web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Blendi Gonxhja me ministri/ Boçi: Skemë koruptive e Ramës me shërbëtorët e tij

2024-01-09 12:28:00, Politikë CNA
Blendi Gonxhja me ministri/ Boçi: Skemë koruptive e Ramës me
Luçjano Boçi

Nën-kryetari i Partisë Demokratike, Luçjano Boçi komentoi në një deklaratë për mediat nga selia blu krijimin e një ministrie të re nga Edi Rama, në të cilën vuri në krye Blendi Gonxhen. 

"Rama bën miksime "Ekonomi-Kulturë-Inovacion", me synime korruptive për t'u dhënë "superministritë" njerëzve të tij më të afërt dhe shërbëtorëve të tij", u shpreh Boçi. 

Kryeministri Edi Rama shpërblyer këtë fillimviti, Blendi Gonxhjen, drejtorin e Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor.  

Rama ka krijuar një ministri të re, atë të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, dhe drejtimin e saj ia ka besuar Gonxhjës. 

Dihet miqësia e ngushtë mes Edi Ramës dhe Blendi Gonxhjës. Para se t'i jepte pozicionin e rëndësishëm, atë të drejtorit të Transportit, Gonxhja ka qenë nënkryetar i Bashkisë Tiranë në vitin 2000, ku Rama drejtonte këtë bashki. Gjithmonë është njohur si një nga besnikët e kreut të qeverisë. 

Për aludimet se midis tyre mund të ketë pasur debate, ka qenë Blendi Gonxhe, ai që ka shuar zërat dhe ka thënë që nuk ka pasur konflikte asnjëherë me kreun e qeverisë. /CNA





Lajmet e fundit nga