web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gazment Bardhi mesazh Lulzim Bashës

2024-01-09 13:45:00, Politikë CNA

Gazment Bardhi mesazh Lulzim Bashës

Deputeti Gazment Bardhi deklaron se opozita ka nevojë për bashkim, koalicion të gjerë politik dhe të vijojnë me një aksion të përbashkët kundër qeverisë Rama. 

Bardhi theksoi edhe Lulzim Basha apo mbështetësit e tij  nëse e çmojnë veten në opozitë, kanë detyrimin të jenë së bashku me ne kur ne bëjmë betejë për komisione, reformën zgjedhore apo veprime të tjera të opozitës. 

“Opozita ka nevojë për një koalicion të gjerë politik opozitar që të ketë brenda çdo faktor opozitar dhe gjithë aksioni i opozitës të jetë i koordinuar nga një trupë ku përfaqësohen të gjitha partitë politike opozitare. Edhe në këtë drejtim është duke u punuar. Zoti Basha dhe cilido prej kolegëve nëse e çmojnë veten në opozitë, kanë detyrimin të jenë së bashku me ne kur ne bëjmë betejë për komisione, reformën zgjedhore, apo kur bëjëm betejë që bashkarisht kemi propozuar në Kuvend. Mungesa e tyre kur ne jemi në aksion për të drejta kushtetuese të opozitës, apo propozimi i një ligji që do ta kishte zili edhe Edi Rama (dënimi i shpifjes) në vend që të jetë krah deputetëve të opozitës kur ne denoncojmë, propozon ligj që deputetët e opozitës të dënohen me dy vite. Uroj që në 2024 t’i përgjigjet atij mandati opozitar që ka marrë si përfaqësues i popullit opozitar”, thekson Bardhi në një intervistë televizive.

Ai tregon detaje për tej edhe nga aksioni opozitar, ku nënvizon se nuk ka për të patur normalitet në Kuvend. 

“Nuk ka për të patur normalitet të punës në Kuvend. Sepse normaliteti nënkupton që maxhoranca të kryejë detyrën e saj pa penguar opozitën të kryejë përgjegjësitë e veta kushtetuese. Nuk besoj që mungesa e Berishës do ta pengojë, por mungesa e Berishës dhe çdo deputeti të opozitës në aksion ka rëndësinë e vet. Do ta vlerësojmë në mbledhjen e grupit parlamentar nëse sjellja jonë do të jetë e njëjtë, pra për të pamundësuar seancat normale, apo a do të kalohet në hapa të tjerë përshkallëzues të aksionit të opozitës”, pohon ai./CNA





Lajmet e fundit nga