debat ka patur, sa projektligje janë diskutuara e miratuar, sa deputetë kanë qenë të pranishëm në seanca plenare apo mbledhje të grupit e të tjera.

Në mbledhje një tjetër pikë kyçe diskutimi ka qenë edhe mënyra se si do të vijojnë zhvillimi i seancave parlamentare, pasi gjatë vitit 2023 për javë me radhë, opozita ka bllokuar Kuvendin, teksa kërkon që të mos shkelen të drejtat dhe të pranohen kërkesat e tyre për ngritjen e Komisioneve Hetimore.

Po ashtu në fokus të diskutimeve ishin dhe projektligje të tjera që kanë mbetur pa u votuar në Kuvend.

Pritet që mbledhja të vijojë edhe ditën e nesërme./ CNA

 





Lajmet e fundit nga